Posts

SHBA dhe të tjerët / Kush trafikon qenie njerëzore “stop” hyrjes

Ambasadorja e SHBA, znj. Yuri Kim ka komentuar sot, në një konferencë të OSBE-së, urdhrin e ri të Presidentit të SHBA, Joe Biden, ku përfshihet Shqipëria dhe ish-Jugosllavia, për ndalimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të këtyre vendeve që janë përfshirë në korrupsion qeveritar apo ndikojnë në destabilizimin e e rajonit.

Sipas znj. Yuri Kim:

Biden e ka bërë të qartë, që korrupsioni dhe krimet destabilizuese përbëjnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipërisë për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më shumë! Urdhri i Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre në përparësi! Ne synojmë që përgjegjësit ose bashkëpunëtorët për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave! Dërgojini në burg trafikantët. Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë ajo nuk do iu hyjë më në punë, nëse trafikoni qenie njerëzore do të marrim veprime për pronën tuaj nëse ka lidhje me SHBA! Urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv. Presim bashkëpunimin me OSBE-në për të zbatuar përgjegjësitë tona së brendshmi dhe së jashtmi për qëllimin e përbashkët.

Shqipëria është në një pikë kthese, është anëtare e NATO-së, sapo keni fituar një vend në OKB dhe Shqipëria është në prag të hapjes formale të negociatave me BE-në. Ky është momenti për Shqipërinë që të tregojë udhëheqjeje për problematikën e trafikimit të qenieve njerëzore. Falë reformës në Drejtësi, ju e dini që keni profesionistët për të vendosur trafikantët pas hekurave, si dhe për të ndihmuar viktimat.

Le të punojmë së bashku për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore!