Negociatat me Bashkimin Europian / “Nusja” më në fund thotë “PO”!

Hapen negociatat me Bashkimin Europian! Nusja jonë, Holanda, më në fund tha “PO”! Parlamenti holandez ka votuar sot pro hapjes së negociatave të Shqipërisë për në BE. Pas qeverisë, edhe parlamenti holandez është shprehur pro nisjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Lajmi është dhënë nga mediat holandeze, të cilat shkruajnë se Komisioni për Çështjet e Jashtme në Parlamentin e Holandës ka mbështetur qëndrimin e qeverisë për përcaktimit sa më parë të datës për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, duke vlerësuar se “Shqipëria ka bërë përparim të mjaftueshëm për fillimin e bisedimeve me BE”.

Ministrja holandeze për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Singrid Kaag, duke folur para deputetëve tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kujtojmë se Holanda ka qenë gjithnjë skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe ka deklaruar jo-në e saj! Vetëm një vit më parë, më 2020, Stef Blok, ministër i Jashtëm, pas mbledhjes së kabinetit qeveritar holandez, deklaronte, se:

“Shqipëria duhet të ndërmarra hapa të tjerë në luftën kundër korrupsionit dhe të përmirësojë sundimin e ligjit! Mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë varet nga veprimet konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Demonstrimi i një historiku me fakte në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte dhe mbetet një nga kushtet vendimtare në gjykimin për Shqipërinë. Jemi informuar për mosmarrëveshjet për Reformën e re Zgjedhore si dhe pengesat në funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.”

Ndërsa sa i përket Maqedonisë së Veriut, Blok deklaronte se Qeveria ku ai bën pjesë është e interesuar për hapjen e negociatave me shtetin ballkanik, sepse “Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj përpara. Përparimi në sundimin e ligjit vazhdon”.

Tashmë nuk kemi më pengesa! Të paktën kemi negociatat!

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.