Shqipëria, poezi nga Vesa Kamberaj
Shqipëria
Nga Vesa Kamberaj (8 vjeç, shkolla “Qemal Haxhihyseni”, klasa II)
Me këtë poezi, Vesa Kamberaj ka marrë pjesë në konkursin “Qyteti im, e ardhmja ime” / 2020.
Konkursi u organizua nga Fondacioni “Henrietta Leavitt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Qemal Baholli”, Elbasan.
I mora Sh-në shportës,
në të ishte manaferra.
I mora Q-në qershisë,
në të ishte ëmbëlsira.
I mora I-në iriqit,
në të ishte gjembi.
I mora P-në peshkut,
në të ishte edhe uji.
I mora Ë-në ëmbëlsirës,
në të ishte edhe shija.
I mora R-në rosës,
në të ishte dhe pellgu.
I mora I-në ibrikut,
në të ishte edhe çaji.
I mora A-në ariut,
në të ishte edhe egërsia.
I lidha të gjitha bashkë
dhe u formua Shqipëria!

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!