Uesli Kila

Dy poezi nga Uesli Kila, “Shenjtorja Notredam” dhe “Jeta” me të cilat mori pjesë në konkursin me temë “Qyteti im, e ardhmja ime”, më 10 korrik 2020.

Konkursi u organizua nga Fondacioni “Henrietta Leavitt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Qemal Baholli”, Elbasan.

  • Shenjtorja Notredam

Mes flakëve të zjarrta

Plot frikë dhe shqetësim,

 Shenjtorët në gjunjë bien,

Përpara ndërtesës në paris.

S’shuhen flakët, s’shuhen lotët,

Por ka vetëm trishtim.

Petalet e trëndafilit

Midis dy kullave qëndrojnë

Veç frikë ngjallin

Veç mendime shtojnë

Detyrojnë poetët,

Poezi të shkruajnë

Dhe shkrimtarët, legjenda të ruajnë

Gjurmët e përjetshme të lodhjes

Po zhduken bashkë me flakët

Drejt qiellit të pafund.

O shenjtore Notredam

Përsa na le vallë?

Copëzat e arit që u dogjën ngadalë,

Në yje u shndërruan,

Në yje të mëdhenj!

  • Jeta

Të jetosh do të thotë,

të qash, të vuash,

të qeshësh, të shkruash.

Jeta është si një lojë,

luaje dhe në fund do të

triumfosh!

Buzëqeshi nënës dhe

thuaji “të dua”, e

më pas fillo të shkruash.

Jeta është si biçikletë,

fillon ta ngasësh e

bie shpejt.

Jeta në pëllëmbë të dorës,

mos e vrit se do pendohesh!

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.