morPhina Ada Capi

Prolog

  • -Ptyt, malukat!

Dera e vjetër prej druri të kalbur, dikur ngjyrë vishnje dhe më e shkurtër se unë, për pak desh m’u përplas në gjoks. Pas saj, një plakë me zërin më me ndryshk se vetë menteshat, pështyn, s’e di mirë e trembur nga unë që iu shfaqa papritur apo nga pantallonat e mia të shkurtra që fikson me përbuzje.

Nga brenda arratiset një aromë kafeje turke të freskët e sapobluar. I mbush mushkëritë plot, ndiej nostalgjinë të më zgjojë një buzëqeshje që se fsheh dot, ul kokën që plakës t’i shpëtojë fytyra ime dhe shtoj ritmin.

E dua këtë qytet! Asnjë shpirt i gjallë në rrugët e tij. Vetëm unë dhe “Highway to hell” që mbajmë kontakt  me telat e bardhë të mp3. Tirana e lagësht nga shiu i natës s’do t’ia dijë për asnjërën nga ne. Fle akoma në ditë-natën e gjatë të dimrit.

Ndërsa ndalem të bëj stretching në shkallët me beton të plasur të Hollywood-it, ndiej kafeinën e zezë dhe të ngrohtë që arrin në këmbë në vend të gjakut. Mirë, jemi gati. Unë dhe Adidass-et e mia 100-vjeçare. Rregulloj ritmin e hapave në një kreshendo që më kërkon muzika dhe fluturoj nëpër trotuarin e ngrënë vende-vende, me baltën e kuqe e të rrëshqitshme aty ku mungojnë pllakat. Atletet u dredhojnë vendeve me baltë dhe i ngjiten malores duke shtuar shpejtësinë; tashmë dinë përmendësh makinat që parkohen natën mbi trotuar duke imponuar një zig-zag të rregullt. Ajri i ftohtë dhe i lagësht më vesh trupin, qyteti dorëzohet nën këmbët e mia që marrin forcë si një Ante e vrapojnë, vrapojnë…

Nga shtylla betoni të vetmuara, që rrinë shtrembër buzë trotuarit, zgjaten si flokë të pakrehura tela të zinj korrenti. Pleksen, ngatërrohen mes tyre, shpesh varen mbi pemë si krimba të gjatë pa e arritur tokën. Një Zot e di si shpëtojnë fëmijët prej tyre! Krejt papritur ndahen. Njëri më kërkon shikimin lart, në katin e fundit të një pallati tip kulle ngjyrë lejla me nuancë myku. Tjetri përfundon në ndonjë dritare përdhese me ndriçim “privat”. Por tani i di përmendësh dhe i shmang. Kjo këtu, ama, është e re. Zgjatet mbi avllinë buzë trotuarit dhe përfundon në cep të rrugicës majtas.

Ah po! Është klubi i ri i natës që u përurua të shtunën. Më së fundmi, iu dorëzua edhe ai ndriçimit “privat”dhe pa pagesë. Të paktën do të heshtë mostra e gjeneratorit që dëgjohej deri larg. Arrita! Ky vend, është ndalesa e parë. Ngadalësoj hapin dhe pres. Muzika ka heshtur me mua.

Ja ku është! Ngre njërin vesh dhe pastaj tjetrin si për t’u siguruar. Del nga pas koshit të plehrave, nga ku më priste dhe shfaqet i tëri në gjithë lavdinë e tij tashmë pa një ngjyrë të qartë. Është bastardi më i lumtur i këtij qyteti, ose ai që më bën mua më të lumturën. Më pret çdo mëngjes pas koshit të plehrave – territori i tij i padiskutueshëm. Ngre një herë njërin vesh, pastaj tjetrin. Koka e vogël anon pak majtas dhe pastaj ngre bishtin e prerë. Mendoj gjithmonë antenën e makinës sime të këputur për t’u vjedhur, ndërsa sodis atë bisht.

Jemi gati! Vrapojmë të dy përgjatë tregut të frutave. Lëmë pas dyqanet e mishit hallall dhe arrijmë deri tek godina njëkatëshe e Frigoriferit që gulçon me plot mushkëritë. Aty, natyrisht që më lë vetëm. Era e mishit që vjen nga tubi i ajrit e bën të lehë dhe nis të kërcejë lart. Është kaq i dobët, kaq i vogël, sa kurrë nuk do ta arrijë tubin e ajrit; por fjala kurrë nuk i thuhet asnjëherë një bastardi.

Vazhdoj me të në mendje pa u ndaluar. Dëgjohen vetëm atletet e mia që ngjiten, ngjiten drejt lindjes dhe hapi e ritmi tashmë janë një. Nata kridhet në harresë. Qepenat e para që hapen me dhimbje janë shenja të ditës që lind. Dajtin e kam përballë, ritmi më vjen në grykë, hapi ndalon. Ssssssht! Tani unë zhdukem. Bëhem e padukshme. Humbas mes një rrahjeje dhe tjetrës. Dajti zbulon shpatullat dhe një dritë e bardhë, e magjishme derdhet e tëra, njëherësh mbi mua. Dita fillon me agimin mbi supet e mia.

Kapitulli 1

Tirana është një qytet brumatriçe. Netëve, brumatriçja xhiron ngadalë me një zhurmë monotone si të jetë montuar nën krevat. Ashtu si përgjumësh përmbledh miellin dhe ujin, me indiferencë, me përtesë. E bindur se gjithçka që fluturon në ajër me mosbindje, herët a vonë, do të përfundojë në barkun e saj. Rezultati është një brumë amorf, ku çdo fakt apo person humb identitetin për t’u bërë, me hir a pahir, pjesë e këtij qyteti. Natyrisht, procesin e shoqëron një erë e rëndë e majasë së pafermentuar plotësisht, që  ma dhurojnë neuronet e mia çdo herë që bëhem gati t’i dorëzohem një panineje të bardhë dhe të ngrohtë. Po, kështu na gënjeu të gjithëve ky qytet; na la të ikim larg për të na ndjellë me nostalgjinë (me erën e majasë?) që na mashtroi. Ti kthehesh dhe betohesh që do t’i rrish larg, që gjendesh rastësisht, përkohësisht këtu. Veç se një ditë, një ditë çfarëdo, kupton se s’je më miell, as ujë, as maja. Je brumë.

Kjo rrugë është një nga arteriet e saj më të vjetra. Fillon nga mbrapa qendrës, i fshihet dyqaneve të shtrenjta, hoteleve luksoze, bulevardit, për t’u ngushtuar menjëherë në një rrugicë lagjeje. E pra je vetëm 200m nga qendra dhe, tak, katapultohesh në një kohë tjetër, në një shekull tjetër. Nga të dyja anët e saj ndërtesa me qerpiç, ku më e larta ka dy kate, më e pasura ka dy violina dhe një kitarë të vizatuar sipër dhe mban mbi vete tabelën e stërmadhe Hollywood. Në fund, aty ku rrugica mbaron, gjendet një nga shkollat nëntëvjeçare më të mëdha, e rilyer me një bojë që iu dorëzua menjëherë shiut. Shkolla dhe lagja jetojnë në një simbiozë jo fort të lumtur. Tregojnë se të ardhurit në lagje, i çojnë fëmijët në shkolla të tjera. Kjo është shkolla e vendalijve! Por më mirë për këtë t’ju flas më vonë.

Ish-roja i shkollës për gati 20 vjet, pasi doli në pension dhe vazhdoi të shiste biskota në korridoret e saj për rreth 7 vjet, vendosi se kishte ardhur momenti të investonte seriozisht në biznesin e tij, duke hapur, ngjitur me shkollën, byrektoren më të yndyrshme në qytet. Thonë se është paqtuar me drejtorin që e përzuri. Po të shihni me çfarë buzëqeshje ju pret pas pushimit të shkollës, do ta parashikoni me siguri sasinë e yndyrës që ju pret mes petave të ngrohta.Era e byrekëve të ngrohtë me gjizë (mos guxoni të kërkoni shije tjetër!) arrin deri në katin e dytë të ndërtesës ngjitur.

Biznesi më i ri në lagje është Call Center Primavera. Një ecejake e të rinjve, jo më shumë se 25 vjeç, jo vendalinj, që ushqen me komente mëhallën dhe barin për rreth tri-katër orë në ditë. Ndërsa vetë ata ushqehen me ëndrra për ta ndryshuar këtë qytet.

Përballë Call Center-it, tamam në lartësinë e tarracës së tij, por për fat, nga ana tjetër e rrugës, arrin tubi i ndryshkur i lokalit-sqetull të lagjes. Nuk ka tabelë, nuk di të ketë pronar! Gjithçka duket, është një derë xhami, nga ku yndyra e bërë kore ruan privatësinë. Lart, në tarracë, një tub i ndryshkur vjell tym të zi vazhdimisht. Por s’ka njeri në lagje (besoj edhe në Tiranë) që s’ka dëgjuar për “Tymin”! “Tymi” ose lokali që bën qoftet më të mira dhe më të lira në Tiranë. “Tymi” ose lokali ku mund të hash mirë dhe askush mos ta dijë që ke qenë! Sepse, natyrisht, në Shqipëri, ideja e një mejhane është braktisur, ajo e një gjellëtoreje luksi, akoma nuk është përqafuar. Thjesht çështje statusi. Ndonjëherë, nga dera që hapet dhe mbyllet me shpejtësi arratiset aroma e hudhrës dhe tallavaja e modës, por vetëm kaq. Një Busines Club londinez do t’ia kishte zili privatësinë.

Por le ta lëmë për një çast luftën e territoreve mes byrektores dhe “Tymit” për adoloshentët e Call Centerit dhe vazhdojmë në linjë të drejtë buzë rruge. Ngjitur me “Tymin”, pikë interneti “Te Qamili”! Nëse nuk ke një pikë interneti në lagje, është më mirë të ndërrosh lagje! Mund ta imagjinoni se ç’ndodh në atë pikë: e hapur 24 orë, e zhytur në tymin e cigares, aq sa muret s’kanë më ngjyrë. Mosha mesatare e frekuentuesve, 15-16 vjeç. Kuptohet fare lehtë lloji i linkeve më të klikuara.

Përballë, ngrihet madhështore, e zhurmshme, me suvanë që sfidon vizatimet e veglave muzikore në skulptura moderne (rastësore); me copëza nga Toccata dhe Fuga që ngjasojnë më shumë me tallavanë sesa Bahun, por mbi të gjitha, me tabelën gjigante ku spikat një Monro që mban mes këmbëve shkrimin: Hollywood! Shkolla më e mirë në Tiranë për kurse violine, violonçeli, pianoje kitare dhe baleti. Natyrisht private. Në çdo orë të ditës, nëna të reja me makina të stërgjata që bllokojnë parkimin, rrëzëllejnë krenari për pinjollët që hyjnë e dalin turivarur me vegla në shpinë.

Pas saj, vetëm 50 m e futur në rrugicë (rrugica e rrugicës, largësia është e matur nga njëra pasqyrë e benzit model i fundit, tek tjetra), lavazhi “Te Sony”. Ditën është lavazh, natën shërben si parkim. Në cep të tij ka gjithmonë të grumbulluara një sasi kanoçesh të përdorura e të grumbulluara nga koshat e plehrave. Asnjë program ekologjik për diferencim plehrash, jo! Jevgjit që janë pronarë të terrenit, nuk arrinin gjithmonë të merrnin qiranë nga Sony dhe mësuan të bëjnë një marrëveshje: përdorin cepin e lavazhit që rri bosh për të grumbulluar kanoçet që rishesin pastaj.

Mbi Hollywood-in, si për sfidë, ngrihen dy-tri shtëpi me qerpiç, që arrijnë të nxjerrin vetëm nga një dritare me pamje në rrugë secila dhe natyrisht, akoma më lart, ngrihet kryqi i Kishës së re Katolike.

Vetë kisha s’ka asgjë për t’u mbajtur mend por kryqi, kryqi është një vepër arti pop, që pak të kujton kryqin. I ndriçuar 24 orë me një dritë ngjyrë blu që të kujton tabelat e supermerkatove, i montuar pak shtrembër, saqë duket sikur do bjerë nga çasti në çast mbi Marilinin me këmbë hapur. Djathtas meje, ose më mirë nën dritaren e dhomës ku fle dhe 6 metra nga dera e farmacisë, është dyqani i bukës. E njëjta ndërtesë shërben edhe si palestër, por nuk e kam kuptuar akoma ku është hyrja për në dyqan e ku ajo për në palestër.

Dhe ja ku erdhëm! Ngjitur me pikën e internetit, përballë me Hollywoodin, është dyqani im.

“Kur të rritem do bëhem shitëse.” Ishte mëse normale. Ishte si të dëshiroje në Itali të bëje velinën.

Në atë kohë, fuqia e një shitëseje ishte e pakrahasueshme. Copa stofi të fshehura nën banak që nxirreshin me të njëjtën rëndësi që hapet tapeti i kuq një dive, duke sjellë pas vetes teshtima me erë naftaline. Përreth, spektatorë të përzgjedhur, pikërisht nga shitësja. Zarzavate të freskëta pa radhë, çokollata (vetëm prodhim vendas) që kishin fuqinë korruptuese që ka një Play Station tani. Natyrisht që aspiroja kaq lart!Përfundova farmaciste. Ose më saktë, një shitëse me diplomë.

  • Ma che bello, Dottoressa! Abbiamo una dottoressa a casa, sai cara? (Oh sa mirë, doktoreshë! Kemi një doktoreshë në shtëpi e dashur, e di?). Ish-onorevole Bukalini i drejtohej së shoqes me këto fjalë, sigurisht duke menduar: kemi një doktoreshë që na pastron banjat në shtëpi….niente male! (Jo keq!)

Doktoresha, ndërkohë, nuk i hynte më diskutimeve sa vjet dhe sa provime kishte për të dhënë akoma në Itali. Zonja Bukalini shtrembëronte hundën e saj (gjest ky që, duke parë përmasat e hundës, kërkonte një sforco të jashtëzakonshme) dhe diç thoshte për Tiranën që na paska edhe universitet. Uji në kovën e madhe absorbonte gjithçka për ta fshehur në valët e vogla ndërsa e mbështesja për tokë me mundim. U kthye në një ritual që i thuhej çdo mysafiri: doktoresha ka ardhur të mbarojë shkollën në Itali. Shikim mosbesues për aftësitë e mia intelektuale që barazoheshin me ato “të dukshmet” femërore. Natyrisht, nuk pyetesha më, për fat, për arsyet e shkëputjes së studimeve. Kishte kaq shumë arsye që nxirreshin çdo herë, sa mund të sfidonin vetë Beautiful-in. Vetëm më pas e kuptova se të studiosh (aq më tepër farmaci) në Itali dhe të pastrosh njëherësh banjat për të jetuar, është material për film fantastiko-shkencor. Dhe nuk e thashë më. Një vit më vonë, një ditë gushti që farmacitë e tjera ishin mbyllur, më qëlloi të shërbeja ish-onorevole Bukalinin. Priste në radhë, nën kondicionerin që e sulmonte pa mëshirë, por me një buzëqeshje të stampuar, të shërbehej nga unë.

Po nejse, tani jam këtu. Në këtë lagje 5 minuta larg me këmbë ose 25 minuta me makinë nga qendra.

