Luran Ahmeti humb betejën me Covid-19

Ndërron jetë nga Covid-19, aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti

Aktori i njohur Luran Ahmeti 45 vjeç u shtrua për pak kohë në Klinikën Infektive në Shkup, Maqedoninë e Veriut, por nuk arriti ta fitojë betejën me Covid-19.

Luran Ahmeti ka mbaruar studimet pranë Fakultetit të Arteve Dramatike, në Shkup (1995-1999) dhe ishte aktor në Teatrin e Shkupit. Karriera e tij profesionale përfshin edhe role në  disa filma, kryesisht në kinematografinë turke, si “Lugina e ujqërve” dhe “Sulltani i Madhërishëm” – në këtë të fundit luante rolin e Kusret Pashait.

Luran Ahmeti, foto profili në LinkedIn

Në një rrëfim në rubrikën “Opinion” në News 24, aktori shqiptar nga Maqedonia e Veriut është shprehur për njohjen e parë me producentët turq.

“Në vitin 2008 një produksion turk erdhi në Maqedoni për të xhiruar një serial në Manastir. Isha fatlum që më pranuan dhe më dhanë një nga rolet kryesore. Fati im i mirë është që ai serial pati sukses në Turqi e më pas më hapi rrugët e karrierës atje.”

Sëmundja e pamëshirshme e mori dhe nuk do e kemi më mes nesh!

Ngushëllime për humbjen familjes dhe të dashurve!

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.