Paul Potts

Në moshën tridhjetegjashtëvjeçare, Paul Potts mendonte se gjendej në një fazë boshe. Asnjë qëllim në jetë! E dinte që kishte zë të mirë – gjithnjë kishte pasur, në fakt! Dhe dëshironte të bëhej këngëtar opere. Por a është synim – pyeste veten. Dhe si mund të realizohet? Thjesht një ëndër!

Një aksident me motor i pret përgjysmë ëndrën për të dalë në skenë. Me t’u shëruar, fillon punë si shitës telefonash celularë në “South Wales”. Luftën për jetën e vazhdon me probleme serioze me vetëbesimin.

Një ditë dëgjon për një audicion, në një shfaqje televizive, për talente. Shfaqja ishte Britain’s Got Talent, nën drejtimin e Simon Cowell, të American Idol fame. Potts i krijohet mundësia e pjesëmarrjes dhe konkurron me arien “Nessun Dorma” të Puccini-t, në një televizion kombëtar. Zëri i tij i mrekullueshëm ngriti në këmbë gjithë sallën. Një prej gjyqtarëve fillojnë t’i rrjedhin lot. Brenda pak vitesh, Potts shndërrohet në një sensacion ndërkombëtar – vetëm video e koncertit të tij, në gjysmëfinalen e shfaqjes, është parë në “YouTube” më shumë se tetëmbëdhjetë milionë herë. Në Britain’s Got Talent fiton çmimin e parë dhe i jepet mundësia të këndojë në prani të Mbretëreshës.

Në vitin 2007, Paul Potts hedh në treg albumin e tij të parë me titullin shumë simbolik “Një mundësi”.

  • “Zëri im” – shprehet në një intervistë – “ka qenë gjithnjë shoku im më i mirë. Nëse kisha probleme me bullizmin në shkollë, mbështetesha te zëri. Vërtet, nuk e di përse njerëzit më bullonin! Gjithnjë kam qenë pak ndryshe. Mendoj se kjo është arsyeja pse, ndonjëherë, kam probleme me vetëbesimin. Por kur këndoj, ky problem zhduket. Kur jam në skenë, jam në vendin që duhet të jem. E gjithë jeta ime merr kuptim. Mbas audicionit të parë, kuptova se jam diçka. Jam Paul Potts.”
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.