E zgjedhur në mënyrë instiktive, sepse është në distancë të plotë sigurie nga të mitë, do të thoshte Emilio. Ky lokal është krenaria dhe fundi i karrierës time. Dy vetrata që më kanë kushtuar një djall e gjysmë, nuk arrijnë të fusin dritë e as të heqin erën shekullore të mykut. Porta e xhamit që, natyrisht, nuk përputhet me asnjë nga muret anësore, lejon të hyjë era e ftohtë e nëntorit nga të gjitha anët. Por asgjë s’më bën aq të përfolur sa tabela e madhe dhe shumë e ndriçuar, e cila i bën dritë gjithë rrugicës. Ka 64 ditë që i rezistoj tabelës më mirë se dhe një kryq në qafë shtrigash. Dalëngadalë, po arrij ta bind veten se po jetoj ëndrrën e jetës sime, ndërsa po poshtëroj çdo gjë të mirë që ka ky zanat. Të paktën, më ngushëllon fytyra e sime mëje ditën kur u montua dhe vetrata e fundit. Lexonte me afsh, por me një ndjenjë sigurie, fjalë për të pa kuptim; Homeopatia, Herboristeria, Naturopatia, teste hormonale dhe të masës yndyrore! Të thëna kështu nga goja e saj, më bëjnë mua një Mari Kyri në mes të Tiranës. Pas banakut ngjyrë kremi, farmacistja më cool e Tiranës, dora vetë.

Pasi mbaruam me anatominë, tani dy fjalë shkurt për fiziologjinë e lagjes. Ja se si jetohet një ditë normale, 200 metra larg nga sheshi “Skënderbej”: Është ora 10.30, akoma shpejt për nxënësit që dalin nga shkolla dhe mbushin sallën e internetit ngjitur. Ata që nuk gjejnë vende, ulen të hanë byrekun e famshëm me gjizë në bordurat e vitrinës sime. Më pas, natyrisht, do të pinë cigare siç pinë të gjithë 15-vjeçarët në botë; shpejt dhe me ankth, deri në gjysmë, për ta shuar mbi vazot e ish-luleve që duhet të zbukuronin vitrinën nga jashtë. Pas mesditës, rrugica pushtohet nga slogane, si: “I’m the top sex of the world”, “Dolce Gabana per sempre” ose, në rastin më të mirë, “Termator”, që do të thotë Terminator, por që kanotiera 5 masa më e madhe, valëvitet dhe nuk e lë të lexohet e plotë. Ndodh, por jo gjithmonë, që të kesh fatin të sodisësh një puthje të gjatë dhe komplete me të gjitha elementet brenda dhe jashtë. Në përgjithësi nuk ndodh në rrugicë, në ecje. Normalisht, është diçka që ka nevojë për një skenë, e kuptoj. Për këtë, i duhen vende shumë më të dukshme dhe më popullore se vitrinat e mia. Por njëherë, pata fatin të isha dëshmitare e kësaj skene mes një “I can make cool kids” që mbaronte ku fillon barku dhe një subjekti me mbathje me viza, 4 gisht nën të cilat vareshin xhinset e stërmëdha. Zgjati 6 minuta pa ndërprerje. Ajo çka u ndërpre, ishte jeta në rrugicë. Edhe era mbeti pezull mbi tre pemët e vetmuara. Natyrisht që çdo gjë rimori forcë dhe komente shumë më tepër për të kompensuar ato 6 minuta. Por diçka më thotë se shumë ëndrra prishën gjumin e asaj nate.

Një fletë e palosur dhe e ngecur me kujdes paksa mbi bravën e derës prej xhami, më tërheq vëmendjen. Ndiej mbi vete shikimin e burrave nga bari ndërsa e fus në çantë, të palosur, dhe bëhem gati të hap derën. Imagjinata e tyre mëngjesore, e spërkatur me avuj rakie dhe kafeje turke, thur kushedi çfarë histori admiruesish që më lënë bileta dashurie. Besoj. Në fakt, është oferta e fundit e antiinfiamatorëve, që arrin e përditshme sa herë bie shi. Pyes veten si funksionon marketingu në depot farmaceutike. Ditë me shi: “Gati për ofertat e analgjezikëve kundër dhimbjes?” Shën Valentini: “Gati me ofertat e viagrës?” Duhet një mendje akute që të drejtojë shijet farmaceutike shqiptare me një kalendar në dorë. Marketingu drejton, nuk bindet. Për ata që nuk kanë një ide të zhvilluar farmaceutike, por ju shpjegoj më mirë diçka mbi antiinfiamatorët. Mos u frikësoni, nuk është kimi farmaceutike.

Antiinfiamatorët janë si mielli për picajolin. Pra, në farmaci, sidomos kur bie shi, është sikur të jeni vazhdimisht në festën e picës. Edhe ofertat farmaceutike e vërtetojnë: merr 5 dhe i paguan nesër, merr 10 tipe të ndryshëm me skadencë të afërt, i paguan me këste derisa të vdesin të gjithë. Goxha oferta për farmacistët!

  • -Mirëmëngjesi zotëri!
  • -Mmmm….tipi me këmishë rozë model vitet 70, me shtrëngim penzash në atë që dikur ka qenë bel dhe tani është bark, më përplas mbi banak recetën dhe një tufë çelësash që rrokullisen. Më buzëqesh pak gjatë (mos duhet ta njoh dhe neuronet e kujtesës sime janë në tilt?), por buzëqeshja zvirdhet përpara fytyrës sime idiote që s’arrin të mbajë mend. Natyrisht, në recetë kemi 4 lloj mielli, sorry, antiinfiamatorësh.
  • -Nëse ka probleme me stomakun……
  • -Me trurin, veç me trurin ka probleme plaka, – dhe me anë të një shtrembërimi në fytyrë më bën të qartë bezdisjen nga pyetja ime.

Ndërkohë, po pastron thoin e fundit të dorës së majtë me atë të dorës së djathtë. Të dy bashkë kalojnë edhe gjatësinë e gishtit të vogël, por ama kapardisen secili me nga një unazë të rëndë floriri. Herë pas here, ngre pak kokën në një vështrim mosbesues, të tipit “e di që më njeh, mos bëj sikur”.

  •  -Tri herë në ditë nga një kapsulë, pas buke. Në rast se….zonja (për pak thashë plaka, por mosha në recetë thotë vetëm 58 vjeç) ka dhimbje stomaku…

Prapë shenja bezdisjeje. Nuk e di, por kam përshtypjen që disi e kam zhgënjyer…

  • -Shkruaja gjithçka mbi kuti dhe m’bëj gati faturën. Saaaa? Pse vetratat e tua do të paguaj unë?
  • -Zotëri, çmimi është fiks, e keni mbi kuti të shkruar.

Pas tij, dy vajza po humbasin durimin.

  • -Mirë mirë,-më zë fjalën në grykë me një gjest dore. Hap portofolin ngadalë nga ku nxjerr një tufë me lekë dhe gishti i fundit me unazën në dukje, ngelet lart.
  • -Zotëri, kusurin! Por kësaj radhe refuzimi teatral i kusurit thërrmohet nën një sirene të tmerrshme që na bën të hidhemi përpjetë.
  • -Mut Mercedesi!

Tmerri mbaroi, s’ka rëndësi i qëllimshëm apo jo. Por, ndërsa subjekti kthehet të ikë, ndodh diçka e çuditshme. Vajzat e sapohedhura përpjetë nga alarmi, gati për ta mallkuar deri në paraardhësit e panjohur të shkaktarit, bien përtokë si gjethe të këputura. Ngelen pa fjalë ndërsa varen të dyja nga fytyra idiote e pa shprehje para meje. Diçka më thotë që Don Zhuani ynë është mësuar me këtë sjellje; duke dalë, bën një sforcim me cepin e buzës së majtë që përshëndet (apo ngërdheshet?) dhe vajzat humbasin në hapësira misterioze

  •  -Po? Mirëdita!
  • -Atëherë?
  • -Atëherë, doktoresha, shoqja ime ka një prurit.
  • -Po, është vizituar?

Heshtje.

  • -Sa shpesh e ndien?

Heshtje.

  • -Mirë, në çfarë vendi e ndien….pruritin?
  • -Është një prurit…anal.
  • -Ah, ok. Po vuan nga hemorroidet …shoqja? Ka problem me jashtëqitjen?
  • -Shiko doktoresha (jo vetëm që flet shoqja e vajzës me prurit, por flet me breshëri). Ju jeni një grua e kulturuar që ka parë botë me sy. Besoj duhet ta dini më mirë se unë që ka mënyra e mënyra për t’u depiluar. Vetëm se ajo shtriga e farmacisë tjetër, ajo është një m-o-s-t-ë-r. Kur i thashë ca halli kisha,kishim, më fal, ia la fajin motrës sime, estetistes.
  • -Ok, ok, të dëgjojmë si është puna! Me siguri do të bëhet fjalë për alergji nga strishat depilatore. Cilat keni përdorur?
  • -Sheqerin. Sheqerin e nxehur.  

Ok, mëngjesin e kapërcej gjithmonë, por kështu i bie të kapërcej edhe drekën!

Kështu fillon dita: me një erë të çmendur nga jashtë xhamave që më fut mornicat. Psherëtij, ndez radion që mbaj fshehur nën banak dhe bëhem gati t’i futem recetave që duhen dorëzuar. Por zhurma e lagjes qenka më e fortë se Nanini sot.

Duhet ta dini që ka dy çështje, ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën, që, siç do ta kuptoni, bëhen vendimtare për të ardhmen time: Bari i lagjes dhe frekuentuesit e tij, eskluzivisht vendalinj.

Në të majtë të farmacisë gjendet bari i lagjes, ai i rrugës kryesore. Sepse, natyrisht, çdo lagje e respektuar ka dy bare. Njërin, në zemër të lagjes, më i mbrojtur nga sytë e kalimtarëve kuriozë; ky është ai më moderni, më i qeti, më i sigurti ose bari i seksit femër të lagjes. Një televizor i madh në sfond, kur nuk është orari i telenovelave turke ose braziliane (që të bëjnë të kuptosh sa larg është modeli i flokëve të tua nga një krehje e vërtetë femërore), transmeton pa ndalim Fashion TV ose supermodele në kostum plazhi, që të sjellin në mend idenë e vetëvrasjes kur je veshur me rroba të gjera!

Ti ulesh dhe kërkon një birrë të ftohtë, mbase për të mbytur pritshmërinë e performancës seksuale femërore në birrën e zezë lokale që është një mrekulli më vete. Kamerieri 18-vjeçar me fytyrën akneike të sheh sikur do të të burgosë. Kthen kokën rrotull dhe ….ka të drejtë ai! Në tavolinat moderne dhe jokomode të barit, sheh thonj të lyer e me pamje që mund të të tregojnë historinë e botës. Spikasin mes tyre cigare me shije menteje dhe kapucino me pana, lëng frutash, çaj jeshil apo, e shumta, pija më e fortë, çokollatë e ngrohtë. Çfarë mund të bësh? Mendon se mund të zgjedhësh barin tjetër, atë me pamje. Është vërtet i shëmtuar, i pisët, edhe muret i bien era cigare dhe alkool, ama ka një pamje të shkëlqyer.

Bari në rrugë! Po mos mendoni me pamje nga rruga. Bari vetë shtrihet më shumë mbi trotuar sesa në vrimën e errët e me erë, që deklaron në letra e kufizon me murin e farmacisë. Shi apo diell, borë apo 40 gradë përjashta, burrat e lagjes janë gjithmonë në të njëjtat karrige, nën një tendë që nuk ka më ngjyrë, të kthyer gjithmonë me fytyrë e trup nga rruga. Flasin mes tyre pa u parë për të mos humbur asnjë fakt të rëndësishëm të rrugës. Fatmirësisht, nga banaku i farmacisë, pa qenë nevoja që të ngrihem nga vendi, dëgjohet çdo gjë. Po, vërtet, çdo gjë. Duhet ta dini edhe që nuk ka asgjë, por vërtet asgjë që mund t’u shpëtojë burrave të barit të lagjes. As makina e vitit të fundit e blerë (nuk thonë kurrë “ e vjedhur) që hyn si eveniment në lagje, as qiraxhinjtë e ri të lokalit që jepet me qira, ndërsa pronarët janë jashtë shtetit e që natyrisht nuk dinë asgjë, as nusja më e re e lagjes që ka ngelur shtatzënë e që i shoqi nuk e di akoma. Aq më pak hapja e një farmacie të re ngjitur, me gjithë atë tabelë të stërmadhe e me titullin “Dottoressa” në italisht. Po mbi komentet e këtij fakti preferoj të mos ndalem, është më mirë kështu!

Anëtarët me të drejtë ortakërie në këtë bar janë 5. I pari, ose Romeo i lagjes, vishet gjithmonë me kostum e kravatë, mbush rrugicën me të njëjtin parfum dimër-verë dhe parkon në mënyrë demonstrative, makina superluksi që i biri (pronari i garazhit ose Sony) mban për t’i sjellë vërdallë me shkrimin “Shitet” nga prapa. Nëse nuk i dëgjohet zëri për më shumë se 5 minuta, do të thotë që në rrugë po kalon një minifund me një palë këmbë të denja për të mbetur pa fjalë.

 I dyti njihet nga aksenti. Ka zbritur nga një qytet i veriut rreth 10 vjet më parë, kohë që i ka dhënë mundësi të përziejë aksentin e veriut me fjalë të dialektit tiranas; një përzierje shumë e përhapur së fundmi. Punon sa dyfishi i të gjithëve, por natyrisht, do t’i duhen shumë e shumë vite që të trajtohet si i barabartë me ta . Është ai që u shërben të tjerëve, sidomos me punët që në lagje nuk i do askush.

I treti duhet të jetë mosha ime. Është një djalë i shëndoshë, i gjatë e pak i kërrusur, që vjen me sytë me sklepa e me shapka; vë bast që edhe dhëmbët i lan çdo dy muaj. Për fat, zgjohet vonë. Sepse ardhja e tij në bar, pas 5 minutash, shoqërohet me diskutime shumë, por shumë të zjarrta mbi sa, p.sh., qelbësirë ishte arbitri mbrëmë. Pastaj, kalohet, si një dhe një që bëjnë dy, në rishikimin e aftësive profesionale të trajnerit të Interit. Oh sa kam mësuar mbi lëvizjet taktike të munguara të Interit! Mund të shkruaj një libër që do të çudiste edhe vetë Moratin!

I katërti është i biri i Romeos, pronari i garazhit. Vetëm se, duke qenë se ai është personi që mban lart flamurin e kapitalizmit në lagje, kuptohet, është shpesh i zënë. Kur është prezent, së bashku me 130 kilet e tij për 160cm, baristi shfaqet me buzëqeshjen vesh më vesh; ofrohen birra, e jo më raki!

I fundit është më i rëndësishmi! Flet pak, vetëm kur e kërkon rëndësia e situatës, fjala e tij zë vend në lagje. Tymos pa pushim çfarëdo, mjaft të bëjë tym nën vetullat shumë të dendura e të gjata. Kolla e mbytur çdo tre minuta më siguron për praninë e tij. Peshon sa gjysma ime dhe bie era raki nga mëngjesi në darkë. Ka hyrë vetëm një herë në farmaci me recetë në dorë. Aty bëra gabimin e pafalshëm ta lija të priste në radhë dhe që atëherë jo vetëm që nuk hyn më, por më sheh me dyshim e përbuzje çdo herë që kaloj nga shtëpia për farmaci dhe përshëndes me një “mëgjes” nëpër dhëmbë.

