Album me foto. Realizuar nga Petrit Kumi, fotoreporter.
Jeta përmes objektivit. Fotografi & shënime. Album Autor Petrit Kumi
Albumi “Jeta përmes objektivit” përmban 255 faqe dhe kushton 2500 lekë. Botim i vitit 2013. Tiranë: Shtëpia Botuese “IDEART”. e-mail: petritkumi@hotmail.com
Sipas Kumit (pjesë nga parathënia), fotot pasqyrojnë jetën e shqiptarëve në të gjitha aspektet e saj, në çdo veprim të tyre për të mbijetuar dhe plotëson, gjithsesi, një dëshirë të hershme të tyre dhe të shumë miqve, kolegëve dhe mjaft dashamirësve të fotografisë që më kanë nxitur e sugjeruar vazhdimisht që ta botoj këtë album.
Fotot përfshijnë një periudhë afro 46 vjeçare: 1945-1991. Në album do të gjeni foto të Tiranës, përpara se të ndërtoheshin shumë nga godinat kryesore të saj, të personaliteteve nga fusha e artit, e kulturës dhe e sportit, apo dhe të njerëzve të thjeshtë. Petrit Kumi ka hapur arkivën e tij dhe ka zgjedhur me kujdes shumë nga fotot e realizuara nga ai. Në përgatitjen e albumit kanë ndihmuar, me fotot e tyre, edhe Beti Kumi, Gani Xhengo, Lekë Hoti & Roland Tasho. Teksti shoqërues është në anglisht dhe shqip. Përkthimi në anglisht është bërë nga Merita Kumi, Olta Gjoça & Genc Gjoça. Grafika: Elda Pineti & Sirgen Veseli.
Petrit Kumi është pjesëmarrës në shumë ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, Tiranë, Durrës, Elbasan, Pekin e Romë.
Disa nga diplomat e çmimet e fituara:
- 1959 Diplomë në Konkursin Ndërkombëtar për fotografët e rinj, Beograd.
- 1961 Diplomë për fotografinë “Macja e Zezë”, nga World Photo, Moskë.
- 1974, fiton “Çmimin I”, në ekspozitën e fotografisë, Tiranë.
- 1974, fiton “Çmimin I”, për pllakat, Tiranë.
- 2005, fiton Çmimin “Anton Mazreku” për gjininë e fotografisë sportive, Tiranë.
Për punën e tij, Kumi është dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” dhe është Artist i Merituar (1989) e Mjeshtër i Madh (2012) .
Foto nga libri
125: Shkrimtari, prof. Jakov Xoxa, individualitet në letërsinë shqiptare, pedagog i Universitetit të Tiranës, fotografuar në vitin 1970, midis fshatarëve në krahinën e Fierit, në kohën kur Partia i kishte dërguar në fshat për t’u edukuar.
Foto nga libri, f. 14: Një pamje e vitit 1959 e sheshit “Skënderbej”, Tiranë, kur ndërtohej Pallati i Kulturës.
Foto nga libri, f. 57: Arsimtarët e fshatit.
Foto nga libri, f. 138: Punëtorët e uzinës së telit në Shkodër, para tabelave me fletë-rrufe. Viti 1975. Fletë-rrufeja u drejtohet shokëve Thoma Goxhaj dhe Stefan Kopra. Teksti, me aq sa mund të lexohet, shkruan: Dikur, para nja dy vjetësh, me shokët e fabrikës së kadifesë, ju kërkuam një nga tre kazanët me presion që prej fillimit të punës në fabrikën e ngjyrosjes nuk punojnë në repartin e zbardhjes. Ju nuk e dhatë se gjoja kishit ndërmend t’i vinit vetë në punë këto kazane. Për këtë, shoqja Vita ju dha dhe afat. Pse atëherë deri tani nuk i keni vënë në funksionim? Mos prisni të kalojnë dhe nja 15 vjet të tjera? Pse ….. (pjesa tjetër e tekstit është e padallueshme).
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!