Si ti, burrë, dhe unë, grua

Nga Aferdita Blaka (Kosova) / Poezi

Në këtë jetë të barabartë kemi ardhë,

Si ti, djalë, dhe unë vajzë,

Jetën të dy njësoj e duam,

Si ti, burrë, dhe unë, grua.

Por diçka për mua është ndryshe,

Që mbi forcën, vë arsyen,

Që me zemër, marr fuqinë,

Dhe fjala “nënë”, më jep lumturinë.

Mos, mos, mos ti more djalë,

Mendo se dhe ti, nga një nënë ke ardhë,

Mendo sikur atë të mos e kishe,

E din shumë mirë që jeta e ngrohtë nuk do të ishte.

A kujton kur i vogël ishe,

Pas fustanit të saj nga e panjohura fshiheshe,

Pas zërit të saj  ti shpejt vrapoje,

E kërkoje, e kërkoje se shumë e doje.

Ushqimin vetëm nga dora e saj e shijoje,

Këshillën e mirë nga ajo e pranoje,

Aromën e saj nga të tjerat dalloje,

Dashurinë e zjarrtë nga sytë e saj, ëndërroje.

Këto kërkon shumë edhe tani,

Që flokët po të zbardhen dhe po të bëhen gri,

Sa herë që veten ti keq e ndjen,

Nga thellësia e shpirtit, vetëm fjala “nënë” të del.

Mendo tani ti fëmijën tënd,

Pa ngrohtësi, pa dashuri atë po e lë,

Pa fjalën, pa mbrojtjen, pa të ëmblën shpresë,

E pa të bukurën fjalën “nënë”, të thërresë.

who’s who Afërdita Blaka (Kosova)

Aferdita Blaka (Kosova), 2020
  • Aferdita Blaka (Kosova) u lind në Durrës, më 1960. Me mbarimin e shkollës së mesme, zhvendoset në Tiranë, për të ndjekur studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar për oficerë. 
  • Ka ndjekur shumë shkolla, seminare e trajnime, brenda e jashtë vendit, veçuar: kursin orientues të Oficerit të Shtabit Ndërkombëtar, në Hollandë; kursin për oficerët rezervistë, në Shkollën e NATO-s, Oberamergau Gjermani (2003); Kursin e Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Naval Postgraduate School – Monterey, Kaliforni, SHBA (2007); kursin 1 vjeçar të “Komandës dhe Shtabit të Bashkuar në Kolegjin e Forcave Kanadeze”, Toronto, Kanada (2010-2011).     
  • Karrierën ushtarake e fillon si instruktore, më vitin 1983. Në vitin 1984 emërohet instruktore taktike dhe vijon si shefe shtabi batalioni, në Reparte Ushtarak, Tiranë deri më vitin 1992.
  • 1992-2001 p punon si instruktore personeli, shefe administrate dhe shefe personeli në Fakultetin e Forcave Tokësore, Akademia Ushtarake (AU) “Skënderbej”, Tiranë.
  • Në periudhën 2003 – 2010 është oficere Shtabi për menaxhimin dhe planifikimin e personelit në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në periudhën 2010-2012 është specialiste për analizë strategjie dhe Oficere shtabi në Qendrën e Analizave të Mbrojtjes në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
  • Më vitin 2012 del në rezervë bazuar në ligjin e Forcave të Armatosura për plotësim të kohës së qëndrimit në gradën e mbajtur “Nënkolonele”.  
  • Afërdita Blaka (Kosova) ka marrë pjesë në shumë konferenca, në rolin e folësit dhe të ftuarit të nderit.

Botime

  • 2020, tetor “Mira”, dashuri pa kusht. Novelë. Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt” (proces botimi)
  • 2020, tetor Si ti burrë dhe, unë, grua. Poezi, Tirana Review of Books
  • 2012, qershor, “Roli i Induksionit dhe Deduksionit në fushën e mbrojtjes”, Gazeta “Ushtria”.
  • 2012, maj “Mënyra e komandimit dhe parimet bazë të punës në një shtab komande”, Gazeta “Ushtria”.
  • 2011, dhjetor Sfida e operacioneve të NATO-s – “COIN or conventional war”, “Revista ushtarake”.
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.