Është e shoqja që vjen fiks dy herë në javë në farmaci; merr për të ilaçe tensioni, diabeti, asme…..së fundmi, edhe pastrues të mëlçisë që më bëjnë për të qeshur. Ah, dhe një gjë të fundit: e gjithë kjo panoramë ka për sfond muzikor tallavanë e momentit. Ose muzikë popullore të zonës, që nuk kuptohet nëse vajton nga halli apo nga rakia. Ndërsa si aromë, atë të pangatërrueshmen e rakisë esëll me ndonjë pilaf e qofte për stomakët e pamësuar. Ja pse jam e detyruar të lë radion ndezur në farmaci. Për të dalë jashtë, sidomos kur më pihet një cigare, as që bëhet fjalë. Por nuk ju thashë motivin e përbashkët që mban në këmbë barin. Është bari i lagjes në zemër të Tiranës; si i tillë, gëzon statusin e sigurt të vendalijve.

Si çdo lagje e respektuar në Tiranë, edhe kjo ka ligjet e veta. Nuk bëhet fjalë për të fortë apo për banda me emër, as për lagjen me gjimnazin me vajzat më të bukura. Thjesht, këtu vlen ligji i vendalijve.

Po si dallohet vendaliu?! Vendaliu ka të drejtën e fjalës së fundit, të vendit më të mirë në bar, të gjykimit për të gjithë dhe për gjithçka, e mbi të gjitha, të uljes së çmimit. Nuk ka rëndësi nëse je farmaciste apo shitëse peshku; nëse çmimin e thua me zë të lartë sipas tipit të fytyrës që ke përpara apo e vendos Ministria e Shëndetësisë. Ti ke para vetes vendaliun. Vetë ky fakt është një nder që të bëhet, që të jemi të qartë. Por, kujdes! Ka një nen tepër delikat në ligjin e vendalijve që quhet neni Far West.

Të shpjegohem: ti duhet patjetër t’i ofrosh ulje çmimi vendaliut, por pa e përfolur, pa e vënë në siklet atë. Sepse nëse do ta bëje, jo vetëm që do të ishte ofendim për vendaliun (dhe këtu mosha e tij nuk hyn), por do të të përplaste mbi banak edhe dyfishin e gjithë faturës, duke të ofenduar ty si tregtar.

Ama nëse e bën pa zhurmë, me elegancë, vendaliu e vlerëson, dhe respekti shtrihet përtej aftësive të tua personale tregtare. Respekti prek aktivitetin tënd, duke i dhënë atij statusin e një aktiviteti të dobishëm që ngre emrin e lagjes. Natyrisht që vendaliu s’mund të presë në radhë si gjithë të tjerët, për shembull si çifti i kosovarëve që jetojnë sipër teje prej 8 vjetësh, apo si një i huaj. Larg qoftë! Vendaliu të bën një shenjë diskrete nga cepi i farmacisë, dhe të takon ty të shërbesh si atë që ka radhën (që të mos ngrihen ankesa), por njëkohësisht e kryesisht, edhe vendaliun. Ah, harrova t’ju them edhe diçka: Vendalinjtë e së njëjtës lagje, urrehen të gjithë në një cikël perfekt. Të gjithë kanë diçka të re apo të vjetër kundër komshiut, kundër atij që nuk i dha dyqanin me qira, aq më tepër, aq më keq, duke preferuar vëllanë. Natyrisht që urrejtja shkon e vjen në dallgë thashethemesh që përplasen në farmaci. Por kurrë, asnjëherë s’duhet të komentoj më shumë se ç’duhet. Sepse pikërisht këtu qëndron kleçka. Të thuash gjithçka, do të thotë të hysh në sekrete familjare qindravjeçare e testamente të vjetra, që një avokat pasurish do t’i paguante me flori. Pa e kuptuar, ndërsa mat tensionin ose përgatit shurupin. Njëkohësisht, duhet të dozosh shurupin, ta përgatisësh, t’ia japësh fëmijës me shpresën që t’i mbyllësh gojën, të paktën atij, nëse s’mund ta bësh me të ëmën. Por mbi të gjitha, të kesh kujdes që të thuash diçka, sepse pritet një farë reagimi nga ty, por diçka që të mos jetë shumë agresive për vëllanë që vërtet ka falsifikuar dokumentet e shtëpisë dhe ky është krim (jo për faktin se përbën krim penal, thjesht për faktin që nuk i bëhet vëllait), por, ama, të mos ngelen gjurmë të asaj që thua. Sepse nuk është se po të kërkohet mendimi. Eh, jo! Çështje e ngatërruar diplomatike. Mbi të gjitha, sepse nuk dihet kurrë fati i një urrejtjeje të shpalosur me vite; mund të kthehet në një aleancë të rigjetur familjare sa hap e mbyll sytë. Kur? Kur një barbar (i huaj, dhe këtu hyjnë gjithë jo vendalinjtë) hap një dyqan në habitatin e tyre, ose, më keq akoma, kur një vajzë/grua e bukur jo vendalije nuk bindet se të qenit e përzgjedhura nga një vendali (pavarësisht se ky i fundit nuk përmbush asnjë nga kërkesat e saj, ç’hyn kjo?!), është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë. Hapu qiell! Po ju them vetëm se varet nga inteligjenca e vajzës/gruas, nëse do të bindet me të mira nga kërcënimet e kopesë apo do bindet me fakte; më mirë të mos shpjegojmë cilat fakte.

Por si fitohet statusi i vendaliut? Duhet ta dini që ka njerëz që e kërkojnë këtë status për vite me radhë dhe akoma nuk e kanë. Sepse këtu hyjnë në punë shumë faktorë: politika, prejardhja, dialekti, financat (jo ato realet, ato që duken nga jashtë), por mbi të gjitha, hyn dëshira për këtë status. E kanë arritur, pak a shumë duhet thënë, ata që erdhën në Tiranë gjatë komunizmit. Me kusht që të braktisin dialektin e prejardhjes duke e zëvendësuar me atë tirons. Kjo jo sepse janë më të mirët. Thjesht sepse pas tyre, zbritën të tjerë dhe dihet, e keqja e vjetër duket më e ëmbël kur vjen e keqja më e re. Zor se do ta arrijnë kurrë kosovarët-tepër të pagdhendur. Asnjëherë emigrantët-shumë tangërlliksa.

Se mos quani vendalij ata që jetojnë në periferi?! Zoti na ruajt prej tyre! E vetmja kategori që ka shpresa, janë gratë që martohen me vendalij. I shpëton dëshira e tyre e flaktë për të humbur sa më shpejt origjinën, dialektin dhe për të përqafuar fort e me pasion kauzën e vendalinjve.

Kjo është lagjja ku kam fatin e padiskutueshëm të jetoj e të punoj. Le të flasim tani për ligjin e të qenit grua në këtë lagje, për më tepër, VETËM! Atëherë, faji dhe turpi u mbetet prinderve që ma lejuan. Edhe pse s’thuhet me zë të lartë, kuptohet nga shikimet që i hidhen sime mëje kur vjen. Sidoqoftë, për të qenë vetëm në një lagje vendalijsh, duhet të kalosh provimin. Pjesa e parë e provimit: “si vishesh?”.

Këtu eci e sigurt si një tren; xhinset në modë të zgjedhura për mua natyrisht nga Emilio, me prerjen e tyre androgjene për të cilën kam paguar një faturë stratosferike, më bëjnë të dukem aseksuale, gjithçka tjetër përveçse femër. Në këmbim ama, më kompenson në seriozitet fakti që nuk kam një tufë flokësh të shëndetshme “oksigjené”, ashtu si një grua e moshës time duhet t’i ketë. Për burrat, jam një ufo uniseks, për gratë, një gjynahqare që s’kam më shpresa.  

Pra veshja ime rutinë e ka kaluar provimin. Provimi i fundit është ai i zotësisë profesionale. Sigurisht që u takon vendalinjve ta vendosin.

Fakti që më gjejnë gjithmonë me kokën ulur në kompjuter (pavarësisht se mund të jetë horoskopi, apo studimet më të fundit farmakologjike nga bota), luan në anën time. Me thënë të drejtën, është edhe një mënyrë për t’i shpëtuar sagës së tërë familjare në shekuj që shpaloset ndërsa shet një shiringë. Le të flasim troç! Pas asaj që ndodhi në lagje dhe për të cilën unë ndihesha fajtore, doza e indiferencës apo profesionalizmit, quajeni si të doni, tek unë arriti majat. Parimisht, ndjek gjithmonë teorinë e tri minutave, teori kjo e sprovuar nga eksperienca e doktorit, mentorit tim. Të shpjegohem: mjeku ka përpara një pacient (banaku im i shkretë, kur bie shi sulmohet nga katër pacientë që flasin njëherësh), dhe gjithë kohën që i duhet në dispozicion. Aq më tepër kur fama dhe mosha ia lejojnë, faktori kohë përkthehet fare qartë në para. Dhe ndërsa pacienti që ka shkuar të vizitojë prostatën i flet urologut për dhimbjen e krahut, mjeku ka mbaruar diagnozën, ka në mend recetën dhe mund të studiojë pacientin para vetes, gjithmonë nëse ky i fundit ia vlen. Ndërsa farmacisti, jo! Farmacistit i përplaset mbi banak një recetë, shumë shpesh, edhe tri njëherësh. Duhet të kuptojë shkrimin (dhe vetëm kjo merr të paktën 5 minuta), të gjejë me mend moshën që në 99% të rasteve mungon, t’i thotë me lezet pacientit që mjeku ka shënuar të njëjtin ilaç në tri emra tregtarë të ndryshëm për të mos prishur raportet me asnjë nga firmat farmaceutike, të pyesë nëse pacienti mund t’i marrë barnat apo ka sëmundje që nuk e lejojnë, t’i dozojë ato sipas peshës (me mendje, kurrë me shkrim para pacientit) dhe në fund, të llogarisë çmimin.

Dhe për të gjitha këto, ka maksimumi tre minuta.Shpesh, puna mbaron këtu. Akoma më shpesh, pacienti të shqit i zemëruar recetën nga dora duke të pyetur ku është farmacia tjetër më e afërt. Por ama në këto tri minuta luhet gjithë karriera jote e ardhshme, emri i mirë i yti dhe i farmacisë. Kjo vlen në një farmaci normale ku ka vlerë receta. Dhe jo në këtë lagje.

“Ç’na duhet receta (që përkthehet në pritje te mjeku dhe lekë mbi dorë o nën dorë) kur kemi përballë një vajzë të gjatë si gjirafë që na dëgjon me vëmendje? Dëgjon ato që na dhembin e ato që do na dhembin, ato që kanë ndodhur e ato që kanë për të ndodhur. I dëgjon të gjitha me një fytyrë serioze e të menduar. Varja recetës!”. Për shembull:

  • -Doktoresha, po mendoja dje që ato insulinat që më shkrijnë sheqerin në gjak, ka mundësi ta kenë ato fajin për prostatën?

Shikimi im i habitur, sikur të kisha përpara sintezën in vitro të një insuline!

  • -Thjesht fare, sheqeri që ikën nga gjaku, ku shkon? Grumbullohet dhe formon atë masën që më shpjegove ti rreth prostatës. E thjeshtë! Kështu që vendosa që insulinën e darkës ta bëj direkt e në prostatë. E di si kam fjetur? Si kurrë më parë!

Marr frymë thellë dhe gjithë të rejat e fundit që sapo kam lexuar për të ardhmen e insulinave spray, largohen me shiun e pasdites.

Por nëse qyqari i radhës nxjerr recetën e rimbursimit dhe natyrisht që hesht në faj, shtyhet me përbuzje nga ai që është pas. Sepse nga ajo recetë farmacisti ka vetëm telashe. Ajo recetë dëshmon vetëm dy gjëra të sigurta: pacient i varfër në banak, telashe dhe asnjë fitim. Jemi apo s’jemi në kapitalizëm? Nuk ka më barazi komuniste. Një pacient matet me kohën që të humbet dhe paratë që shpenzon. Në përgjithësi, kush të çan kokën me hallet e tij, të numëron të gjitha sëmundjet e tij dhe ato të familjes, ka shumë kohë dhe pak para për të harxhuar. Ndërsa kush shpenzon lekë, nuk shpenzon kohë. Parkon keq përpara farmacisë, e ka me nxitim, blen çfarë i duhet dhe çfarë i bie në sy që bën status (mund të mungojnë antibiotikët në farmaci, por kurrë karamelet që ka në reklamë Canale 5), paguan gjithmonë me nxitim e nëse je vërtet i zoti në llogari me mend meqë fatura nuk njihet akoma, e bën të paguajë dyfishin. Pastaj është kategoria e atyre që prishin lekët e të tjerëve. Është kategoria që kërkon më shumë përkushtim, meqenëse janë më të dëshiruarit e çdo tregtari. Kërkojnë seriozitet, profesionalizëm, përkushtim, por nëse i ke trajtuar siç duhet, kthehen gjithmonë, e nëse kthehen, tri minutat që ke shpenzuar për ta janë si të kesh mbjellë një pemë floriri. Por nëse ke punuar në Itali, e pamundur të gabosh me këtë kategori, i trajton siç duhet, natyrisht jo ata, por kartat e tyre të kreditit. Duhet thënë ama që pleqtë e Tiranës janë të edukuar, e dinë vendin që u takon e nuk kalojnë cakun duke kërkuar respekt të kotë e të pamerituar thjesht me pretekstin e moshës. Natyrisht, bëjnë përjashtim vendalinjtë. Përfaqësia e tyre me kohë të plotë, e ulur sa mbaron cepi i farmacisë sime, ose, burrat e barit ngjitur, janë prova më e mirë që, nëse ke kaluar provimin e lagjes, je nën mbrojtjen diplomatike më të sigurt në botë. E para: duhet paracetamol apo aspirinë, apo alkool? Ata janë ulur jo më larg se një metër larg derës time por ama dërgojnë kuzhinieren e shëndoshë që mbush me erën e qepës së skuqur gjithë farmacinë. Ose thërrasin me zë të lartë njërin nga djemtë e lagjes që kalon me biçikletë. Por rasti më poshtë tregon më së miri se çfarë shkalle respekti kam arritur vetëm në 2 muaj.

Qëkur e kam hapur farmacinë, fatura e energjisë më vjen sa dyfishi i qirasë që paguaj. Dritat ndërkohë vijnë e ikin me një ritëm që e bën farmacinë një diskotekë. Ama fatura, ajo arrin e shëndetshme prej dy muajsh. Nëse dikush nuk jeton në Tiranë, nuk mund ta kuptojë. Por në Tiranë mjaft të ngresh kokën drejt qiellit dhe në vend të yjeve të përshëndesin gjarpërinj fijesh elektriku që s’dihet nga nisin e ku mbarojnë. Ama dihet për çfarë duhen: për furnizim “privat” e gratis me energji elektrike. Në fakt njëra nga këto fije shërben për të vjedhur energjinë nga farmacia ime në kushedi çfarë destinacioni. E pamundur të ndjekësh me sy fillimin dhe mbarimin. E pamundur të kesh një përgjigje nga Tania ose pronarja e lokalit, që ngre supet çdo herë që e pyes.

Le t’i themi gjërat siç janë. Nuk është se nuk isha mësuar tashmë me faturën, por do të ketë qenë edhe ajo dita “X”, që thotë Emilio për ne femrat që s’bëjmë seks prej “Y” muaj, që mbushi kupën. Për të bërë diçka të …tmerrshme… komplet të pazakontë në lagje: thirra policinë! E kuptova që pas “alo-s” sesa absurde tingëllonte ajo çka denoncoja unë.

