Qyteti im, e ardhmja ime – Konkurs për fëmijë
Konkurs për fëmijë në vizatim, poezi dhe përrallë
Tema: “Qyteti im, e ardhmja ime”
Fondacioni “Henrietta Leavitt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Qemal Baholli”, Elbasan, ftojnë fëmijët e moshës deri 10 vjeç, të marrin pjesë në konkursin me temë “Qyteti im, e ardhmja ime”.
Synime
- të inkurajojmë fëmijët të njohin, kuptojnë dhe shpjegojnë realitetin në të cilin jetojnë;
- të promovojmë miqësi dhe solidaritet në jetën e përditshme;
- të përfshihen në mënyrë kritike në identifikimin e shpresave dhe ëndrrave për të ardhmen;
- t’u mundësojmë të shprehin idetë nëpërmjet artit.
Në mënyrë të përgjithshme, fëmijët shprehin vizionin e tyre për të ardhmen sa i takon shkollës, mjedisit, vendit, Europës në lidhje, gjithnjë, me qytetin ku jetojnë.
Dorëzimi i krijimeve
- Krijimet e paraqitura duhet të dorëzohen të mbyllura në zarf, me këto të dhëna: Emri, Mbiemri, mosha dhe lloji i krijimtarisë. Adresa: Aida Gashi, Biblioteka “Qemal Baholli”, Elbasan. Krijimet duhet të dorëzohen nga prindi ose kujdestari ligjor i fëmijës konkurrues.
- Krijimet do të dorëzohen të shoqëruara me formularin e aplikimit që gjendet në https://fhl.org.al/qyteti-im-e-ardhmja-ime-konkurs-per-femije/
Ceremonia
- Më datë 10 korrik, nga ora 18.00-19.00, në mjediset e Bibliotekës “Qemal Baholli”, Elbasan, do të organizohet ceremonia e njohjes së publikut me krijimet e paraqitura, në prani të fëmijëve, prindërve dhe të ftuarve.
- Në të njëjtën ceremoni do të shpallen dy çmime të para për secilën kategori. Fituesit do të marrin dhuratë librat “Një dëshirë për Krishtlindje” dhe “Vajza dhe dinozauri”
- Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata.
Rregulla të përgjithshme
- Afati për dorëzim 8 korrik 2020, ora 16.00.
- Krijimi duhet të jetë origjinal
- Fëmijët: mosha deri 10 vjeç
- Lejohet pjesëmarrja deri me dy krijime në një gjini; inkurajohet pjesëmarrja në të tri gjinitë.
- Krijimet kalojnë në pronësi të Fondacionit “Henrietta Leavitt”, të cilat mund të përdoren nga Fondacioni në faqen ueb ose vepra dhe aktivitete të ndryshme, por gjithnjë duke referuar autorin.
Juria
- Aida Gashi
- Fatmir Musai
- Enxhi Asllani
- Dora Angjeli
- Dr. Valbona Nathanaili

Kritere për vlerësim
Krijimet do të vlerësohen në bazë të origjinalitetit, interpretimit të tematikës, teknikës krijuese, kompozimit dhe gjithë përmbajtjes në përgjithësi.
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!