Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB

Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit OKB për vitin 2022-2023. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Në votim morën pjesë 190 vende, ndërsa vendi ynë u mbështet nga 175 vende anëtare të OKB-së (14 shtete abstenuan). Shqipëria ka tentuar të njëjtin status edhe më vitin 1995, por ka dështuar.

Zgjedhja në Këshillin e Sigurimit, për herë të parë pas 65 vitesh anëtarësim në OKB, përfaqëson sfidë madhore, por dhe një mundësi të shkëlqyer për Shqipërinë. Shqipëria e merr mandatin në janar të vitit 2022. Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

Kujtojmë se Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara është një ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), që ka për detyrë ruajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve. Vendimet e këtij organi quhen rezoluta dhe janë të detyrueshme për zbatim. Këshilli i Sigurimit ka pasur takimin e parë në janar të vitit 1946. Këshilli i Sigurimit mund të përdorë edhe forcë në konflikte të armatosura, por të gjitha shtetet permanente duhet të jenë dakord.

Shtete permanente janë pesë, përkatësisht: ShBA, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.