  • -Çfarë, çfarë?

Polici, nga ana tjetër e fillit, më qëlloi pa asnjë fije humori:

  • -Nuk ka zjarr, e kuptova. Po të shtëna?

U ndjeva keq, kjo është e vërteta. Si mund të abuzosh me kohën e policëve e t’i shqetësosh për një vjedhje korrenti, kur secili prej tyre përballon të paktën një shkëmbim zjarri në ditë? Ndërsa përpiqesha të fshihesha si struci pas tufës me receta, një motor policie parkoi përpara barit. Truri im i sprovuar me provime, teza, prapë provime, sforcohej më kot duke kërkuar diçka me kuptim. Diçka që t’i falënderonte për gatishmërinë, të shfajësohej dhe njëkohësisht, të mos më bënte kaq idiote në sy të tyre. Por ndërsa prisja nga një moment në tjetrin të hapej dera nga një uniformë blu, dëgjoj të qeshura energjike që shpërthejnë nga bari ngjitur. Një pjesë e mirë e korit nuk është e re për mua. Në mes të aktorëve kryesorë, dëshmitarë të padiskutueshëm të çdo ngjarjeje në jetën time tani e tutje, tunden nga e qeshura dy barqe me uniformë me nga një birrë në dorë.

  • -…Pa burrë, vetëm, studiuar jashtë, serioze. Ky është plaku-kryeplak me vetulla për flokë.

Vetëm kaq arrita të dëgjoj në mes të të qeshurave alkoolike. Ama e rëndësishme është që policët nuk hynë në farmaci. Jo vetëm kaq; si për mrekulli, fatura tjetër arriti me zbritje! Gjithçka shkoi në vend: respekti me aromë mëshire, më stabilizoi në lagje në një pozicion të admirueshëm. Natyrisht, estrogjenet e mia mbetën të vetmet kryengritëse, por duhet thënë që ditët më pas, arritën të lënë gojëhapur edhe ato.

Dhe ja ku jam në perëndimin e vitit që realizoi ëndrrën time!

Shkëputur nga romani me të njëjtin titull.

Botues: UET Press

Essential Concepts in Sociology

ANTHONY GIDDENS & PHILIP W. SUTTON

First published in 2014 by Polity Press; ISBN-13: 978-0-7456-4985-6

Education

  • Working Definition A social institution which promotes and enables the transmission of knowledge and skills across generations, most commonly through compulsory schooling.
  • Origins of the Concept Education is the passing on of knowledge, skills and norms of behaviour so that new members can become part of their society. Education today is widely seen as ‘a good thing’, and most people who have been through an education system and emerged literate, numerate and reasonably knowledgeable would agree that it has clear benefits. However, sociologists make a distinction between education and schooling. Education can be defined as a social institution, which enables and promotes the acquisition of skills, knowledge and the broadening of personal horizons and can take place in many settings. Schooling, though, is the formal process through which certain types of knowledge and skill are delivered via a pre-designed curriculum and is usually compulsory up to a certain age. Increasingly mandatory education in the developed countries is being extended to college and even university level. Before the late eighteenth century, education in schools was a private matter, and only the wealthiest families could afford an education for their children. Throughout the nineteenth century and into the wentieth, compulsory state education systems were introduced as the need for literacy and numeracy among workers grew in industrial workplaces and offices. While functionalist theories see the formal function of schools as the production of an educated and skilled population, many Marxist and radical critics argue that there is a hidden curriculum that subtly conveys the values and norms which support a grossly unequal capitalist society. More recent research has tended to focus on the role of education and schooling in cultural reproduction, the generational transmission of cultural values, norms and experience and all of the mechanisms and processes through which this is achieved.

Meaning and Interpretation
Émile Durkheim argued that education is a key agency of socialization, inculcating in children society’s common values which sustain social solidarity.
Durkheim was concerned particularly with moral guidelines and mutual responsibility, as these helped to mitigate the kind of competitive individualism that many thought would destroy solidarity. But in industrial societies, Durkheim argued, education also has another function in teaching the skills needed to take up increasingly specialized occupational roles which could no longer be learned within the family. Talcott Parsons took this basically functionalist approach further. He maintained that one of the key functions of education is to instil the central value of individual achievement, often via competitive examinations and assessment. This is crucial because exams are based on universal, meritocratic standards in contrast to the particularistic standards of the family, and in the wider society people generally achieve their positions on the basis of ability and
merit rather than on their class, gender or ethnicity.
However, many research studies have found that education and schooling
reproduce social inequalities rather than helping to equalize life chances. Paul Willis’s (1977) UK study, based on fieldwork in a Birmingham school, asked how it happens that working-class kids generally get working-class jobs. This is a pertinent question in a meritocratic education system. Willis found anti-school subcultures in which young boys had no interest in exams or a ‘career’ but simply wanted to get out and earn money. He argued that these were very similar to the blue-collar work cultures, and, in that way, failing in school did, unintentionally, prepare such children for working-class work.

Critical Points
Functionalist theory is correct to point out the formal functions of education systems, but is there really a single set of society-wide values, especially in the multicultural societies of today? Marxists agree that schools socialize children, but they do so to ensure that capitalist companies get the kind of workforce they need, not because they are committed to equality of opportunity. The structures of school life correspond to the structures of working life; conforming leads to success, teachers and managers dictate tasks, pupils and workers perform them, school and work staff are organized hierarchically, and this is taught as inevitable (Bowles and Gintis 1976).
This idea of a ‘hidden curriculum’ has also had a major influence on the sociology of education. Illich (1971) argued that schools are custodial organizations designed to keep young people occupied and off the streets until they enter work.
They promote an uncritical acceptance of the social order and teach children to know their class position. Illich advocated the ‘deschooling’ of society in favour of making educational resources available to everyone at whatever time they need them and to study whatever they want rather than being forced to learn a standardized curriculum. Resources could be stored in libraries and information storage banks (today probably online) and made available to any student. These ideas seemed hopelessly idealistic at the time, but, with today’s new focus on lifelong learning and distance learning over the Internet, they no longer seem quite so far-fetched.

Continuing Relevance
How can we square the positive functions of education with the serious critiques?
Schooling is part of the reproduction of structural inequalities, but, at one and the same time, it also equips people with some of the skills and knowledge that enable them to understand and challenge those inequalities. And, in addition, it is the case that many teachers who fully appreciate the structural role of the education system work to improve and change it from the inside. Any theory which offers no prospect of change perhaps gives too much weight to the power of social structure and not enough to creative human agency. Education is an important site for a whole range of debates that are not just about what happens within schools, but also about the direction of society itself.
In recent years many developed societies have seen girls ‘overtake’ boys in
achieving school and college qualifications, and a debate has emerged as to why boys are ‘underachieving’ and what can be done about it. This implies that girls must have overcome the previous obstacles to their doing well. However, an empirical study in the UK found that a sample of twelve- and thirteen-year-old high-achieving girls continue to face identity problems caused by trying to ‘be clever’ within the existing norms of acceptable femininity (Skelton et al. 2010).
The girls faced particular problems in their relations with classmates but also struggled to gain the attention of their teachers. The reality of life for increasingly successful young girls and women is clearly more complex than is illustrated in the bald statistics of academic achievement.

References and Further Reading

  • Bartlett, S., and Burton, D. M. (2007) Introduction to Education Studies (London: Sage), esp. chapter 2.
  • Bowles, S., and Gintis, H. (1976) Schooling in Capitalist America: Educational Reform and Contradictions of Economic Life (New York: Basic Books).
  • Gatto, J. T. (2002) Dumbing us Down: The Hidden Curriculum of Compulsory Schooling (2nd edn, New York: New Society).
  • Illich, I. D. (1971) Deschooling Society (Harmondsworth: Penguin).
  • Skelton, C., Francis, B., and Read, B. (2010) ‘Brains before Beauty? High Achieving Girls, School and Gender Identities’, Educational Studies, 36(2): 185–94.
  • UNESCO (2009) Overcoming Inequality:Why Governance Matters, Education for All: Global Monitoring Report (Oxford: Oxford University Press), esp. chapter 2.
  • Willis, P. (1977) Learning to Labour: How Working-Class Kids Get Working-Class Jobs (London: Saxon House).

Mimoza Ahmeti – dy poezi

Shpirtka ime e vogël

Shpirtka ime e vogël

nga puthjet e mëmës sate

mëso se një vetmi e pandalshme

do të hapë udhën tënde,

një vetmi është çdo udhë,

një vetmi, çdo njeri.

Shpirtka ime, përgatitu:

një herë të paktën në jetë

një çmënduri kolektive

do ta godasë ëndrrën tënde

dhe askush s’do të dijë

nga erdhi.

Pastaj një akord paqësor

kolektiv

që përsëri nuk shpjegohet dot-

është si të shpjegosh erën-

do të fashitë gjithçka.

Dhe prapë ti, shpirtka ime e vogël,

do të shkosh fillikate:

do të ketë shumë ëndrra

që u ngjajnë fytyrave,

duarve,

dhe që freskojnë fytyrën

tënde dhe duart e tua:

por kjo do të jetë si uji-

vetëm rrjedh. Nuk qëndron.

Që të jem më e qartë me ty

shpirtka ime, mos harro:

njerëzit janë si mizat-

të ndotin në tortën e zemrës.

Dhe më i miri prej tyre

ta menderos një herë …

Unë të puth shumë

shpirtka ime e vogël,

sepse është kështu.

Bëhu i bukur

Bëhu i bukur sonte!

Dëbo grindjet, largimet dhe heshtjen e vrazhdë nga kujtesa.

Sillmë ndërmend mua.

Dhe veten!

Eja duke kënduar një këngë burri për jetën!

S’ka rëndësi se qysh, veç thuaja këngës trime,

me një tufë ëndrrash si tufë zogjsh

                hapur në mijëra drejtime!

Jo i vogël në shpirt,

                as i ngushtë!

Sonte

të dua të gjallë e të çlirë si natyra

dhe Njeri – zotërues i natyrës dhe vetes

gjithmonë!

Të dua pranë! Kuptomë!

Kam etje për krahët e tu mbi supet e mia,

për çlodhjen e kokës sime në qafën tënde

si në një qafë lisi!

Nuk të kërkon cektësia, por thellësia.

Të dua të ndershëm, të pakfjalë e të mençur;

të lodhur nga puna, kurrsesi nga jeta!

Të jesh i pastër, të biesh erë ujë si guri!

Të pafund të dua, të kem ku të mas vetveten!

Të dua të fuqishëm, të më ngresh peshë gjithë ç’jam – trup e ëndërr!

Që pastaj, kur të kthehem, pas mbrëmjes

e gjer natën vonë, të shkruaj vargje

shumë herë më të bukur e më të guximtë

nga këta që shkrova.

Modernitet apo post-modernitet?

Anthony Giddens / Shqip: Valbona Nathanaili

Shkëputur nga libri: Pasojat e modernitetit

“Post-moderniteti” përdoret, zakonisht, sikur të ishte sinonim me post-modernizmin, shoqërinë post-industriale etj. Megjithatë, ideja e shoqërisë post-industriale, ashtu sikurse u trajtua nga Daniel Bell në aspekte të ndryshme,[1] është tejet e qartësueshme në krahasim me dy konceptet e tjera, të përmendura më sipër, të cilat nuk janë kaq të qarta. Le të ravijëzojmë këtu një dallim midis këtyre dy termave. Post-modernizmi, nëse nënkupton gjithçka, është kapur më mirë kur u referohemi stileve apo lëvizjeve në letërsi, pikturë, arte plastike dhe arkitekturë. Ai lidh aspektet e refleksionit estetik menatyrën e modernitetit. Megjithëse, ndonjëherë, i skicuar jo qartazi, modernizmi është ose ishte një pikëpamje e dallueshme në këto epoka të ndryshme dhe, mund të thuhet, se ai u zëvendësua nga rryma të tjera të shumëllojshmërisë post-moderniste. (Mbi këtë çështje mund të shkruhet një vepër e veçantë, por unë nuk do të merrem me analizën e saj).

Post-moderniteti i referohet diçkaje të ndryshme, të paktën ashtu siç do ta përcaktoj unë termin. Nëse ne lëvizim brenda një faze të post-modernitetit, kjo do të thotë se trajektorja e zhvillimit shoqëror po na shpie nga institucionet e modernitetit drejt një tipi të ri dhe të dallueshëm të rendit shoqëror. Post-modernizmi, nëse ekziston në formë të qëndrueshme, mund të shprehë  ndërgjegjësimin ndaj një ndryshimi të tillë, por nuk tregon se ai ekziston.

Kujt i referohet zakonisht post-moderniteti? Nëse do të shmangim kuptimin e përgjithshëm të mënyrës së jetesës nëpërmjet periudhës së pabarazisë së shenjuar nga e shkuara, termi nënkupton zakonisht një ose disa nga përcaktimet e mëposhtme: kemi zbuluar se asgjë nuk mund të dihet me siguri, duke qenë se të gjitha “krijimet” para-ekzistuese të epistemologjisë janë shfaqur si të pabesueshme; se “historia” është çliruar nga teleologjia (rrëfenjat hyjnore) dhe, rrjedhimisht, nuk mund të mbrohet bindshëm asnjë version i “përmirësuar”; dhe se renditje të reja shoqërore dhe politike, që kanë të bëjnë me problematikat ekologjike dhe lëvizjet e reja shoqërore, kanë dalë tashmë në skenë. Zor se, sot, post-moderniteti mund të identifikohet me atë çka ishte e pranuar gjerësisht dikur: zëvendësimi i kapitalizmit nga socializmi. Në fakt, zhvendosja e këtij këndvështrimi kalimtar nga pika qendrore është një nga faktorët kryesorë, që ka nxitur diskutimet  rreth shkatërrimit të mundshëm të modernitetit, pikëpamja deterministe e Marx-it mbi historinë.

Na lejoni ta heqim nga mendja, si të pavlerë për konsiderata intelektuale serioze, idenë që nuk janë të mundura dijet sistematike për veprimet njerëzore ose trendet e zhvillimeve shoqërore. Nëse dikush do të kishte një këndvështrim të tillë (dhe, po të jetë e vërtetë, ai nuk është i porsadalë si përcaktim i parë), zor se mund të shkruante një libër sipas këtij qëndrimi. E vetmja mundësi do të ishte mohimi i veprimtarisë intelektuale, për të mos thënë një “shkatërrimin i nisur si me shaka”, duke favorizuar kështu vetëm përdorimet fizike. Çfarëdo që të nënkuptojë mungesa e bazës në epistemologji, duhet thënë se ajo nuk ka të bëjë aspak me këtë pikëpamje. Për të patur një pikënisje më të sigurtë, mund të hedhim vështrimin tek nihilizmi i Nietzsche-s dhe i Heidegger-it. Pavarësisht dallimeve midis dy filozofëve, ekziston një qasje në të cilën ata bashkohen me njëri-tjetrin. Të dy e lidhin modernitetin me idenë se “historia” mund të konsiderohet si përvetësim i përmirësuar i krijimeve të arsyeshme të dijes. Sipas tyre, kjo shprehet në termin e “kapërcimit” (mposhtjes): formimi i kuptimeve të reja shërben për të identifikuar atë se çfarë është e vlefshme dhe çfarë nuk është e tillë, dhe, sendërtimi i të cilave bëhet mbi bazën e njohurive të grumbulluara.[2] Secili prej tyre e sheh si të domosdoshme për ta distancuar veten nga pretendimet e krijuara mbi bazën e iluminizmit të mendjes, ndonëse nuk mund t’i kritikojmë këto pretendime nga përparësia që iu japin pretendimeve të mëpasshme si më superiore apo më të mirëmenduara. Ata braktisin kështu përkufizimin e “kapërcimit kritik”, i cili ishte kaq qendror për iluminizmin kritik ndaj dogmës.

