Një dëshirë për Krishtlindje

Një dëshirë për Krishtlindje Autor: Katherine Rundell

Ilustrimet: Emily Sutton / Shqip: Valbona Nathanaili / Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt” – Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci (Seria e librave për fëmijë) / Redaktorë: Zimo Krutaj dhe Iva Nathanaili / ISBN: 978-9928-4543-1-7/ Çmimi 1500 lekë / F. 64 / Lidhje e fortë / Elbasan: nëntor 2019.

Përmbledhje

Katherine Rundell, fituesja e disa çmimeve dhe autorja e librave Rooftoppers, The Wolf Wilder dhe The Explorer, sjell magjinë e Krishtlindjes nëpërmjet një historie ku ndërthurret klasikja me modernen. E shkruar me shumë ngrohtësi dhe mbushur me nota humori, “Një dëshirë për Krishtlindje” na sjell në vëmendje vlerat dhe njerëzit që vërtet kanë rëndësi për ne.

Një djalë i vogël shpreh një dëshirë që e nxori nga thellësia e zemrës sapo pa një yll që po bie natën e Krishtlindjes. Dëshira është shumë e thjeshtë, por shumë domethënëse për kohët moderne që jetojmë:

Nuk dua të jem vetëm! Kam dëshirë të kem sot dikë të rrijë me mua.”

Këtu fillojnë edhe aventurat e djalit të vogël. Teodori, djali i vogël i përrallës sonë, kalon një natë të paharruar me katër miq shumë të veçantë, aq të dashur dhe të çuditshëm njëkohësisht.

Libri ka shitur, në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 7,000 kopje.

Libri është përkthyer, përkatësisht, në: Francë (Gallimard), Gjermani (arsEdition), Itali (Rizzoli), SHBA (Simon & Schuster), Japoni (Goblin Shobo), Greqi (Metaichmio), Poloni (Foksal), Kinë (New Buds), Rusi (Rosman), Ukrainë (Ranok), Shqipëri (Fondacioni “Henrietta Leavitt”).

Rreth autorëve

  • Katherine Rundell ka fituar Çmimin e librit për fëmijë “Waterstones”, “The Costa Children’s Book Award 2017” dhe “The Blue Peter Award” për narrativën më të mirë. Autorja është nominuar për “Carnegie Medal”
  • Emily Sutton ka mbaruar studimet pranë “Edinburgh College of Art” më vitin 2008. Ka ilustruar, gjithashtu, dy nga librat e autores Clara Button, si dhe librin e Michael Bond “The Tale of the Castle Mice” .
  • Valbona Nathanaili është përkthyese e një numri të madh librash nga anglishtja.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.