Dr. Valbona Nathanaili ka kryer studimet e larta për fizikë pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë dhe studimet pasuniversitare në pedagogji-psikologji pranë Universitetit të Tiranës. Ka fituar gradën shkencore “Doktor” në shkenca edukimi po nga Universiteti i Tiranës në fushën e marrëdhënieve mësues-mësues dhe mësues-drejtues. Autore e librave “Rruga e mundimshme e shkollës shqipe”, “Ambasadorët tanë” & “Arsim dhe pabarazi”; përkthyese, nga anglishtja e shumë librave të tjerë, veçuar “Mendësia”, “Ngritja dhe rënia e kombeve”, “Fjalimet TED” & “Reforma shkollore nga brenda jashtë”. Autore e disa teksteve shkollorë për mësuesit e fizikës në sistemin parauniversitar. Autore e shumë artikujve shkencorë, mbajtur në konferenca brenda e jashtë vendit, si edhe e shumë artikujve në shtypin e përditshëm, me fokus problemet e arsimit dhe të reformave e politikave që lidhen me të, si dhe librin e problemet e tij. Përvojat e saj përfshijnë edhe drejtimin e dy shtëpive botuese universitare për një periudhë, e shtrirë në kohë, më shumë se dhjetë vjeçare, duke bërë pjesë të investimit dhe të vëmendjes edhe problemet që lidhen me librin, shkencor e artistik, me editimin e promovimin e tij, po aq sa edhe me revistat shkencore, botimet e konferencave etj. Redaktore e një numri shumë të madh librash.