Megjithatë, çdonjeri që e kupton këtë si një kalim thelbësor nga moderniteti drejt post-modernitetit përballet me vështirësi të mëdha. Njëra nga vështirësitë kryesore është e dukshme dhe e njohur më së miri. Të flasësh për post-modernitetin duke e zëvendësuar me modernitetin duket sikur sjell në vëmendje pikërisht atë gjë për të cilën (tani) është deklaruar se është e pamundur: i jep një farë koherence historisë dhe argumentimeve tona mbi të. Për më tepër, nëse Nietzsche ishte autori kryesor që shkëputi post-modernitetin nga moderniteti, një fenomen që hamendësohet se po ndodh  sot, si është e mundur që ai e kuptoi të gjithë këtë thuajse një shekull më parë? Pse ishte pikërisht Nietzsche-ja i aftë të bënte një zbulim të tillë që, sikundër shprehej pa të keq, “nuk bëra asgjë më tepër sesa nxorra në pah hamendësimet e fshehta të vetë iluminizmit”?

Është e vështirë t’i rezistohet konkluzionit se shkëputja nga mendimi fondamentalist është një ndarje domethënëse në mendimin filozofik, origjina e të cilit daton aty nga mesi apo fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Shkëputja merr vlera të reja nëse e vështrojmë më tepër si “moderniteti që filloi të kuptojë vetveten”, sesa si kapërcim të modernitetit si të tillë.[3] Ne mund ta interpretojmë këtë në termat e asaj që do e etiketoja si botëkuptim providencial. Mendimi iluminist dhe kultura perëndimore në përgjithësi, e kanë origjinën në një kontekst fetar, i cili e vinte theksin tek teleologjia dhe arritjet e mirësisë së Zotit. Providenca hyjnore kishte udhëhequr për një kohë të gjatë mendimin kristian. Pa ekzistencën e këtyre orientimeve të mëparshme, mendimi iluminist zor se do të ishte vendosur në radhë të parë. Nuk është aspak e habitshme, po të pohohet fakti se mbrojtja e pikëpamjes iluministe më tepër i rimodeloi idetë e parashikimit hyjnor, sesa i zëvendësoi ato. Tipi i sigurisë (ligji hyjnor) u zëvendësua me një tjetër (siguria në shqisat tona, në vëzhgimet empirike) dhe providenca hyjnore u zëvendësua me progresin providencial. Për më tepër, ideja providenciale e arsyes koincidoi me rritjen e dominancës evropiane ndaj pjesës tjetër të botës. Rritja e fuqisë evropiane siguroi, ashtu siç edhe ndodhi në fakt, mbështetje të rëndësishme për hipotezën se botëkuptimi i ri rreth botës u ngrit mbi një bazë të qëndrueshme, e cila ofroi jo vetëm siguri, por edhe emancipim nga dogmat e traditës.

Sidoqoftë, fara e nihilizmit vazhdonte të kishte rrënjë në mendimin iluminist që në zanafillën e tij. Sipas tyre, nëse nuk e cënojmë sferën e arsyes, asnjë dije nuk mund të mbështetet në themele që nuk duhet të vihen në dyshim, sepse edhe përkufizimi më i qëndrueshëm mund të konsiderohet i vlefshëm vetëm “në parim” apo “deri në një njoftim të dytë”. Ndryshe, do të binim në kthetrat e dogmës dhe do të ndaheshin nga e vetmja sferë e arsyes, e cila përcakton se çfarë vlen në radhë të parë. Pavarësisht se shumë studiues u referohen provave të shqisave tona si informacioni më i besueshëm që mund të përftojmë, mendimtarët e hershëm të iluminizmit ishin të ndërgjegjshëm se “prova” të tilla, në parim, janë të dyshimta. Këto të dhëna nuk mund të shërbejnë kurrë si bazë e plotë dhe e sigurt, apo të pretendojnë për dije. Duke ditur shkallën e lartë të ndëgjegjësimit sa u takon vëzhgimeve sendore, si dhe kategorizimit të tyre teorik, mendimi filozofik ka devijuar tërësisht nga empiricizmi. Për më tepër, që nga koha e Nietzsche-s, ne jemi më të qartë për mënyrën se si operon arsyeja, ashtu sikundër edhe për marrëdhëniet problematike që ekzistojnë midis dijeve dhe pushtetit.

Zhvillime të tilla, më shumë se na çojnë “përtej modernitetit”, na ofrojnë një kuptim më të plotë të një refleksiviteti të qenësishëm në vetë modernitetin. Moderniteti nuk është i turbullt për shkak të përdorimit të arsyes, por sepse natyra e përdorimit të saj, së fundmi, është shndërruar në një “puzell”. Si mund ta justifikojmë një angazhim për arsye në emër të arsyes? Në mënyrë paradoksale, ishte mendimi pozitivist ai që e ngërtheu këtë çështje më drejtpërdrejt, si rrjedhojë e përpjekjeve të shumta për shkëputjen e të gjitha mbeturinave të dogmës e traditës nga mendimi racional. Moderniteti duket sikur u bë enigmatik në thelbin e tij dhe nuk gjeti ndonjë shteg që do mund ta “kapërcente” atë. Na kanë mbetur pyetje, që njëherë mendohej se kishin përgjigje dhe, më duhet të argumentoj se, nuk janë vetëm filozofët që e kanë kuptuar këtë gjë. Një ndërgjegjësim i përgjithshëm për fenomenin filtron në shqetësim, i cili shtyp secilin prej nesh.  

Post-moderniteti shoqërohet jo vetëm me fundin e fondamentalizmit, por edhe me “fundin e historisë”. Sikundër jam referuar edhe më herët, nuk është nevoja të përshkruaj detaje rreth këtij nocioni këtu. Historia nuk ka një “formë” intrinsike dhe nuk është as teleologji. Mund të shkruhen shumë histori, por nuk mund të kenë një referencë, sikundër mbështetja që kërkonte Arkimedi për levën e vet (ideja se historia ka një drejtim evolucionar). Historia nuk duhet të barazvlerësohet me “historicizmin”, meqenëse ky i dyti lidhet dukshëm me institucionet e modernitetit. Materializmi historik i Marksit identifikon gabimisht njërën me tjetrën dhe, për rrjedhojë, jo vetëm i atribuon një unitet fals zhvillimit historik, por edhe dështon, pasi nuk është në gjendje të dallojë cilësitë e veçanta të modernitetit. Argumentet për këtë çështje u trajtuan më së miri në debatin e spikatur zhvilluar ndërmjet Lévi-Strauss dhe Sartre.[4] “Përdorimi i historisë për të bërë histori” është një fenomen thelbësor i modernitetit, dhe jo një parim i përgjithshëm i cili mund të zbatohet në të gjitha epokat – është një version i refleksivitetit të modernitetit. Madje, historia si regjistër kohor, ose si skicim i sekuencave të ndryshimit ndërmjet datave të ndryshme, është një mënyrë specifike e kodifikimit të së përkohshmes.

Ne duhet të jemi të kujdesshëm me mënyrën, se si e kuptojmë historicizmin. Ai mund të cilësohet si përdorimi i së shkuarës për të ndihmuar në formimin e së tashmes, por që nuk mbështetet në lidhjen me të shkuarën. Në të kundërt, historicizmi ka të bëjë me përdorimin e dijeve rreth së shkuarës, si një mjet për t’u shkëputur me të ose, në një farë mase, si mbështetje ndaj çfarë mund të justifikohet në mënyrë parimore. Në fakt, historicizmi na orienton kryesisht drejt të ardhmes. Në mënyrë esenciale, të ardhmes i referohemi si e hapur, megjithëse konsiderohet ende si kusht kundërfaktual ndaj linjave të veprimeve të ndërmarra me mundësitë e së ardhmes në mendje. Ky është një aspekt i rëndësishëm i “shtrirjes” së kohë-hapësirës, ku kushtet e modernitetit krijojnë si mundësinë, ashtu edhe domosdoshmërinë. “Futurologjia” –  konfigurimi i të ardhmeve të mundshme/të pëlqyeshme/të vlefshme – bëhet kështu më e rëndësishme sesa skicimi i së shkuarës. Secili nga tipet e mekanizmit të çrrënjosjes, i përmendur më parë, prezumon një orientim të këtij lloji të së ardhmes.

Ndarja nga pikëpamjet providenciale të historisë, rrënimi i fundamentalizmit, së bashku me shfaqjen e mendimit të ardhshëm kundërfaktuale dhe me “rënien” e përparimit nëpërmjet ndryshimit të vazhdueshëm, janë kaq të ndryshueshëm nga pikëpamja qendrore e iluminizmit saqë, për t’i vështruar këto ecuri si të pandashme, duhet të përligjet pikëpamja që thotë se po ndeshemi me periudhat kalimtare me ndikim të gjerë. Madje, edhe qasja e referimit të tyre si post-modernizëm përbën një gabim, i cili frenon kuptimin e saktë të natyrave dhe ndikimeve të tyre. Veçimet që kanë ndodhur duhet të kuptohen si përfundime të dala nga vetësqarimi i mendimit modern, ashtu sikurse janë spastruar mbetjet e pikëpamjeve tradicionale dhe providenciale. Ne nuk kemi shkuar përtej modernitetit, por ne po jetojmë saktësisht në fazën e përmbylljes së tij.

Rënia graduale e hegjemonisë botërore europiane apo perëndimore, ana tjetër e së cilës lidhet me zgjerimin e institucioneve moderne anembanë botës, përbën qartazi një nga ndikimet kryesore për të cilat bëhet fjalë këtu. Sigurisht, që “rënia e projektuar e Perëndimit” ka qenë objekt shqetësimi për shumë autorë që nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ashtu siç përdoret në këtë kontekst, fraza e mësipërme i referohet, zakonisht, periudhës gjatë së cilës civilizimi modern shihet thjesht si një civilizim me shtrirje rajonale ndërmjet civilizimeve të tjera që e kanë paraprirë atë në zona të tjera të botës. Civilizimet kanë periudhat e tyre të lulëzimit, maturimit e plakjes dhe, ndërkohë që zëvendësohen nga civilizime të tjera, shoqërohen me ndryshime në shpërndarjen rajonale të fuqive globale. Por, moderniteti nuk është thjesht një civilizim ndërmjet  të tjerëve, nëse i përmbahemi interpretimit “të veçimit” që kam sugjeruar më lart. Mbërthimi rrënues i Perëndimit, në raport me pjesën tjetër të botës, nuk është rrjedhojë e tkurrjes së ndikimit të institucioneve, të cilat u ngritën së pari pikërisht në perëndim, përkundrazi, kjo ishte rrjedhojë e përhapjes së tyre anembanë botës. Pushtetet ekonomike, politike dhe ushtarake që i dhanë Perëndimit epërsinë e tij dhe që u krijuan falë bashkimit të katër dimensioneve institucionale të modernitetit, nuk i diferencojnë shumë vendet perëndimore nga vendet e tjera të botës. Ne mund ta interpretojmë këtë si një prej proceseve të globalizimit, një term i cili duhet të mbajë një pozicion kryesor në leksikun e shkencave shoqërore.

Cilët prej grupeve të tjera të ndryshimeve lidhen, në një kuptim a në një tjetër, me post-modernitetin? A ka lidhje me post-modernitetin krijimi i lëvizjeve të reja shoqërore dhe krijimi i axhendave të reja politike? Sikundër do provoj t’i trajtoj pak më tej, këto janë vërtet të rëndësishme. Sidoqoftë, me vigjilencën më të madhe, na duhet ta rendisim mënyrën tonë të arsyetimit në bashkësinë e një vargu teorish e interpretimesh që kanë avancuar mbi bazën e tyre. Duke e analizuar post-modernitetin si një seri e ndryshimeve të qenësishme që qëndron larg ose “përtej” grumbullimeve të ndryshme institucionale të modernitetit, mund të themi se nuk jetojmë ende në një univers shoqëror post-modern, ndonëse jemi në gjendje të shohim më shumë sesa disa paraqitje te vogla të shfaqjes së mënyrave të jetës dhe të formave të organizimit shoqëror, të cilat divergjojnë nga ato të ofruara nga institucionet moderne.

Në termat e kësaj analize mund të kuptohet lehtë se pse është kaq i paqartë radikalizimi i modernitetit dhe pse është kaq domethënës në të njëjtën kohë. Tiparet e tij më të dukshme: rrënimi i evolucionizmit, zhdukja e teleologjisë historike, pranimi i plotësimit, konstituimi i refleksivitetidhe zhdukja e pozicionit të privilegjuar të Perëndimit, na orientojnë drejt një universi të ri dhe të trazuar përvojash. Nëse “ne” u referohemi akoma, kryesisht, përvojave të atyre që jetojnë vetë në Perëndim ose, më saktë, sektorëve të industrializuar të botës, atëherë kjo do të thotë se ndikimet e këtyre përvojave janë ndjerë kudo.

Përmbledhje

Në këtë moment jemi në gjendje të bëjmë një përmbledhje të diskutimit të zhvilluar deri më tani. Kemi evidentuar tri burimet kryesore sa i takon dinamizmit të modernitetit, si dhe lidhjet mes tyre:

  • Ndarja e kohë-hapësirës. Ky është kushti i distancimit kohë-hapësirë dhe ka të bëjë me zgjerimin e papërcaktuar; siguron, gjithashtu, edhe mjetet e zonimit preciz të kohës dhe hapësirës.
  • Zhvillimi i mekanizmave çrrënjosëse. Këto “veçime” të veprimtarive shoqërore nga kontekstet lokale i kanë riorganizuar marrëdhëniet shoqërore përtej distancave të mëdha të kohë-hapësirës.
  • Zotërimi refleksiv i dijes. Fabrikimi i dijes sistematike rreth jetës shoqërore bëhet pjesë integrale e sistemeve të rifabrikimit, duke e nxjerrë jetën shoqërore jashtë trajtave të ngurta të traditës.

Të marra së bashku, këto tri tipare të institucioneve moderne ndihmojnë për të shpjeguar, pse të jetuarit në botën moderne ngjan më tepër me idenë e udhëtimit me një mjet të pakontrolluar shumë të vështirë (imazh, i cili do të trajtohet hollësisht më poshtë) sesa po udhëtojmë me një mjet që e kemi nën kontroll të kujdesshëm dhe të drejtuar më së miri, siç është makina. Zotërimi refleksiv i dijes, i cili është esencialisht energjik, por edhe në mënyrë të nevojshme i paqëndrueshëm, zgjerohet për të inkorporuar hapësirat masive të kohë-hapësirës. Mekanizmat e çrrënjosjes sigurojnë mjetet e këtij zgjerimi, nëpërmjet largimit të marrëdhënieve shoqërore nga “qëndrimi” në vendndodhje lokale specifke.

