Posts

Vikingët dhe kolapsi i tyre në Europë

Kur dëgjojnë fjalën “vikingë”, disa të pasionuar pas filmave kanë parasysh Kirk Douglas, yllin e filmit epik “Vikingët”, veshur me këmishë prej lëkure, kapur me perçina, ndërsa i prin barbarët e tij me mjekër, nëpër udhëtime bastisjesh, përdhunimesh dhe vrasjesh. Luftëtarët vikingë marrin me luftë portat e një kështjelle, ndërsa banorët që nuk dyshojnë për asgjë, dendeshin duke pirë; më pas dëgjohen vetëm ulërima!

Ka shumë të vërteta brenda këtyre imazheve të përgjakura: vikingët e terrorizuan Evropën Mesjetare për disa shekuj me radhë. Në gjuhën e tyre (Old Norse), edhe vetë fjala vikingar do të thotë “shkatërrues”.

Por pjesë të tjera të historisë së vikingëve janë njëlloj me ato të popujve të tjerë. Pra, përveç se ishin piratët më të frikshëm, vikingët ishin fermerë, tregtarë, kolonizatorë dhe eksploratorët e parë evropianë të Atlantikut Verior. Por vendbanimet e themeluara prej tyre patën të gjitha fate të ndryshme.

Vikingët që u vendosën në Evropën Kontinentale dhe Ishujt Britanikë u shkrinë me popullsitë lokale dhe luajtën rol në formimin e disa kombeve, si Rusia, Anglia dhe Franca. Kolonia e Vinland-it, që përfaqësoi përpjekjen e parë evropiane për të krijuar vendbanime në Amerikën Veriore, u braktis shpejt, kolonia e Groenlandit, për 450 vjet kufiri më i largët i shoqërisë evropiane u zhduk; kolonia e Islandës vuajti për shumë shekuj, për të rilindur kohët e fundit si një nga shoqëritë më me ndikim në botë; edhe kolonitë e Orkney [Orknei], Shetland dhe Faeroe mbijetuan më pak vështirësi. Të gjitha këto koloni vikinge erdhën nga e njëjta shoqëri e lashtë: por fatet e tyre të ndryshme u lidhën në mënyrë direkte me realitetin e mjediseve të ndryshme në të cilat  u gjendën. 

Faktorë përcaktues: 1. distanca e lundrimit nga Evropa; 2. rezistenca e ofruar nga banorët vendosur aty para vikingëve; 3. përshtatshmëria për agrikulturë; 4. lloji i mjedisit

Ekspansioni i vikingëve drejt perëndimit, përmes Atlantikut Verior ofron një eksperiment natyral prej të cilit mund të nxjerrim mësime. Një nga foletë e këtij eksperimenti të gjerë natyror është Groenlandia: vikingët takuan vendasit, Inuit-ët, që zgjidhnin të përballeshin me problemet mjedisore në mënyrë shumë me të ndryshme nga Vikingët.  Kur eksperimenti më i vogël përfundoi pesë shekuj më vonë, vikingët e Groenlandias kishin vdekur të gjithë, duke e lënë Groenlandian të pakontestuar në duart e Inuitëve. Tragjedia e Norsëve të Groenlandias (Skandinavët e Groenlandias) ka brenda vetes një mesazh shpresëdhënës: edhe në mjedise të vështira, kolapset e shoqërive njerëzore janë të pashmangshme! Por varet nga mënyra sesi zgjedhin njerëzit të reagojnë.

Vikingët e dëmtuan mjedisin e tyre dhe vuajtën pasojat e ndryshimeve klimaterike. Përgjigjja e tyre ndaj këtij mjedisi dhe klime, si dhe vlerat kulturore që zotëronin, ndikuan përfundimet.