Posts

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman

Shteti i Kosovës /Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë apel për njohje

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, në Konferencën Ndërkombëtare GLOBSEC në Bratislavë të Sllovakisë, u ka bërë thirrje 5 shteteve të Bashkimit Europian të njohin pavarësinë e Kosovës. Shefi i diplomacisë kroate po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratislavë, në të cilën gjithashtu do të diskutohet situata në Ballkanin Perëndimor.

Radman deklaroi se Kroacia inkurajon Qipron, Greqinë, Rumaninë, Spanjën dhe Sllovakinë që të njohin pavarësinë e Kosovës:

  • Kroacia inkurajon pesë anëtarët e tjerë të Bashkimit Europian të njohin Kosovën, sepse kjo do të kontribuonte në stabilizimin e rajonit dhe vetë Kosovës. Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit duhet të ruhet dhe të respektohet, domethënë pa i ridefinuar kufijtë, siç kemi dëgjuar muajt e fundit, kur qarkulluan disa ‘non paper’ famoze, të cilat ishin orientuar në atë drejtim