Mekanizmat e çrrënjoses mund të paraqiten si më poshtë:

  • Objektet simbolike dhe sistemet eksperte që përfshijnë besimin si të dallueshëm nga vetëbesimi, bazuar mbi dije sipërfaqësore induktive.
  • Besimi operon në mjediset e riskut, ku mund të arrihen nivele të ndryshme të sigurisë (mbrojtja ndaj rreziqeve). Marrëdhënia midis besimit dhe çrrënjosjes këtu mbetet abstrakte. Na duhet të investigojmë më vonë se si besimi, risku, siguria dhe rreziku artikulohen në kushtet e modernitetit. Na duhet, gjithashtu, të marrim në konsideratë rrethanat në të cilat zbehet besimi dhe se si mund të kuptojmë situatat e mungesës së besimit. Dijet (të cilat zakonisht duhet të kuptohen si “pretendime për dije”), të zbatuara refleksivitisht në veprimtaritë shoqërore filtrohen nëpërmjet katër grupe faktorësh:
  • Pushteti i diferencuar. Disa individë apo grupe kanë më tepër mundësi për të përvetësuar dije të specializuara sesa disa individë apo grupe të tjerë.
  • Roli i vlerave. Vlerat dhe dijet empirike lidhen sipas një rrjeti ndikimi të ndërsjelltë.
  • Ndikimi i konsekuencave të pasynuara. Dija rreth jetës shoqërore transendon qëllimet e atyre që e zbatojnë atë si mjet transformues.
  • Qarkullimi i dijeve shoqërore sipas një hermeneutike të dyfishtë. Refleksiviteti i dijes sociale në kushtet e sistemit të rifabrikimit ndryshon qenësisht rrethanat të cilave u referohej fillimisht. Rrjedhimisht, ne do të zbulojmë përfshirjen e këtyre tipareve të refleksivitetit në mjediset e besimit dhe riskut që gjenden në botën e sotme shoqërore.   

Moderniteti, koha dhe hapësira

Anthony Giddens / Shqip: Valbona Nathanaili

Shkëputur nga libri: “Pasojat e modernitetit

Për të kuptuar lidhjet e ngushta midis modernitetit dhe transformimit të kohës dhe hapësirës, duhet të fillojmë duke hartuar disa kundërshti mbi marrëdhëniet kohë-hapësirë në botën paramoderne.

Të gjitha kulturat paramoderne përvetësuan modele të llogaritjes së kohës. Për shembull, kalendari ishte një tipar dallues i bashkësive fshatare, ashtu sikurse edhe shpikja e shkrimit. Por përllogaritja e kohës, e cila formonte bazat e jetës së përditshme, për pjesën më të madhe të popullsisë gjithmonë lidhej me vendin, lidhje e cila ka qenë zakonisht e pasaktë dhe e ndryshueshme. Askush nuk mund të tregonte kohën e ditës pa iu referuar shenjave të tjera socio-hapësinore: “kur” në mënyrë universale lidhej, ose  me “ku”, ose identifikohej nëpërmjet ndonjë fatkeqësie natyrore. Shpikja e orës mekanike dhe përhapja e saj tek të gjithë anëtarët e popullsisë (një fenomen që daton fillimisht në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë) luajti një rol jo pak të rëndësishëm në ndarjen e kohës nga hapësira. Ora shprehte një përmasë të njësuar të kohës “së zbrazët”, e kuantifikuar në një mënyrë të tillë që lejonte projektimin e saktë të “kohës” së ditës (për shembull, “koha e ditës së punës”).[1]

Koha ishte ende e lidhur me hapësirën (dhe vendin) derisa uniformiteti i matjes së kohës, nëpërmjet orës mekanike, u përball me uniformitetin e organizimit shoqëror të kohës. Ky shndërrim koincidoi me zgjerimin e modernitetit dhe vazhdon të ekzistojë edhe në ditët tona. Një nga aspektet kryesore të tij është standardizimi i kalendarëve. Secili nga ne ndjek tashmë të njëjtin sistem regjistrues të kësaj kohe: për shembull, afrimi i “vitit 2000” ishte një event global. “Vite të reja” të ndryshme vazhdojnë të bashkëekzistojnë, por të gjithë së bashku janë pjesë e një mënyre plotësisht të përcaktuar datimi, krijuar për synime dhe qëllime universale. Një këndvështrim i dytë lidhet me standardizimin e kohës për rajone të ndryshme. Kështu, nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, zona të ndryshme gjeografike që ndodheshin brenda të njëjtit shtet kishin zakonisht “kohë” të ndryshme zyrtare midis tyre ndërkohë që, midis kufijve shtetërorë, situata ishte akoma dhe më kaotike.[2]

Në pjesën më të madhe, “zbrazëtia e kohës” është si parakusht për “zbrazëtinë e hapësirës”, çka do të thotë se e para ka epërsi karshi së dytës duke qenë se, ashtu sikundër argumentohet edhe më poshtë, koordinimi në kohë është baza e kontrollit të hapësirës. Zhvillimi i konceptit të “hapësirës së zbrazët” mund të kuptohet në termat e ndarjes së hapësirës nga vendi. Është me rëndësi të theksohet dallimi midis këtyre dy nocioneve, pasi ato përdoren shpesh dhe pak a shumë si sinonime të njëra-tjetrës. “Vendi” konceptualizohet më mirë nëpërmjet përdorimit të idesë së vendndodhjes lokale, e cila i referohet vendndodhjes fizike të aktivitetit shoqëror, për aq sa ajo (veprimtaria) ndodh diku gjeografikisht.[3] Në shoqëritë paramoderne, hapësira dhe vendi përputheshin kryesisht midis tyre, duke qenë se dimensionet hapësinore të jetës shoqërore, për pjesën më të madhe të popullsive dhe të lidhjeve midis tyre, zotëroheshin nga “prania” – nga aktivitete krejtësisht të lokalizuara. Mbërritja e modernitetit, në mënyrë të ndjeshme e ndau hapësirën nga vendi, sepse nxiti marrëdhënie ndërmjet të tjerëve “në mungesë”, lokalisht në distancë nga njëri-tjetri dhe pa mundësinë më të vogël të një ndërveprimi ballë-për-ballë. Në kushtet e modernitetit, përkufizimi i vendit u kthye në një nocion fantazmagorik, që do të thotë se vendndodhjet penetrohen dhe formësohen në termat e ndikimit shoqëror, krejtësisht në distancë prej tyre. Ajo çfarë e strukturon vendndodhjen nuk është thjesht ajo që është e pranishme në skenë; “forma e dukshme” e vendndodhjes fsheh marrëdhënie të distancuara, të cilat përcaktojnë natyrën e saj.

Ndarja e hapësirës nga vendi nuk është, si në rastin e kohës, e lidhur ngushtësisht me shfaqjen e instrumenteve të standardizuara të matjes. Instrumentet e ndarjes dhe nënndarjes së hapësirës janë përdorur shumë më parë sesa ato të matjes së kohës. Zhvillimi i “hapësirës së zbrazët” lidhet, para së gjithash, me dy grupe faktorësh: së pari, me ata të cilët e kanë pranuar riparaqitjen e hapësirës pa ju referuar një vendndodhjeje të privilegjuar, e cila formon dukshëm dhe njëanshëm një pozitë eprore; dhe, së dyti, me ata të cilët kanë bërë të mundur ndërrimin e njësive të ndryshme hapësinore. “Zbulimi” i zonave të “largëta” të botës nga tregtarët perëndimorë dhe eksploratorët ishte baza e domosdoshme e botëkuptimit si për këto dy grupe faktorësh, të përmendur më sipër, po ashtu edhe për vetë këta zbulues. Përmirësimi i skicimit të globit çoi në krijimin e hartave universale, tek të cilat këndvështrimet e ndryshme luajtën rol të vogël në paraqitjen e formës dhe pozicionit gjeografik dhe krijuan hapësirën e “pavarur” nga çfarëdolloj vendi ose zone të veçantë fizike.

Ndarja e kohës nga hapësira nuk duhet parë si një zhvillim i njëtrajtshëm në të cilin nuk ekzistojnë kundërshti, ose si një koncept që përfshin gjithçka. Në të kundërt, ashtu si në të gjitha trendet e zhvillimit, ka tipare dialektike, të cilat nxisin qasje kundërshtuese. Për më tepër, ndarja e kohës nga hapësira siguron një themel për rikombinimin e tyre, në raport me aktivitetin shoqëror. Kjo ilustrohet mjaft mirë, nëse i referohemi shembullit të orarit. Për disa, një orar, perceptohet si grafiku i kohës së nisjes së trenave; për të tjerë, në një vështrim të parë, një grafik i thjeshtë. Por në fakt orari është një renditje kohë-hapësirë, që na tregon jo vetëm se kur arrijnë trenat, por edhe ku. Si i tillë, ai na mundëson të bëjmë një koordinim kompleks të trenave dhe të pasagjerëve të tyre, duke na lehtësuar përllogaritjen e distancave të largëta dhe të pamatshme, më parë, të kohë-hapësirës.

Pse ndarja e kohës nga hapësira është kaq e rëndësishme për dinamizmin e jashtëzakonshëm të modernitetit?

Së pari, kjo lidhet me kushtin kryesor të proceseve të çrrënjosjes, analizuar shkurtimisht më poshtë. Ndarja e kohës nga hapësira dhe formatimi i tyre në dimensione të standardizuara “të zbrazëta” të normalizuara, shkëputi lidhjet ndërmjet aktivitetit shoqëror dhe “rrënjosjes” së tij në veçantitë e kontekstit të prezencës. Institucionet e çrrënjosura zgjeruan shumë distancimin kohë-hapësirë dhe, në të njëjtën kohë, për të pasur këtë ndikim, u mbështetën në koordinimin e kohës me hapësirën. Ky fenomen shërbeu për të ofruar mundësi të shumëfishta ndryshimi nëpërmjet çlirimit nga shtrëngesat e traditës dhe prej praktikave lokale.

Së dyti, kjo ecuri solli përftimin dhe përdorimin e mekanizmave që kanë të bëjnë me tiparin dallues të jetës shoqërore moderne: organizimin racionalizues. Organizimet (përfshirë shtetet moderne) mund të kenë ndonjëherë cilësi statike, inerciale, të cilat Weber i asocioi me burokracinë, por ndërkohë ato kanë zakonisht një dinamizëm që bie ndesh shumë me rendet paramoderne. Organizimet moderne janë në gjendje të lidhin bashkësitë lokale me ato globale në nivele të pakonceptueshme për shoqëritë tradicionale çka rrjedhimisht sjell, që këto organizime të ndikojnë jetën e miliona njerëzve në mbarë botën.

Së treti, historia radikale që i bashkëngjitet modernitetit mbështetet mbi modelin e “futjes” në kohë dhe në hapësirë, gjë që nuk ndodhte në civilizimet e mëparshme. “Historia”, si shumatorja sistematike e së shkuarës dhe që na ndihmon në formësimin e së ardhmes, e ka fillesën e parë të madhe me shfaqjen e hershme të shteteve agrare, por që zhvillimi i institucioneve moderne i dha një shtysë të re thelbësore. Një sistem i standardizuar datimi, tashmë i njohur universalisht, na ofron një përmbledhje të njësisë së kaluar, megjithëse shumë nga “historitë” që e përbëjnë atë mund të jenë subjekt për interpretime kundërshtuese. Për më tepër, marrja si e mirëqenë e kartografimit të përgjithshëm të globit, bën që njësia e së shkuarës të merret një për të gjithë botën; koha dhe hapësira rikombinohen për të formuar një kornizë historiko-botërore të qartë të veprimit dhe të përvojës.


Përgjegjshmëria e atomizuar Richard Elmore

Dominon përgjegjësia individuale

Shkëputur nga libri: Reforma shkollore / Autor Richard Elmore

Shqip: Valbona Nathanaili

Për shumë mësues, ideja e përgjegjshmërisë ka pak ose aspak lidhje me punën e tyre të përditshme. Ata veprojnë përgjithësisht si profesionistë, të izoluar në klasa të ndryshme, relativisht të shkëputur nga ndikimet e forcave të jashtme. Në këtë seksion, do të trajtojmë katër raste, në të cilat realiteti i përditshëm i izolimit dominon konceptet e përgjegjshmërisë.

Për pasojë, ne duhet të presim që mësuesit në “Phoenix” të jenë të shqetësuar me këtë lloj përgjegjshmërie formale: të jenë të shqetësuar, nëse rezultatet e testit të nxënësve janë në rritje a jo; të jenë të shqetësuar, nëse kurrikula e mësimit është në përputhje me kërkesat e detyruara nga korporata sponsorizuese; të jenë të shqetësuar, lidhur me vlerësimin, në vijim, të punës së tyre që do të bëhet nga administratori etj. Por, në rastin e “Phoenix”, nuk vumë re asgjë të tillë. Ndërkohë që zhvillonim intervista me mësues të ndryshëm, mezi u zunë në gojë këto lloj mekanizmash formalë përgjegjshmërie. Në vend të kësaj, vumë re se ata flisnin me pasion e entuziazëm rreth të qenit më shumë të “përgjegjshëm” ndaj një grupi që nuk kishte aspak ndonjë lloj pushteti në shkollë – tek nxënësit e tyre. Ndërsa flisnin rreth marrëdhënieve që kishin me nxënësit, tentonin të përdornin termin “përgjegjshmëri”, duke iu referuar asaj që përgjithësisht ne e quajmë “përgjegjësi personale”. Për mësuesit e “Phoenix”, përgjegjshmëria duhet të përkufizohet kryesisht në termat e përgjegjësisë së tyre individuale ndaj nxënësve, në vend të një tërësie rregullash a procedurash, formale ose informale, përmes të cilave ata japin llogari për atë që bëjnë.

Për shembull, kur pyetëm një mësues se para kujt duhej të jepte llogari, përgjigja ishte: “Para fëmijëve. Njëzét e tetë fëmijëve që kam në klasë. Ja pse jam këtu… Ja pse jemi të gjithë këtu. Në këtë mënyrë, ata do të arrijnë të arsimohen. Duhet t’i bëjmë gati për atë që i pret kur të rriten”. Një përgjigje e tillë sfidon konceptin tradicional të përgjegjshmërisë, si një marrëdhënie reciproke me konsekuenca, sepse ndonëse mësuesit pretendojnë se kanë përgjegjshmëri para nxënësve të tyre, ndërkohë që këta të fundit, si në këtë shkollë ashtu edhe në të tjera, kanë pak – nëse kanë ndonjë – influencë formale. Në marrëdhënien mësues-nxënës, mësuesve u jepet një pozicion autoritar në krahasim me nxënësit, pozicion që krijohet shumë shpejt falë funksionit in loco parentis i shkollës. Në shkëmbim të autoritetit të fituar, mësuesit pranojnë përgjegjësi për nxënësit e tyre. Nxënësit, sigurisht, mund të kenë pakënaqësi ndaj mësuesve të tyre ose, të sillen në mënyrë të tillë që t’ua bëjnë punën më të lehtë a më të vështirë, por në vetvete as nuk praktikojnë dhe as nuk kanë ndonjë autoritet tek mësuesit, të ndihen të përgjegjshëm për punën që bëjnë mësuesit në sensin e termave të mësipërm apo të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Për rrjedhojë, një nga marrëdhëniet më të rëndësishme në shkollë është e njëanshme: mësuesit pranojnë përgjegjësi personale për nxënësit që u janë besuar, por një përgjegjësi e tillë nuk është reciproke.  

