Matura Shtetërore/ Maturantët protestojnë përballë Ministrisë së Arsimit

Maturantët kanë nisur protestën kundër testit të Matematikës, pjesë e Maturës Shtetërore. Në Tiranë, maturantët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, dhe kanë bllokuar Rrugën e Durrësit. Pasi janë ulur në rrugë, maturantët kanë lëshuar në kor thirrjen; “Duam drejtësi!”.

Sipas Ballkan Web:

Maturantët kërkojnë që të ulet pikësimi për testin e Matematikës, i cili u zhvillua dje ndërkohë që ata pretendojnë se në këtë provim pati pyetje jashtë programit. “Uljen e pikësimi, provimi ishte i vështirë, pasi ishte një test universitar. Kjo është mënyra jonë. Do vazhdojmë të rrimë këtu deri sa të na plotësohen kërkesat”, tha një maturant.

Durrës:

Në protestë janë edhe maturantët e shkollave të Durrësit, që janë mbledhur përpara Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës.

Protesta e maturantëve të shkollave të Durrësit
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.