Covid 19 / Ndryshojnë rregullat e grumbullimeve publike në Shqipëri

Nga sot hyn në fuqi rregulli i ri. Lejohen grumbullimet në ambientet e jashtme deri në 50 persona, nga 10 që ishte dikur. Ministria e Shëndetësisë lajmëron se kanë ndryshuar rregullat ndaj koronavirusit. Sipas një njoftimi të saj, në ambientet e jashtme do të lejohen 50 persona, nga 10 që ishte më herët.

Njoftim i Ministrisë të Shëndetësisë

Plani i lehtësimit të masave #antiCOVID, duhet të shoqërohet me respektim të rregullave, për kufizimin e përhapjes së #COVID19 të distancës sociale në zbatim të protokolleve të IShP.

Kujtojmë që nga data 1 qershor:

  • Është hequr detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme; ka mbetur detyrimi i mbajtjes së maskës në ambjentet e mbyllura, si dhe në mjetet e transportit publik.
  • Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social, si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
  • Ora policore është për orarin 23:00 -06:00.
  • Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika lejohet deri në orën 22:00.

Nga 1 korriku 2021

  • Ora policore shtyhet në oren 24.00 -06:00.
  • Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do të mbetet ora 22:00.
  • Lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.
  • Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.