Nxënësit janë minorenë, për pasojë, shteti u jep autoritet dhe përgjegjësi prindërve dhe kujdestarëve të tyre. Dikush mund të ngrejë pretendimin se prindërit duhet të përfaqësojnë fëmijët e tyre në marrëdhënien mësues – nxënës: d.m.th., mësuesit mund të mos jenë të përgjegjshëm përpara nxënësve të tyre, por mund të jenë të përgjegjshëm përpara prindërve të nxënësve të tyre. Disa nga mësuesit e “Phoenix” që pyeta lidhur me këtë marrëdhënie, përmendën prindërit e nxënësve si njerëzit para të cilëve duhej të jepnin llogari, por shtuan, njëkohësisht, se vetë prindërit nuk ishin të gatshëm të merrnin të njëjtin rol në këmbim. Ndonëse në “Phoenix” ekzistonte një bërthamë prindërish, shumë e përfshirë në jetën e shkollës, shumica e mësuesve shpreheshin të indinjuar nga niveli i përfshirjes së prindërve. Një nga mësuesit iu referua një takimi me prindër, organizuar vitin e kaluar: “I thirra të gjithë prindërit… Takimi ishte të dielën dhe asnjë nuk u duk. Ishte një lloj … trishtimi. Prisja që prindërit të kujdeseshin pak më shumë për arsimimin e fëmijëve të tyre. Nuk mendoj se po kërkoja shumë, nga asnjëri prej tyre”. Mësues të tjerë, që pohuan gjithashtu se ishin të përgjegjshëm përpara prindërve të fëmijëve të tyre, faktin që prindërit nuk përfshiheshin në punët e shkollës, e interpretuan disi ndryshe. Një nga këta mësues, e karakterizoi në këtë mënyrë marrëdhënien e tij me prindërit: “Fakti që unë vërtet nuk kam shumë lajme nga prindërit apo që nuk duken në takimet që organizon shkolla, do të thotë se ndoshta ata janë të kënaqur me punën time, me atë që ndodh në shkollë. Më vjen për të [qeshur] nga një supozim i tillë… Unë nuk kam kohë t’i telefonoj çdo prindi e ta vë në dijeni nëse fëmija i tij po sillet lart e poshtë apo ka marrë ndonjë dënim. Do të dëshiroja që ata të më merrnin në telefon. E kam fjalën, është fëmija i tyre. Ata duhet të më telefojnë e të më bëjnë të ditur nëse duan të dinë diçka rreth fëmijës së tyre. Ata kanë nevojë të na telefonojnë. Do kisha shumë dëshirë të telefonin më shumë. Sidoqoftë, sa herë i marr në telefon, janë vërtet shumë mbështetës”.

Një nga administratoret e “Phoenix” shtroi problemin se me kalimin e viteve, përvoja i kishte mësuar se shkollat publike nuk mund t’i bëjnë prindërit të përgjegjshëm për çdo gjë. Gjithmonë do të ketë prindër të papërfshirë – tha ajo. Kjo mungesë e përfshirjes së prindërve, i përball mësuesit përsëri me një marrëdhënie të njëanshme, joreciproke dhe i pengon ata të kenë përgjegjshmëri të plotë ndaj prindërve dhe në këmbim, prindërit të jenë të përgjegjshëm ndaj tyre: thjesht sepse shumica e prindërve nuk janë atje. Në marrëdhënien mësues-nxënës-prindër mësuesit janë vetëm, që presupozon se mësuesit duhet të marrin më shumë përgjegjësi për të dhe në të.

Duke marrë në konsideratë këtë supremaci të marrëdhënieve mësues-nxënës dhe mungesën e simetrisë së saj, nuk është për t’u habitur që, kur pyetëm mësuesit e “Phoenix”: “Para kujt jeni të përgjegjshëm?”, shumë prejt tyre u përgjegjën: “Para vetes”. Kur pyetëm një mësues tjetër: “Kush ju kontrollon, për të parë nëse po e bëni punën tuaj”, përgjigja ishte: “Asnjë, por unë e di. Unë nuk dua që ata [nxënësit e mi] të humbasin”. Një mënyrë e tillë të sjelli shtrihej jo vetëm tek mësimdhënia, por edhe për funksione të tjera ndihmëse, të tilla si shkruajtja e të dhënave të ndryshme që lidhen me nxënësit etj., për të cilat një mësuese u shpreh: “Asnjeri deri më sot nuk është interesuar për to dhe, për të qenë e sinqertë, nuk jam shumë e mirë në mënyrën e organizimit të këtyre të dhënave. Kryesisht, jam shumë e përgjegjshme ndaj vetes. Nëse nuk po bëj atë që supozohet se duhet të jem duke bërë, kjo do të thotë që punët nuk po ecin ashtu si duhet dhe problemin e kërkoj tek vetja”. Mësues të tjerë folën për vetëkontroll, duke listuar aftësitë e tyre “për të bërë gjumë të qetë natën” apo për të “parë veten në pasqyrë pa iu dridhur qerpiku”. Përsëri, ajo që këta mësues e quanin “përgjegjshmëri”, nuk është gjë tjetër vetëm se përgjegjësi vetjake, në përputhje të plotë me përkufizimin që kam dhënë më sipër.

Mbështetur në strukturën organizative të shkollave, administratorët janë, me sa duket, të vetmit njerëz ndaj të cilëve mësuesit janë të përgjegjshëm. Administratorët punësojnë, vlerësojnë apo pushojnë mësuesit nga puna; në këmbim, pritet që administratorët të sigurojnë bazën materiale, kurrikulën dhe mbështetje. Sidoqoftë, administratorët janë tërësisht të përjashtuar nga marrëdhënia mësues-nxënës, mbi të cilën ngrihet e mbështetet shkolla. Ndoshta, ky status i të jashtmit mund të jetë arsyeja se pse shumë mësues pohonin se ishin të përgjegjshëm ndaj administratorëve vetëm me raste, në mënyrë sporadike dhe vetëm pasi kishin përmendur nxënësit, prindërit apo veten e tyre. Një ambivalencë e tillë reflektohet edhe në mënyrën e të sjellit ndaj vlerësimit, kjo e fundit pritet të jetë konsekuenca që i jep përgjegjshmërisë pickimin e saj. Kështu u shpreh një mësues, lidhur me vlerësimin e bërë nga administratori: “Nuk i shoh ndonjëherë [administratorët] të vinë e të thonë se duhet të punoni më shumë në këtë drejtim apo për këtë problem. Do të ndihesha më mirë në punën time. E vërteta e sinqertë është se nuk më intereson shumë se çfarë mendojnë [qesh], nëse e aprovojnë ose jo punën time. Më mjafton ndjesia se ajo që po bëj është e duhura”. Mësues të tjerë na folën për mospërputhjet administrative të detyrueshme, të tilla si kurrikula. Për shembull, ndonëse kurrikula e korporatës nuk përfshin shqiptim, një grup mësuesish në katër klasa të rregullta dhe një mësues i një klase speciale, përdornin materiale të tilla e që, për më tepër, i kishin blerë vetë. Një mësues, deklaroi: “Unë jam tradicional… Ata kanë nevojë të mësojnë se si të flasin. Fillova me gjëra që ndodhen përreth, në dhomë… më pas e zgjeruam fjalorin, duke përfshirë edhe fjalë shkencore… Tani kemi blerë një libër shqiptimi… e mërzitshme, por ata kanë nevojë për të. Ata kanë nevojë për një kulturë të tillë. Kanë nevojë …. për një mënyrë më të fuqishme për të mësuar se si të zbërthejnë fjalët”.

Mësuesit janë përgjegjës për çfarë?

Kur pyetëm mësuesit në “Phoenix” se për çfarë janë të përgjegjshëm, përgjigjet e tyre mund të klasifikohen në tri kategori kryesore: mësimnxënien e nxënësve, rregullin në klasë dhe mirëqenien e nxënësve. Sidoqoftë, në përgjigjet që jepnin për pyetjet rreth përgjegjshmërisë, mësuesit në mënyrë frekuente i referoheshin sensit të tyre personal të përgjegjësisë për mësimnxënien, rregullin dhe mirëqenien. Shkalla, në të cilën të gjithë mësuesit e përshkruanin ndjenjën e tyre të përgjegjësisë për të tri kategoritë e lartpërmendura, i vendoste ato si në kategorinë e përgjegjësisë individuale, ashtu edhe në pritshmëritë kolektive, tamam sikundër përcaktohej në studimin tonë.

Mësimnxënia e nxënësve: Mësimnxënia e nxënësve është nga funksionet më të dukshme të shkollës dhe vetë stafi i shkollës e përmend atë si një nga çështjet kryesore. Mësuesit flisnin sinqerisht dhe me elokuencë rreth punës së tyre me nxënësit, sikundër bëri edhe një nga mësuesit e “Phoenix”: “Pjesën më të madhe të kohës unë kam ndjesinë se jam i përgjegjshëm për nxënësit e mi; jam këtu për t’u mësuar atyre atë që duhet të mësojnë dhe t’ua paraqes mësimin në mënyrën më të mirë të mundshme, ta kuptojnë mësimin mundësisht që në klasë”. Një mësues tjetër na tha: “Unë duhet t’i mësoj ata dhe kam në plan t’i mësoj. Tamam tani, po shkruaj disa shënime në formate të ndryshme. Kur shkruaj diçka për ta, gjëja që më vjen ndër mend është se do të jem i aftë t’u qëndroj pranë atyre fëmijëve e të them: bëra më të mirën time për t’i mësuar dhe bëra më të mirën time për t’i vlerësuar, përmes testeve, vëzhgimeve, bashkëpunimeve të ndryshme gjatë mësimit apo çdo lloj aktiviteti tjetër”.  

Një mësues tjetër tha: “Puna ime është t’u mësoj këtë program që më kanë vënë përpara, t’i përshtas me kërkesat e këtij programi, pavarësisht aftësisë së tyre për të nxënë. Për pasojë, kjo është përgjegjësia ime. Më duhet të gjej një mënyrë për të mësuar secilin prej tyre, që … secili prej tyre të marrë të paktën notën më të vogël kaluese”.

Secili prej të tre mësuesve përdori gjuhën e përgjegjësisë. Të gjitha komentet që shoqëronin përgjigjet e tyre ishin të orientuara tek fjala unë, shumë të qendërzuara: “Unë ndiej”, “Unë jam këtu” dhe “Unë kam në plan”. Në gjithë këtë mënyrë të shprehuri ka një lloj nënkuptimi të supozuar se pranohet që ata e bëjnë këtë punë, se puna e do këtë, se dikush u ka kërkuar të qëndrojnë prapa vlerësimit të tyre, por, kur i pyetëm mësuesit se ku e kishin gjetur idenë se çfarë do të thotë të jesh mësues, ata nuk përmendën as administratorët, as programet e arsimit për mësues dhe as kolegët e tyre, por familjet e tyre, mësuesit e tyre dhe vlerat e tyre kryesore.

Një mësues tha: “Jam rritur në një familje që ishte shumë punëtore. Kam filluar të punoj që në moshën katërmbëdhjetëvjeçare. Familja ime besonte tek puna, besonte … Çdo verë, sa herë kishim pushime, punonim të gjithë së bashku. Secili bënte pjesën e tij … Jam rritur, duke më thënë gjithmonë: bëj më të mirën e asaj që të kanë dhënë ose mos e bëj. Gjej diçka tjetër për të bërë … Deri tani, mësimdhënia është fantastike. Po mësoj njëzét e tetë fëmijë … Ju mendoni se ky është një si lloj privilegji. Zoti im, më janë besuar mendjet e këtyre fëmijëve të vegjël, truri i secilit pej tyre dhe mua më jepet mundësia t’i mbush, sikundër shpresoj, me gjëra të bukura. Uroj që t’u mbetet ndonjë gjë në kokë e ta kenë për vitin tjetër”.

Mësuesit e gjuhës zbuluan dëshirën e tyre të zjarrtë për të “gjetur” mënyrën më të mirë për t’i mësuar “të gjithë fëmijët”. Këto përgjigje ishin të zakonshme tek mësuesit e “Phoenix”, aq të zakonshme saqë konfirmonin vëzhgimin e një mësuesi tjetër se “Phoenix” ka kulturën e tij të të mësuarit, është një vend ku “fëmijët po bëjnë progres. Ju do të siguroheni se një gjë e tillë vërtet po ndodh”.

Rregulli në klasa dhe korridore. Që mësimnxënia e nxënësve dhe progresi të jenë pjesë e shkollës, duhet – sikundër besonin të gjithë në “Phoenix” – një rregull absolut dhe kjo ishte sfera e dytë për të cilën mësuesit pretendonin se ishin përgjegjës. Rezultatet e një besimi të tillë ishin menjëherë të dukshme, sapo vije këmbë në shkollë: “Phoenix” ishte një shkollë që shkëlqente dhe e pastër; asnjë shkarravinë asgjëkundi. Nxënësit uleshin në një mënyrë të caktuar mbi qilima (me këmbë të kryqëzuara), rreshtoheshin në një mënyrë të veçantë kur duhej të lëviznin (secili qëndronte në një pllakë të dyshemesë) dhe përsëri në një pozicion të caktuar lëviznin edhe në korridore (me krahë prapa shpine). Shkolla kishte një program qytetarie për të shpërblyer apo dënuar, program i cili kishte formalizuar shprehi të sjelli tek nxënësit; secili nga mësuesit kishte sistemet e tij të së vërtetës. Kur pyetëm se çfarë cilësish duhet të kishte një kandidat i mundshëm për t’u punësuar pranë kësaj shkolle, shumica e mësuesve përmendnin menjëherë aftësinë e tij për të qenë i disiplinuar e të mbante disiplinë. Një mësues na e shtjelloi më tej këtë ide: “Unë do të thosha se, kush do që do të punësohet këtu, duhet të fillojë me disiplinën. Një kandidati të mundshëm do t’i thosha se kur bëhet fjalë për disiplinën, këtu jemi të gjithë të prerë; edhe për politikën e veshjes; se nuk duhet të flitet me zë të lartë në korridore; kur dikush dëshiron të flasë, duhet të marrë leje; asnjë nuk mund të largohet nga karrigia e tij pa marrë leje; në banjë duhet të shkojnë me radhë e jo ta përdorë e gjithë klasa banjën njëkohësisht. Do t’i thosha akoma se ajo që bëjmë ne këtu është se ecim përpara; në përfundim, do e pyesja rreth përqasjes së tij për shkollimin. Nëse do të fillojë të flasë për teorira, kurrikul fantastik e gjëra të tjera si këto dhe të mos pyesë për anën praktike të asaj që bëhet në këtë shkollë, me të cilën merremi gjatë gjithë ditës sonë të punës … atëherë, për një rast të tillë do të mendohesha dy herë … Do t’i thosha: “Kjo është mënyra si i bëjmë gjërat ne këtu. Nëse nuk ju pëlqen ose, nëse ju jeni tipi i njeriut që prekeni shumë dhe i leni fëmijët të flasin e të flasin, atëherë sigurisht ky nuk është vendi ideal për ju … Me sa duket, ju do t’u mësoni fëmijëve atë që ata duan të mësojnë. Gjëja e parë që duhet në një shkollë është disiplina. Pastaj përsëri disiplinë, disiplinë”.

