Pse dështojnë kombet

ORIGJINA E PUSHTETIT, PROSPERITETIT DHE VARFËRISË

Autorë: Daron Acemoglu & James Robinson / Botues: Pema, Prishtinë: 2019 / Përktheu: Florim Canolli / Çmimi 10€ * 1400 lekë / ISBN: 9789951721813 / F: 608

Libri “Pse dështojnë kombet” është zgjedhur si një nga librat më të mirë të vitit nga Washington Post, Financial Times, The Economist, Business-Week, Bloomberg, Christian Science Monitor, Plain Dealer etj… Pse disa kombe janë të pasur dhe të tjerë të varfër? Pse disa kombe vuajnë, në kushte të mjerueshme shëndetësore dhe pa të arshura të mjaftueshme? Pse disa kombe vuajnë nga uria apo luftojnë për bukën e gojës?

A është kultura apo klima ajo që përcakton prosperitetin ose varfërinë? Apo gjeografia? Autorët pohojnë se asnjë nga këta faktorë nuk është as përfundimtar dhe as paracaktues.

Duke u bazuar në pesëmbëdhjetë vite hulumtime origjinale, Daron Acemoglu dhe James Robinson tregojnë se institucionet politike dhe ekonomike të krijuara nga njerëzit janë ato mbi të cilat bazohet suksesi ekonomik i një vendi (ose edhe mungesa e tij). Koreja, për shembull, është një komb jashtëzakonisht homogjen. Megjithatë, popullsia e Koresë Veriore është një nga më të varfrat në botë përderisa vëllezërit dhe motrat e tyre në Korenë e Jugut janë ndërmjet atyre më të pasurve. Dallimet mes dy Koreve janë për shkak të politikës që ka krijuar këto dy trajektore të ndryshme institucionale.

Acemoglu dhe Robinson rendisin evidenca të jashtëzakonshme historike nga Perandoria Romake, qytet-shtetet majase, Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Afrika për të ndërtuar një teori të re të ekonomisë politike me domethënie të madhe për pyetjet e mëdha të ditëve të sotme, ndër të tjera:

  • A do të vazhdojë të rritet ekonomia e Kinës me shpejtësi të njëjtë dhe, përfundimisht, ta kalojë Perëndimin?
  • A i ka lënë pas Amerika ditët e saj më të mira?
  • A jemi duke krijuar një rreth vicioz që e pasuron dhe e fuqizon një pakicë të vogël?

Kanë thënë për librin:

  • Një vepër e shkëlqyeshme e dijes dhe një ekspozitë e fuqisë akademike për ekonominë. Wall Street Journal
  • Me të vërtetë mbresëlënës… I jashtëzakonshëm për thjeshtësinë dhe fuqinë e tij. Steven Levitt, bashkautor i Gjenikonomia

Pse dështojnë kombet Origjina e pushtetit, prosperitetit dhe varfërisë Autorë: Daron Acemoglu & James Robinson / Botues: Pema, Prishtinë: 2019 / Përktheu: Florim Canolli / Çmimi 1400 lekë / ISBN: 9789951721813 / F: 608

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.