Kafka dhe kukulla udhëtare

Historia është shkëputur nga libri “Kafka and the traveling doll”, nga Jordi Sierra i Fabra, ilustrimet nga Isabel Torner / Shqip: Melsen Kafilaj

Një variant i përmbledhur i së njëjtës histori gjendet edhe në librin “The Brooklyn Follies”, Autor Paul Auster

Shënim: 1. Në lidhje me vajzën e vogël në historinë e mësipërme, kush është dhe çfarë ndodhi më pas me të, askush nuk ka dijeni. Për herë të parë, shkruan shkrimtari nga Katalonia, Jordi Sierra i Fabra. Libri fitoi “Çmimin Kombëtar të Letërsisë për Fëmijë”, në Spanjë, më vitin 2007.

Shënim: 2. Ngjarja zhvillohet në kohën kur Franz Kafka ishte rreth të dyzetave, pak vite përpara se të ndërronte jetë. Franz Kafka nuk kishte fëmijë. Në atë kohë, shoqërohej me Dora Diamant. Jemi në Berlinin e fillim-viteve 1920.

Një mbrëmje, ndërsa ishte duke shëtitur në Parkun e Berlinit, Kafkës i tërhoqi vëmendjen një vajzë e vogël. Vajza po qante, me dënesa! I afrohet dhe e pyet. Pa ndërprerë të qarat, përgjigja ishte se kishte humbur kukullën e saj të preferuar. I mërzitur po aq sa vajza, Kafka i bashkohet kërkimeve me vajzën, por që rezultojnë një përpjekje e kotë.

Franz Kafka (23 vjeç)

Në dëshirën për ta qetësuar, shpik një histori: E dashur, kukulla jote është nisur për një udhëtim. Tani u kujtova! Vajza e sheh me pak mosbesim, që pasohet me pyetjen e natyrshme: Po ju, nga e dini? Oh, mua më ka dërguar një letër, por që për fat të keq e kam harruar në shtëpi. Po të duash – i propozon Kafka – mund të takohemi përsëri nesër dhe të sjell letrën. Ditën tjetër, Kafka i jep vajzës një letër, ‘shkruar’ nga kukulla, ku thuhej: “Të lutem, mos qaj. Jam nisur në një udhëtim për të parë botën. Do të të shkruaj rreth aventurave të mia!”

Kështu nisi një histori, e cila vazhdoi për afro një vit, deri në fund të jetës së Kafkës. Gjatë takimeve, Kafka i lexonte vajzës letrat, shkruar në mënyrë të kujdesshme nga ana e kukullës, në të cilat ajo i tregonte për aventurat dhe bisedat e veta, të cilat vogëlushja i adhuronte.

Më në fund, Kafka i solli vajzës kukullën (ai kishte blerë një të re) – vajza ishte rikthyer në Berlin, pas një udhëtimi të shkurtër.

“Por kjo nuk duket si kukulla ime”- u ankua vogëlushja. Kafka i zgjati vajzës një letër tjetër nga kukulla, në të cilën shkruhej: “Udhëtimet më kanë ndryshuar”.

Vogëlushja përqafoi kukullën e re, e mori dhe iku për në shtëpi, mjaft e lumtur. Vitin tjetër, Kafka ndërron jetë.

Shumë vjet më vonë, vajza, tashmë e rritur, gjen një letër brenda kukullës. Në letrën e vockël, firmosur nga Kafka, shkruhej:

Çdo gjë që do, ndoshta mund të të humbasë një ditë, por në fund dashuria do të rikthehet gjithmonë, në një mënyrë a tjetër!

Franz Kafka

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.