Statusi i linguistikës si shkencë
Edward Sapir
Gjuha është një guidë drejt realitetit social. […]
Gjuha kushtëzon shumë mënyrën tonë të të menduarit rreth problemeve dhe proceseve sociale. Qeniet njerëzore nuk jetojnë vetëm në një botë objektive, nuk jetojnë vetëm në realitetin e aktiviteteve sociale, por janë edhe nën varësinë e gjuhës specifike, e cila është bërë mjeti shprehës i asaj shoqërie.
Është iluzion të mendosh se njeriu i përshtatet një realiteti pa përdorimin e një gjuhe dhe se gjuha është një mjet i rastësishëm që shërben për të zgjidhur problemin e komunikimit. […]
Ne shohim, dëgjojmë apo përjetojmë ashtu siç përjetojmë, sepse zakonet gjuhësore të komunitetit përcaktojnë disa zgjedhje interpretative.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!