who’s who – Irma Kurti
who’s who – Irma Kurti
Përgatiti: Valbona Nathanaili
Lindur më 20 mars 1966 në Tiranë. Përfundon studimet në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega anglisht në vitin 1988 dhe diplomohet mësuese anglishte për shkollë të mesme. Ka punuar si mësuese e gjuhës angleze dhe më vonë gazetare në disa organe shtypi, gazeta “Mësuesi”, “Dita Informacion” etj. Në shtator 1997 ndjek në Universitetin e Athinës, Greqi, kursin 1 vjeçar për mësimin e gjuhës dhe kulturës greke. Ka kryer kurse të ndryshme specializimi e trajnimi për gazetari në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, SHBA, Francë, Itali, Zvicër etj. Aktualisht jeton në Bergamo, Itali.
Poezitë e saj janë përfshirë në antologjitë: “Il Federiciano” publikim i Shtëpisë Botuese Aletti Editore 2010, Antologjinë e Konkursit “Diffusione Autori” 2011 të “GDS Edizioni”. Ka botuar 15 libra në gjuhën shqipe dhe 9 në gjuhën italiane. Librat e saj janë përkthyer në disa gjuhë të botës: në anglisht, frëngjisht, spanjisht dhe gjermanisht.
Irma Kurti ka nisur të lëvrojë e të botojë poezi që në moshë të hershme. Krijimtaria e saj përfshin edhe shumë tekste këngësh – në publikun e gjerë njihet si krijuese e suksesshme e teksteve të këngëve të lehta në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare në RTSH e në koncerte pranvere.
Disa tekste këngësh, me autor Irma Kurti dhe interpretuar nga:
- Ermira Babaliu: “Urimi yt”, “Letër malli”, “Mbrëmja që mban dashurinë tonë”, “Pranë të kaltrit det”, “E njëjta ëndërr”
- Manjola Nallbani: “Shikomë në sy”
- Anita Bitri dhe Federik Ndoci: “Të jem për ty Number 1”
- Ingrit Jushi: “Befas zgjohem”
- Saimir Braho: “Ajër”.
Çmime
4 qershor 2017 Fiton çmimin “Poezia më e mirë kushtuar Nënës” si dhe vendin e shtatë në seksionin e poezisë për të rritur, në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Centro Giovani e Poesia” në Truggio (Monza e Brianza).
- “Poetja e vitit 2015” nga Qendra P.E.N e Shqipërisë.
- Në vitin 2013 fiton çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër.
- Çmimi i parë ne seksionin e prozës në Konkursin Ndërkombëtar “Lago Gerundo- Europa e Cultura” edicioni i 9-të, në Paullo, Milano për librin “Midis dy brigjeve”.
- Në vitin 2011 fiton çmim nderi në Konkursin Ndërkombëtar “Terre di Liguria 2011”(Tokat e Ligurias) në La Spezia për librin “Midis dy brigjeve”
- Në vitin 2011 fiton çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës “Napoli Cultural Classic”, në Napoli, Itali, në kategorinë e autorëve te huaj.
- Në vitin 2011 fiton çmimin e kritikës në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë e Prozës 2011 “Integrimi kulturor për një botë më të mirë” në Milano me përmbledhjen poetike “Të zgjosh një dashuri të shuar”.
- Në vitin 2010 fiton çmimin e tretë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës “Napoli Cultural Classic”, në Napoli, Itali, me poezinë “Pak durim”.
- Më 1989 fitoi çmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Radio-Tirana me rastin e 45- Vjetorit të Çlirimit të Atdheut.
- Në vitin 1980 është nderuar me çmimin e parë në konkursin kombëtar me rastin e 35-vjetorit të revistës “Pionieri”.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!