Posts

who’s who – Martin Camaj

Martin Camaj 21 korrik 1925 – 12 mars 1992

Martin Camaj u lind më 21 korrik 1925 në Temal të Mbishkodrës. Studimet i kryen në shkollën italaine të Jezuitëve, në Shkodër, “Collegium Xaverianum”. Mbas shkollimit punon si mësues në Malësi. Camaj merr pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë. Jeton në ilegalitet, deri sa më në fund arrin të arratiset Jugosllavinë fqinje.

Gjatë periudhës 1949 -1955 studion sllavistikë, romanistikë dhe albanologji në Beograd. Filloi punën për disertacionin, me një temë për Buzukun. Me ndihmën e ish-mësuesve italianë shpërngulet, më 1956, në Romë. Në vitin 1960 mbron disertacionin.

Nga viti 1961 punon si pedagog albanologjie në universitetin e Mynihut. Në të njëjtin universitet, themelon katedrën e albanologjisë. Përgjatë periudhës  1971-1990 është titullar i katedrës së albanologjisë.

Martin Camaj ka shkruar poezi, prozë dhe punime shkencore mbi shqipen dhe dialektologjinë shqiptare.

Dy vëllimet e para poetike i ka botuar në Beograd. Vepra letrare e Martin Camajt përfshin nëntë vëllime poetike, tre romane dhe një vëllim novelash. Poezia e Martin Camajt është përkthyer në italisht, anglisht dhe gjermanisht.

Martin Camaj ndërroi jetë në Mynih më 12 mars 1992