Posts

Tirana çel zyrtarisht sezonin turistik

Tirana ka çelur, zyrtarisht, sezonin turistik për vitin 2021. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bën apel për turizëm shqip dhe konsum shqip.

Sipas Veliaj:

Kjo është një mundësi fantastike për t’i kaluar pushimet në Shqipëri, në Ulqin, të vizitojmë Tuzin, Tetovën apo Luginën e Preshevës, të takojmë njerëz aty, nëse nuk kemi bërë ndonjëherë ngjitje në mal, të shkojmë në Prizren, të mësojmë historinë, por edhe të shohim bukuritë e natyrës. Shpresoj fort që si shqiptarë do ta përqafojmë këtë mundësi. Unë e di se njerëzit janë pak cinikë dhe thonë: Nuk na duhet turizmi patriotik, por ne në Shqipëri jemi dëshmitarë që ky turizmi patriotik shpëtoi industrinë tonë vjet. Nëse nuk do të ishin vëllezërit dhe motrat tona nga i gjithë rajoni, që do të bënin pushimet në Shqipëri, ne do të kishim falimentuar në sektorin e turizmit. Për sa kohë mbijetuam vjet, që ishte viti më i vështirë, jam i sigurt që do të shkëlqejmë sivjet, që është një vit më i mirë. Ndaj, ju lutem konsideroni turizmin shqip, shpenzimin shqip, konsumin shqip, vizitat shqip dhe një eksperiencë shqiptare fantastike kudo qoftë në rajon.