Diferencat në perceptimet vizuale

Në këta vitet e fundit janë kryer një sërë studimesh për diferencat në perceptimet vizuale ndërmjet njerëzve që vinë nga Perëndimi dhe atyre nga Azia Lindore. Këto studime sugjerojnë që kultura ku rritemi ndikon proceset tona bazike, me mënyrën se si e shohim botën përreth.

Në një nga këto studime, perëndimorëve dhe aziatikëve u kërkohej të vështronin një seri fotografish dhe, më pas, të shpjegonin çfarë panë.

Analiza e përgjigjeve nxori në pah diferenca të rëndësishme. Nëse i përmbledhim:

  • Perëndimorët tentojnë të fokusohen më shumë në ato që spikatin në pikturë dhe i konsiderojnë si subjekt. Aziatikët fokusohen më shumë në të gjithë imazhin, përfshirë marrëdhëniet ndërmjet elementeve të ndryshëm. Për shembull, në një kopertinën e një libri shihej një skenë nga xhungla, përfshirë edhe një tigër. Për një fotografi të tillë, nëse pyesim një perëndimor se çfarë sheh, përgjithësisht pohon: një “Tigër.” Për lexuesit perëndimorë të këtij libri, përgjigja mund të duket më se e arsyeshme. Ndërkohë një aziatik përgjithësisht pohon, se sheh “xhunglën dhe një tigër” ose “tigri dhe xhungla”. Diferenca është shumë e rëndësishme dhe ka lidhje me diferencat e mëdha kulturore në pikëpamjet e aziatikëve dhe të perëndimorëve.
  • Në artin Aziatik është e zakonshme të mos theksohet portreti dhe individualiteti i subjektit, gjë pothuaj e padiskutueshme në artin Perëndimor.
  • Në kulturën Aziatike i jepet më shumë rëndësi kolektivitetit dhe më pak individit.
  • Filozofia Perëndimore, që në kohën e grekëve të lashtë ka theksuar rëndësinë e të menduarit kritik, të analizës logjike dhe të ndarjes së ideve nga gjërat në kategori. Filozofia kineze nuk bazohet dhe aq shumë në arsyetimin logjik dhe deduksionin, por tenton të theksojë marrëdhëniet dhe holizmin.

Këto diferenca në perceptime bëhen shkas për diferenca në kujtesë dhe vlerësim. Të paktën një studim sugjeron se me kalimin e kohës, diferenca të tilla çojnë në diferenca strukturore në tru.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.