“Euro 2020” / Ndeshja “Danimarkë – Finlandë”: Çfarë ndodhi me Christian Eriksen?

Bota e sportit u trondit dhe mbeti pa fjalë të shtunën në mbrëmje, ndërsa zhvillohej ndeshja “Danimarkë-Finlandë”, në kuadër të “Euro 2020”.  Kur duheshin edhe pak minuta që të mbyllej pjesa e parë, ndeshja u pezullua për shkak të një urgjence mjekësore. Ylli i “Danimarkës” Christian Eriksen u shemb në fushën e “Finlandës”, pak para pushimit të ndeshjes. Eriksen nuk lëviz! Lojtarë dhe tifozë u shqetësuan shumë për natyrën e incidentit.

Çfarë ndodhi me Christian Eriksen?

Ndeshja “Danimarka – Finlandë”, në kuadër të “Euro 2020” u ndërpre vetëm disa minuta para përfundimit të pjesës së parë, kur lojtarët sinjalizuan ekipin mjekësor që të dilte në fushë për të parë gjendjen shëndetësore të Christian Eriksen. Mesfushori i “Danimarkës” Eriksen, pasi mori trajtim mjekësor në fushë për më shumë se 10 minuta, u shpërngul jashtë fushe. Imazhet televizive treguan lojtarët danezë në lot, ndërsa stafi mjekësor u përpoq të ringjallte lojtarin e “Interit”, të Milanos. Për shkak të seriozitetit shëndetësor të Eriksen, disa postime në rrjetet sociale që tregojnë rënien e tij janë hequr. Lojtarët e “Danimarkës” ishin aq të shqetësuar, sa krijuan një unazë rreth Eriksenit pa ndjenja dhe filluan të luten, ndërsa mjekët punonin për ta ringjallur.

A është mirë Christian Eriksen?  

Është pak të thuhet se bota e futbollit është e shqetësuar për sigurinë e Christian Eriksen. Bota e futbollit ka qenë në lot dhe me mijëra janë mesazhet shpërndarë në rrjete sociale që përpiqen t’i japin forcë e kurajë miqve e familjarëve të tij. Mendimi është që mesfushori danez mund të ketë pësuar një sulm në zemër. Ndërsa nuk ka asnjë azhurnim për atë që i ndodhi Christian Eriksen nga UEFA, lojtarët e ekipit kanë informuar tifozët se miku i tyre gjendet në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme. Në mënyrë të ngjashme, Federata Daneze e Futbollit ka konfirmuar se Christian Eriksen është i vetëdijshëm dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimit të mëtejshëm në spital.  

Gardhi i ekipit danez, përreth Christian Eriksen, ndërsa merr ndihmë mjekësore!
Gardhi i ekipit danez, përreth Christian Eriksen, ndërsa merr ndihmë mjekësore!

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.