Qyteti im, Elbasani
Nga Ali Kaziu
Me këtë poezi Ali Kaziu ka marrë pjesë në konkursin “Qyteti im, e ardhmja ime” / 2020.
Konkursi u organizua nga Fondacioni “Henrietta Leavitt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Qemal Baholli”, Elbasan.

Foto nga ceremonia e ndarjes së certifikatave dhe librave, për fëmijët pjesëmarrës
10 korrik 2020
- Vendi im ku kam lerë!
I bukur si nga herë!
Me gjelbërim je ngado.
Sytë mua më ndriço!
- Kalaja gjigande,
me borë dhe restorante
brenda mban historinë,
lart na ngre krenarinë.
- Kushdo që e shikon,
Historinë ia tregon.
Vizitorët i mahnit
Me të gjitha bukuritë.
- Elbasan, qytet me famë,
I përmendur në çdo anë,
Je në zemër të Shqipërisë.
I njohur prej diturisë!
- Është vendlindja e prindërve të mi
Këtu linda dhe jam fëmi,
Po rritem dhe kam menduar,
Në këtë vend për të jetuar
- Elbasan, të premtoj.
Sa më shumë do të mësoj,
Kur të rritem të dal në jetë.
Do të jem punëtor i vërtetë.
- Do punoj për ardhmërinë
Ta zbukuroj sa më shumë Shqipërinë.
Jeta jonë të jetë më e bukur,
Çdo njeri të jetë i lumtur!

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!