“Kështu foli Zarathustra” ose “Dashuria që ndryshoi perspektivën e një bote”

Më prill 1882, Friedrich Nietzsche dashurohet marrëzisht me Lou Salomé, një grua e re, e bukur dhe jashtëzakonisht e pavarur. Salomé ishte nga Shën Petersburgu, vajza e një gjenerali rus. Menjëherë pasi e takoi, Nietzsche i shkruan një mikut të tij:

Kam takuar një vajzë njëzetvjeçare, e bija e një gjenerali rus, mendjemprehtë si një shqiponjë dhe e guximshme si një luaneshë … dhe [duket] çuditërisht e përgatitur mirë për mënyrën time të të menduarit dhe idetë.

Dhe duket se ishte i dashuruar marrëzisht pas vajzës, sepse e ndjek në të gjithë Evropën, kudo ku e çon dëshira e saj: nga Alpet Italiane deri në pyllin Tautenburg të Gjermanisë. Vetëm se kurrë nuk e pati të tijën! Në gusht, Salomé e braktis, duke i lënë vetëm një copë letër të vogël, ku i shkruan se kishte hyrë në një lidhje me mikun më të mirë të tij, Paul Rée. Të nesërmen largoheshin dhe do të shpërnguleshin në Berlin, ku do të krijonon jetën e tyre të re.

Nietzsche ndihet i shkatërruar! Asgjë nuk e ngushëllon. Në vetmi, tërhiqet në qytetin italian Rapallo. I duhej të merrte veten! Në dëshpërim të thellë, disa herë ngjitet në kullën më të lartë të qytetit për të vrarë veten. Por jo! E pamundur! Në të kudnërt, nis një udhëtim nëpër shi që zgjat plot dhjetë ditë e dhjetë netë, deri sa në një moment i erdhi ideja për kryeveprën e tij “Kështu foli Zarathustra”.

Në këtë vepër, Nietzsche deklaron se “Zoti ka vdekur”. Kjo shpallje e famshme jo vetëm na zbulon se Nietzsche ka vërejtur se diçka nuk shkon në kulturën evropiane – shumë e rëndësishme dhe ndoshta e pamundur për t’u kuruar – por edhe gjendjen e tij shpirtërore pas braktisjes mizore nga Salomé.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.