Posts

Matura Shtetërore 2021 / QSHA: Ulim kufirin e pikëve të notave për provimin e matematikës

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar sot vendimin për ndryshimin e kufirit të pikëve për notat në provimin e matematikës të Maturës Shtetërore 2021.

Sipas Ballkan Web:

Po përgatitet një analizë e thellë me të gjitha problematikat që janë gjetur nga analiza që i është bërë testit, por dhe procesit të zhvillimit të të gjithë provimeve. Po ashtu, në këtë vendim ka ndikuar edhe fakti, se shumë maturantë kanë protestuar në lidhje me provimin e matematikës.

.

Matura Shtetërore / Dy realitete – Shqipëri dhe Suedi

Maturantët e vitit shkollor 2020-2021, që po protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit, për tezat e ndërlikuara dhe me përkthime të pakuptueshme të provimit të matematikës të Maturës Shtetërore, janë ulur këmbëkryq duke pritur një reagim nga ministrja Evis Kushi. Të tjerë si ata janë ulur në sheshet përpara drejtorive arsimore në qytetet e tyre duke pritur një përgjigje.

Provimin e matematikës që e kanë dhënë dje, ata e kanë cilësuar si shumë të vështirë dhe kërkojnë që të rishihet mënyra se si do të vlerësohen nga Ministria e Arsimit. Të vjen keq që për të dytin vit radhazi na duhet të përballemi me të njëjtin fenomen!

Krejt e kundërta ndodh me bashkëmoshatarët e tyre në vende të tjera. Më poshtë është një foto nga festa që kanë organizuar bashkëmoshatarët e tyre në Suedi, hedhur në rrjetin social Facebook nga Shefqet Bunjaku.

Festa e përfundimit të studimeve të shkollës së mesme në një gjimnaz të Suedisë!