Sfida e lidershipit të sotëm – përfshirja qytetare

Burimi: Carolin J. Lukensmeyer, Lars Hasselbald Torres ( 2006). Public Manager. Potomac: (35), 3:26-31.     

Përfshirja e qytetarëve është pjesë e një bashkësie idesh demokratike – aspekt i kulturës tonë politike – që përfshin pjesëmarrjen e publikut, përfshirjen e publikut, demokracinë me pjesëmarrje, demokracinë me konsultime dhe qeverisjen me bashkëpunim. Këto terma i dallon qëllimi, gama dhe teknika e pjesëmarrjes, por të gjitha mbështeten në besimin se qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në vendimet që ndikojnë në jetën e tyre.

Politikat dhe programet e pjesëmarrjes së qytetarëve duhet të reflektojnë besnikërinë ndaj këtij parimi, si dhe t’i ftojnë qytetarët të përfshihen në zhvillimin e politikave dhe aktivitetet vendimmarrëse.

Aktivitetet për pjesëmarrjen e qytetarëve kanë si bosht gjashtë qëllime kryesore:

  1. Të informojnë dhe edukojnë publikun mbi çështje të rëndësishme të politikave.
  2. Të përmirësojnë vendimet e qeverisë, duke përcjellë më shumë informacion nga shtetasit tek vendimmarrësit.
  3. T’u japin mundësinë shtetasve t’i modifikojnë dhe në raste të caktuara të përcaktojnë politikat publike.
  4. Të legjitimojnë vendimet e qeverisë, duke siguruar që zëri i atyre që preken prej tyre të dëgjohet, të analizohet dhe të trajtohet.
  5. Të përfshijnë qytetarët në monitorimin e rezultateve të politikave, për të bërë vlerësimin e tyre.
  6. Të përmirësojnë cilësinë e jetës publike duke ringjallur besimin dhe nxitur përfshirjen e qytetarëve në jetën publike.

Në çastin kur pjesëmarrja e qytetarëve në marrjen e vendimeve për politikat e shtetit hyri në epokën e saj moderne, qeverisë i kërkohet gjithë e më shumë të mbajë një pozicion më aktiv në përfshirjen e qytetarëve në shpërndarjen e shërbimeve – ndonëse aktivistët e demokracisë janë të mendimit se vetëm kjo nuk mjafton.

Si rrjedhojë e këtyre influencave, roli i pjesëmarrjes së qytetarëve po ritheksohet si një mjet për të përmirësuar cilësinë dhe legjitimitetin e veprimeve të qeverisë.

  • Një prej pikave më të fuqishme të përfshirjes së qytetarëve është se e nxjerr qeverinë nga roli i vjetër i mediatorit apo transmetuesit të informacionit tek njerëzit, ndryshe nga lart-poshtë.

Sot, në shekullin e njëzet e një, po e shohim shtetin në një rol të ri, në rolin e atij që thërret publikun. Për të përmbushur këtë rol, agjencitë publike duhet të përshtatin politikat ekzistuese dhe proceset administrative, si dhe të mbështesin mekanizma të rinj kombëtarë për të shkëmbyer informacionin, për të nxitur praktikat dhe për të vlerësuar rezultatet e përfshirjes së shtetasve në mënyrë që rezultatet të vijnë gjithnjë duke u përmirësuar.

  • Zëri i publikut nuk duhet të kumbojë si një element i vetëm në një projekt, por duhet të jetë tingulli tek i cili bashkohen të gjithë elementët e projektit.

Në cilësinë e atij që mbledh qytetarët, shteti duhet të përpiqet të krijojë “këtë kumbim gjithëpërfshirës”.

  

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.