Posts

Kohë gri / Autor Flora Shakaj

Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt” – Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci. Botimi i parë: prill, 2021. Redaktor: Valbona Nathanaili /ISBN 978-9928-4543-5-5 / F. 50 / Tiranë: prill, 2021.

Poezi

Ndarja
Tani jam vetëm!
E lirë… me gjunjët këputur.
Tani jam vetëm!
E fortë… në lot mbytur.
Tani jam vetëm!
E sigurt… krejt qenia strukur.
Tani jam vetëm!
E lumtur… dhimbshmërisht stresuar.
Tani jam vetëm!
E paqtë… kokë-dhembje harruar.
Tani jam vetëm!
E vendosur… shpirtërisht copëtuar.
Tani jemi vetëm, edhe unë edhe ti!
E dëshironim vërtet këtë ndarje? Nuk e di!

Qyteti im, Elbasani

Nga Ali Kaziu

Me këtë poezi Ali Kaziu ka marrë pjesë në konkursin “Qyteti im, e ardhmja ime” / 2020.

Konkursi u organizua nga Fondacioni “Henrietta Leavitt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Qemal Baholli”, Elbasan.

Ali Kaziu, duke interpretuar krijimin e tij, poezinë “Qyteti im, Elbasani”
Foto nga ceremonia e ndarjes së certifikatave dhe librave, për fëmijët pjesëmarrës
10 korrik 2020
  • Vendi im ku kam lerë!

I bukur si nga herë!

Me gjelbërim je ngado.

Sytë mua më ndriço!

  • Kalaja gjigande,

me borë dhe restorante

brenda mban historinë,

lart na ngre krenarinë.

  • Kushdo që e shikon,

Historinë ia tregon.

Vizitorët i mahnit

Me të gjitha bukuritë.

  • Elbasan, qytet me famë,

I përmendur në çdo anë,

Je në zemër të Shqipërisë.

I njohur prej diturisë!

  • Është vendlindja e prindërve të mi

Këtu linda dhe jam fëmi,

Po rritem dhe kam menduar,

Në këtë vend për të jetuar

  • Elbasan, të premtoj.

Sa më shumë do të mësoj,

Kur të rritem të dal në jetë.

Do të jem punëtor i vërtetë.

  • Do punoj për ardhmërinë

Ta zbukuroj sa më shumë Shqipërinë.

Jeta jonë të jetë më e bukur,

Çdo njeri të jetë i lumtur!

Pamje nga Elbasani, realizuar në akrilik nga Petrit Kuminja, paraqitur në konkurs, për kategorinë vizatim / pikturë.