5 pretendentët nga Shqipëria për Çmimin Europian të Letërsisë 2021
Juria e Çmimit Europian të Letërsisë ka publikuar 5 emrat e autorëve shqiptarë që janë pretendentë për Çmimin Europian të Letërsisë 2021. “Çmimi Europian i Letërsisë” jepet nga Këshilli i Europës dhe një konsorcium i ngritur pranë tij me synim selektimin e autorëve dhe të titujve të tyre, i përbërë nga përfaqësues nga EBF (European Booksellers Federation), EWC (European Writers’ Council) dhe FEP (Federation of European Publishers). Synimi i Çmimit të Bashkimit Europian për Letërsinë është të nxjerrë në pah kreativitetin e letërsisë europiane dhe pasurinë e diversitetit të saj, të promovojë qarkullimin e letërsisë në Europë, si dhe të inkurajojë një interes më të madh për veprat letrare në përgjithësi.
Pretendentët nga Shqipëria për Çmimin Europian të Letërsisë 2021, në këtë fazë, janë:
- Ana Kove, Kambanat e së dielës (Bells on Sunday), Botues: Toena
- Brajan Sukaj, Viti i Elefantit (The Year of the Elephant), Botues: Ombra GVG
- Liridon Mulaj, Mos harro të më kujtosh (Don’t forget to remember me), Botues: Onufri
- Loer Kume, Amygdala Mandala (Amygdala Mandala), Botues: Pegi
- Tom Kuka, Flama (Calamity), Botues: UET Press
Kriteret për t’u kandiduar për “Çmimin Evropian të Letërsisë”
- Autori i përzgjedhur duhet të jetë shtetas shqiptar (për t’u kandiduar nga Shqipëria)
- Autori i përzgjedhur duhet të ketë botuar 2-4 libra artistikë;
- Libri i përzgjedhur nuk duhet të ketë më shumë se 18 muaj që të jetë botuar nga data e dhënies së çmimit (zakonisht në prill të vitit të çmimit)
- Libri i përzgjedhur duhet detyrimisht të jetë roman apo tregime të shkurtra, me kusht që të jenë botuar në një vëllim të vetëm. Zhanret e tjera nuk janë të pranueshme;
- Veprat e autorit fitues nuk duhet të jenë përkthyer më parë në më shumë se 4 gjuhë të huaja;
- Autori i përzgjedhur duhet të marrë pjesë në aktivitetet që do të organizohen për këtë çmim (përkatësisht në Ceremoninë e Dhënies së Çmimeve në Bruksel dhe në prezantimin e librit të përzgjedhur në një prej librarive të vendit).
Në vitin 2014, kur Shqipëria u përfshi për herë të parë në këtë festival libri dhe kulture, fitues ishte Ben Blushi. Më pas, çmimi është fituar nga Rudi Erebara.
Juria shqiptare (2021) / Fituesi mbetet për t’u komunikuar
- Ben Andoni, president i jurisë, gazetar.
- Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Dituria”
- Entela Kasi, Presidente e Qendrës “PEN” në Shqipëri
- Eveline Ruzh
Juria Shqiptare 2017 / Fitues Rudi Erebara me romanin “Epika e yjeve të mëngjesit”
- Petrit Ymeri, president i jurisë, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Dituria”
- …
- Rudi Erebara ka lindur në vitin 1971. Poet, shkrimtar dhe përkthyes. Pas diplomimit në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës në vitin 1995, nis karrierën si analist politik, gazetar dhe shkrimtar. Autor i dy librave me poezi, përkatësisht “Fillon Pamja”, 1994 dhe “Lëng Argjendi”, 2013. Dy romanet e tij janë “Vezët e thëllëzave”, 2010, dhe “Epika e yjeve të mëngjesit”, 2016.
Juria shqiptare (2014) / Fitues Ben Blushi me romanin “Othello”
- Petrit Ymeri, president i jurisë, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Dituria”
- Diana Çuli, shkrimtare
- Moikom Zeqo, studiues
- Bujar Hudhri, drejtor i Shtëpisë Botuese “Onufri”
- Mariana Misha – Drejtore menaxhimi e rrjetit të librarive “Adrion”
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!