Vajza dhe dinozauri
Vajza dhe dinozauri Autor: Hollie Hughes
Ilustrimet: Sarah Massini / Shqip: Valbona Nathanaili / Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt” – Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci (Seria e librave për fëmijë) / Redaktorë: Zimo Krutaj dhe Iva Nathanaili / ISBN: 978-9928-4543-2-4 / Çmimi 1300 lekë / F. 32 / 274 X 245 mm / Lidhje e fortë / Elbasan: nëntor 2019.
Përmbledhje
Në një qytet të vogël buzë detit, banorët shohin shpesh një vajzë të vogël – Mariana emrin ia thonë – të marrë rrugën drejt bregut. Por jo për të luajtur me bashkëmoshatarët e saj! Mariana gërmon rërën e artë! Mariana është në kërkim të një miku të veçantë, të një dinozauri, të cilin beson se do ta ndërtojë nga kockat që gjen gjatë gërmimit, në bregun e detit.
Një natë, ndërsa shtrihet për të fjetur, shpreh një dëshirë nga thellësia e zemrës, që dinozauri të bëhet prej vërteti!…
Dhe ndonjëherë, kur dëshirat thuhen nga thellësia e zemrës, ndodh të realizohen… Gjithçka është e mundur dhe asgjë nuk është si duket!
Pjesë nga libri

Autor Elize Haxhimusai
Tak-tak u dëgjua në dritare,
Mariana u zgjua! – Oh, ç’gëzim! Mrekullia? – Për pak!
Dëshira ishte realizuar!
Kujtime të paharruara do të krijonte me mikun e saj bredharak.
Qafa e gjatë e mikut të saj
Vajzës iu zgjat për të rrëshqitur poshtë,
Magjia e madhe sapo kishte nisur
Në një qytet që fle me yje mbi kokë.
Të lumtur miqtë nisen drejt bregut
Peshqit u bashkohen – varkat e peshkatarëve bëjnë mënjanë…
Një liri si kjo asnjëherë shijuar
Dhe një gëzim si kurrë më parë!
Më pas, në krahët e aventurave,
Lart, degët e pemëve bëjnë freski,
Ata enden përmes pyllit
Si gjethet në flladin e një mëngjesi të ri.
Rreth autorëve
Marrë në konsideratë jehonën e librit The Snowman, edhe kjo vepër me ilustrime e autoreve besojmë se do të shndërrohet në një lexim klasik.
Hollie Hughes është autore e librave Princess Swashbuckle dhe The Famishing Vanishing Mahoosive Mammoth.
Sarah Massini ka ilustruar librat The Velveteen Rabbit dhe Kiss It Better.
Valbona Nathanaili është përkthyese e një numri të madh librash nga anglishtja.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!