Komercializimi i shkollimit

KOMERCIALIZIMI I SHKOLLIMIT Antologji

  • Zgjodhi dhe përgatiti për botim Valbona Nathanaili
  • Botues: Fondacioni “Henrietta Leavitt”, Fondacioni Shqiptar për Shkencë, Media dhe Demokraci
  • Parathënia Zenun Mulaj / Redaktor Andrea Nathanaili
  • Çmimi 1500 lekë / 272 f.
  • Bashkëpunoi: Instituti për Studime Sociale dhe Humanistike, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës
  • Librin mund ta gjeni, në Tiranë, pranë librarisë “Adrion” (Pallati i Kulturës) dhe librarisë “Albania”, si dhe në Elbasan, në libraritë “Ti Shqipëri më jep nder” dhe “Lindje-Perëndim”.

Libri “Komercializimi i shkollimit”, Antologji, zgjedhur dhe përgatitur për botim nga Dr. Valbona Nathanaili përfaqëson një kontribut të vyer në literaturën shqip për një nga problemet më të rëndësishme të shkollës sonë, atë të përfshirjes së koncepteve e parimeve të tregut në pjesën më të madhe të funksionimit të saj si institucion, njohur ndryshe si komercializim. Qëllimi është të diskutojmë dhe reflektojmë se çfarë ndodh me misionin e shkollimit dhe synimin që kemi projektuar ne si shoqëri për të ardhmen e fëmijëve, në çastin kur këto parime fillojnë të zbatohen në shkolla njësoj si në treg, çfarë humbasim dhe çfarë fitojmë, duke vendosur theksin në domosdoshmërinë e njohjes ndërmjet dallimeve konceptuale treg dhe shkollë-treg. Autorët bëjnë apel, direkt dhe nëpërmjet rreshtave, për domosdoshmërinë e njohjes, në teori dhe praktikë, të problemeve që shoqërojnë komercializimin e shkollës.

Libri është konceptuar në formën e një antologjie, ku përfshihen artikuj nga profesorë të huaj dhe shqiptarë. Autorët janë zgjedhur me kujdes, duke bërë pjesë të mendimit për çështjet e trajtuara, disa nga profesorët dhe studiuesit më të mirë të fushës. Në këta artikuj, konceptet komercializim dhe komodifikim shtjellohen në aspektin historik, filozofik dhe aktual. Një vend i veçantë u kushtohet përvojave me komercializimin e sistemit shkollor të disa vendeve të ndryshme, përfshirë atë edhe në vendin tonë, krahas edhe sugjerimeve për përmirësimin e kësaj situate.

Libri ndahet në tri pjesë. Artikujt e përfshirë në pjesën e parë fokusohen në rrafshin teorik të komercializimit dhe komodifikimit, në pjesën e dytë këto probleme trajtohen në peizazhin shqiptar, ndërsa në pjesën e tretë përmbajtja pasurohet me refleksione për dy libra që trajtojnë çështjen e komercializimit.

Përmbajtja

  • Zenun Mulaj: Shkolla si treg (Parathënie)
  • Valbona Nathanaili: Rezistenca ndaj komercializimit të shkollimit, si pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e sistemit (Në vend të hyrjes)

Pjesa I ARTIKUJ

  • Steve Fuller: Rreth komodifikimit dhe progresit të dijes në shoqëri
  • Randall Curren & J. C. Blokhuis: Prima Facie Case kundër shkollimit në shtëpi
  • Colin Crouch: Komercializim apo edukim qytetar: rasti i arsimit
  • Steve Fuller: Kapitalizmi dhe dija: Universiteti ndërmjet komodifikimit dhe sipërmarrjes
  • Murat Akyıldız & Adem Tekinay: Komercializimi i arsimit të lartë, si pjesë e procesit të globalizimit dhe zbatim i qasjes së orientuar ndaj klientit
  • Gary Anderson & Michael I. Cohen: Ripërkufizimi i identitetit të mësuesit dhe të drejtuesit: korniza për studimin e profesionalizmit dhe rezistencës së re të mësuesve
  • Valbona Nathanaili: Politika, politika arsimore dhe vlera. Analizë bazuar në literaturë

Pjesa II PEIZAZHI SHQIPTAR / ARTIKUJ

  • Alberto Frashëri: Roli themelor i sistemit publik të edukimit për demokratizimin e shoqërisë. Rilindja identitare dhe kulturore e kombit
  • Valbona Nathanaili & Arsim Sinani: Edhe nëse është e thyer, nuk do të thotë se ka nevojë për komercializim. Rasti i Shqipërisë në paralele me Kosovën
  • Valbona Nathanaili: Universitetet private dhe publike në Shqipëri – procesi i pranimeve dhe faktorë që marrin studentët në konsideratë në zgjedhjen ndërmjet tyre
  • Valbona Nathanaili, Mimoza Hafizi, Tatjana Mulaj, Polikron Dhoqina: Letër me propozime për politika dhe aksione. Në përfundim të takimeve konsultative me pedagogë, mësues dhe drejtues të profilit fizikë (janar – maj 2019)

Pjesa III REFLEKTIME RRETH LIBRAVE

  • Steve Fuller: Për librin: “Shkenca në pazar. Privatizimi i shkencës amerikane”/ Autor Philip Mirowski
  • Gary Anderson: Për librin: “Menaxhimi i ri publik dhe reforma në arsim. Leksione evropiane për politika dhe praktika”/ Zgjodhën dhe përgatitën për botim: Helen M. Gunter, Emiliano Grimaldi, David Hall & Roberto Serpieri

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.