Për momentin, dukej se rregulli ishte kthyer në një synim në vetvete, jo në një mjet që do të ndihmonte në realizimin e mësimnxënies, si synim. Për shembull, në një orë mësimi në “Phoenix”, në orën e matematikës, vëzhguam udhëzimet që jepte mësuesi pas çdo problemi matematikor – “Shkruaj. Shëno përfundimin. Mos shkruaj!” – dhe për çdo hap duhej bërë pastrimi i kutisë – “Mblidhni pecetat prej letre për pastrim. Vendosni propozimet tuaja në mes të kutisë. Më sillni kutitë. Shkoni lani duart”. Në fund të orës së mësimit, përsëri do të bëhej rreshtimi për të vajtur në sallën e ngrënies, fikej drita, nxënësit ktheheshin në vendet e tyre, koha e lirë në fund të ditës kishte mbaruar dhe rreshti duhej të riformohej përsëri. Secili nga këto udhëzime merrte kohë nga ora e mësimit – kohë që nevojitej për t’i dhënë e për t’i ndjekur. Dikush mund të argumentojë se koha e shpenzuar në dhënien dhe ndjekjen e udhëzimeve të tilla mund të kursejë kohë më vonë, ndërkohë që nxënësit mësojnë procedurat dhe mund të lëvizin nga një detyrë në tjetrën më me efektivitet. Por, mësimi që ne vëzhguam zhvillohej në mes të vitit dhe udhëzimet dukej se nuk kishin shumë lidhje me atë mësim. Më tej, mund të themi se nuk dukej të ishte e nevojshme krijimi i rreshtit për të vajtur për drekë, përveç si justifikim i pritshmërisë për të mbajtur rregull, si një synim në vetvete.

Pritshmëria që mësuesit do të mbajnë rregull është një nga pak pritshmëritë me të cilat stafi shoqëron dhe paraprin konsekuencat profesionale. Ata citonin mësuesit e pasuksesshëm, të cilëve nuk u ishte kërkuar të vazhdonin të jepnin mësim, vetëm sepse klasat e tyre ishin “të çmendura” ose administratorët kishin ndërhyrë rregullisht për të vendosur disiplinën. Në heshtje, mësuesit e dinin se po bënin një punë të mirë, nëse klasat e tyre ishin të qeta dhe nuk ishte nevoja e ndërhyrjes së administratorëve. Ne pyetëm administratorët lidhur me theksin që vinin tek rregulli. Njëra prej tyre, na ofroi dy shpjegime. Së pari, një rregull i tillë është i nevojshëm për të mbajtur një gjendje sigurie në ndërtesë, veçanërisht, nëse binte zjarr; e dyta, këto rregulla u mësonin fëmijëve si të sillen në shoqëri, si një gjë e nevojshme për t’u bërë të suksesshëm.

Mirëqenia e nxënësve: Mirëqenia e nxënësve është një koncept i gjerë, që përfshin dhe varet nga mësimi dhe disiplina akademike. Kjo do të thotë se mirëqenia e nxënësit është e nevojshme me qëllim që nxënësi të mësojë dhe, anasjelltas – mësimi do të përmirësojë mirëqenien e tyre. Mësuesit, në zona urbane në studimin tonë, kanë të përbashkët atë që mund të quhet ndjenjë e misionit për të përmirësuar jetën e nxënësve të tyre – një mision ku kryqëzohen racat, gjinitë e klasat e mësuesve. Disa nga mësuesit e “Phoenix” ishin të shqetësuar për mbijetesën e nxënësve të tyre. Një mësues u shpreh në këtë formë, për disa nga nxënësit e tij: “Unë … shpresoj që ata të jetojnë deri në moshë të madhe, të mos marrin vendime të këqija, që mund, ndoshta, t’u kushtojnë edhe jetën. Kjo është ajo së cilës i frikësohem më shumë, pasi nxënësit tanë janë fëmijë qyteti”. E dëgjuam këtë mësues deri në fund dhe, si atë, edhe shumë të tjerë, që flisnin vazhdimisht për nxënësit e tyre në termat e “marrjes së vendimeve të mira”, një frazë që zakonisht i referohej sjelljes së nxënësve. Një nga mësuesit e quajti këtë lloj mënyre të menduari si “përgatitja e nxënësve për jetën”. Ne e pyetëm si do të mundej t’u “mësonte jetën” fëmijëve në një nga orët kur ai zhvillonte mësim dhe ai tha: “[Sot] do të ndërroj paksa temë, duke u thënë: Nëse nuk ndiqni udhëzimet që ju japin, do t’ju pushojnë nga puna. Sot, vërtet nuk ndodhi asgjë në klasë, por, nëse kam ndonjë konflikt apo diçka të ngjashëm me të, atëherë do të kisha folur në këtë mënyrë: Nëse nuk ja dilni të menazhoni këtë lloj situate e jeni në rrugë, atëherë ka shumë mundësi të përfundoni i vdekur në ndonjë cep të saj ose në ndonjë birucë; Nëse jeni në punë dhe silleni në të njëjtën mënyrë me kolegun a bosin tuaj, me siguri do t’u pushonin nga puna; Ose, nëse jeni në shkollë, ka shumë mundësi t’ju përjashtojnë prej saj. Nëse nuk arrini t’i përfundoni punët tuaja në kohë, me siguri do të dështoni. Ju nuk do të arrini ta mbaroni dot kolegjin dhe, ç’është më e keqja, ka shumë mundësi t’ju përjashtojnë”.

Një tjetër mësues u shpreh se u mësonte nxënësve të tij “vlera të ndryshme nga ato që kishin në shtëpi” si, për shembull, të mos tentonin të zgjidhnin një konflikt me grushta apo të zëna e të bërtitura. Disa mësues (veçanërisht, mësuesit me ngjyrë) thanë se vetë ata përpiqeshin të shërbenin si shembuj frymëzimi për nxënësit apo të respektonin nevojat e tyre emocionale. Në këtë moment, këto përgjegjësi na çuan drejt një ambiguiteti për rolin e mësuesit. Një mësuese na tha se ajo ishte, në të njëjtën kohë, edhe mbështetëse dhe përkrahëse emocionale, por edhe një ndëshkuese e rreptë. Kur e pyetëm se çfarë prisnin nxënësit prej saj, ajo u përgjigj në këtë mënyrë: “Në të vërtetë, shumë. Ata mendojnë se unë jam shoqja e tyre. Dhe shpesh mendojnë se jam edhe mamaja e tyre [imiton nxënësit]: ‘Ms. Dawson, mund të m’i zbërtheni pak kopsat …. Ms. Dawson, mund ta bëni këtë?’ Dhe janë vërtet keq, deri sa unë t’u them: ‘Çdo gjë është në rregull, shpirti im’ shoqëruar kjo, sigurisht, edhe me një përqafim të madh. Pastaj janë të qetë për gjithë pjesën tjetër të ditës. Por, kur vjen radha e disiplinës, do të thotë kur u them: ‘Ok, tani do të studiojmë. Hapni testin e shkencës’, fillojnë e më vijnë vërdallë, të më japin mesazhe refuzuese… Tani është radha ime të nevrikosem … filloj të bërtas [imiton]: ‘Të gjithë në rresht. Nuk jam shoqja juaj. Shpejt, ju dua të gjithëve në rresht, tani, menjëherë’. [Mësuesja imiton një nga nxënëset]: ‘Geesh! Unë këtë po bëj!’ Këtu kam një fëmijë që quhet Nikita … Ajo më shkruan letra … ndërmjet të tjerave: ‘Ti duhet të më duash mua më shumë se të gjithë fëmijët që janë këtu. Pse duhet të duash fëmijë të tjerë, nuk e kuptoj!’ … Nikitës i them: ‘Shiko, Nikita. Unë jam mësuesja, jo shoqja jote.’ [Ajo imiton Nikitën]: ‘Ti duhet të jesh edhe shoqja ime, edhe mami im.’ Dhe unë që i them: ‘Jo, nuk mundem … Kam dy fëmijë që kanë humbur mamanë e tyre … dhe të dy janë shumë të mërzitur … të dëshpëruar … kanë jashtëzakonisht shumë nevojë për një femër në jetën e tyre”.

Një mësues, i cili shprehu dëshirën që në shkollë të kishte më shumë punonjës socialë, na foli për tensionin që krijohet ndërmjet mësimit të leximit të fëmijëve në shkollë dhe vështirësive që kanë për të përftuar njohuri të reja në shtëpi. “Shkollat po bëhen gjithmonë e më shumë vende që janë më shumë se vetëm për të mësuar … Shumë nga këta fëmijë vijnë këtu që në orën gjashtë të mëngjesit, herët në mëngjes, dhe qëndrojnë deri vonë, rreth orës shtatë e gjysmë të darkës, kur vinë e i marrin prindërit e tyre … E vetmja kohë kur ata mësojnë, këshillohen apo bëjnë diçka, është ajo kur janë në shkollë. Mendoj se roli i shkollës duhet riparë e të gjendet mënyra si mund të ndryshohet. Mendoj se duhen me patjetër më shumë këshillues. Gjysma e këtyre fëmijëve kanë ose njërin nga prindërit në burg, ose një nga motrat a vëllezërit e tyre. Ata vijnë nga lagje ku nuk mund të qëndrojnë dot jashtë shtëpisë dhe ne presim që ata të lexojnë budallallëqet që shkruhen në këta libra … Mendoj se për ne, mësuesit, është shumë e rëndësishme jo të përligjim sjelljen e tyre me mjedisin nga vijnë, por ta kuptojmë atë … Pse është kaq e rëndësishme të lexosh libra të tillë, të mbushur me budallallëqe? Çfarë do të fitojnë nga leximi i tyre? Dhe, nëse vërtet fokusohen në to, çfarë mësimi nxjerrin? Është vërtet e vështirë për një fëmijë të nxjerrë konkluzionet e duhura”. Këta mësues pretendonin për përgjegjësi në modifikimin e praktikës së tyre të mësimdhënies, me synim përshtatjen me nevojat e nxënësve, pavarësisht nëse këto nevoja ishin të natyrës akademike, sociale apo psikologjike.

Demokratizimi i Shqipërisë, demokratizimi nga brenda Autor Theodore Kaltsounis

Shkëputur nga libri:

Demokratizimi i Shqipërisë. Demokracia nga brenda. Autor Theodore Kaltsounis

Përkthyen nga anglishtja: Milika Dhamo & Valbona Nathanaili    

ZGJERIMI I RRJETIT DHE ADRESIMI I REAGIMEVE – PËRBALLJA ME VONESAT SHQETËSUESE BUROKRATIKE

Me përjashtim të doracakut të mësuesve për klasën e tetë, ishin përfunduar të gjitha materialet e planit mësimor të nevojshme për trajnimin e mësuesve të edukimit qytetar. Trajnuesit e mësuesve nga rajonet e shkollave në të gjithë vendin u udhëzuan si të përdornin materialet dhe u treguan të gatshëm të luanin rolin si trajnerë të kolegëve të tyre. Financimi për trajnimin e mësuesve të edukimit qytetar u vu në vend, duke përfshirë pothuajse gjysmën e sasisë që nevojitej nga Projekti për Zhvillimin e Arsimit në Shqipëri (AEDP). Ndërkohë, qeveria e re socialiste, që ishte zgjedhur në vitin 1997, kishte arritur fuqi të plotë. Ajo po funksiononte aq sa mund të pritej për rrethanat e kohës. Zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Arsimit u zëvendësuan me z. Ethem Ruka, Ministër i Arsimit dhe i Shkencës. Doli që njëra prej drejtueseve të ekipit të projektit, dr. Marjana Sinani, e njihte personalisht ministrin. Ajo bëri një takim me të, ku e informoi për projektin dhe e vuri në dijeni që unë kisha planifikuar t’i shkruaja atij.

Në 4 nëntor të vitit 1997, i dërgova një letër Ministrit Ruka, duke skicuar veprimtaritë e projektit dhe arritjet e deriatëhershme. Gjithashtu, i kërkova bashkëpunimin e tij, po ashtu edhe lejen e tij, për të vazhduar me projektin. Dy javë më vonë, u gëzova shumë kur mora letrën e mëposhtme, të datës 18 nëntor 1997. Në këtë letër, e cila mbartte etiketën “LETËR MBËSHTETJEJE”, ai shkruante, si më poshtë :

I dashur prof. Kaltsounis,

Është kënaqësi t’ju shkruaj juve dhe Universitetit tuaj. E vlerësoj lart angazhimin tuaj dhe atë të Universitetit të Washington-it në Projektin mbi Arsimimin Qytetar Demokratik në Shqipëri.

Ne i përmbahemi idesë se arsimimi qytetar është thelbësor për ruajtjen dhe përmirësimin e shoqërisë demokratike dhe qeverisjes së saj. Me qëllim që fëmijët të rriten si qytetarë efektivë, shkolla duhet t’u sigurojë atyre si trupin e dijeve, po ashtu edhe fushën e aftësive intelektuale dhe pjesëmarrëse. Shpresoj që ky projekt t’i ndihmojë shkollat, mësuesit dhe nxënësit shqiptarë, duke arritur standarde të arsyeshme në arsimin qytetar.

Pres me padurim bashkëpunimin e mëtejshëm me Universitetin e Washington-it,

Sinqerisht

(Firmosur dhe vulosur me vulën zyrtare të Ministrit)

Ethem Ruka

Letra ishte tamam ajo për të cilën kishim nevojë që të vazhdonim me projektin. Nuk kishte mënyrë më të mirë dhe më të qartë me të cilën mund të shprehej ministri. Rrjedhimisht, puna filloi dhe vitet 1998 dhe 1999 kaluan pa asnjë problem. Të gjitha materialet e programit mësimor u botuan ashtu siç qenë planifikuar. Siç është përmendur tashmë, problemi i vetëm që ndeshëm ishte njëfarë vonese në përpunimin e udhëzuesve të mësuesve për klasën e tetë. Nuk mund të bëhej sepse Ministria e Arsimit nuk e kishte aprovuar ende librin e mësimit për atë klasë, kështu që vendosëm të prisnim. Ndërkohë, takimet e punës për trajnuesit e mësuesve u përfunduan me sukses nën drejtimin e dr. Sinanit, që përfaqësonte Institutin e Studimeve Pedagogjike dhe dr. Bardhyl Musait, që përfaqësonte AEDP-në. Veprimtaritë për të dy vitet u plotësuan me një konferencë kombëtare tepër të suksesshme mbi arsimin qytetar demokratik për të cilin është folur në kapitujt e mëparshëm.

Ndërsa po afronte viti 2000, ishim gati të fillonim trajnimin e të gjithë mësuesve të arsimit qytetar në të gjithë vendin. Ekipi trajnues do të përbëhej nga trajnuesit e mësuesve, tashmë të disponueshëm në çdo zonë, nën drejtimin e dr. Sinanit dhe dr. Musait. U përpilua edhe një buxhet i detajuar dhe u bë një draft plan-pune, nëpërmjet të cilit bëhej thirrje që trajnimi të mbaronte nga fundi i qershorit të vitit 2000. Ekipi drejtues bërthamë i projektit e priste me padurim të madh detyrën, veçanërisht pas një vizite të shkurtër në Tiranë të Madeleine Albright, Sekretare e Departamentit Amerikan të Shtetit. Zonja sekretare u takua me anëtarët e ekipit, dëgjoi një raport të shkurtër mbi veprimtaritë e tyre, i përgëzoi ata për sukseset e tyre dhe i nxiti të vazhdonin. Zëvendësministri, që ishte ngarkuar të shqyrtonte projektin, ishte tashmë duke përgatitur një letër për zonat për t’i informuar ato se trajnimi i mësuesve mbi arsimim qytetar ishte gati të fillonte.

Fatkeqësisht, gjërat nuk shkuan ashtu siç ishin planifikuar. Situatat që ishin shfaqur brenda partneriteteve u ngatërruan dhe bënë që projekti të pësonte vonesa serioze dhe jofrytdhënëse. Falë durimit të Universitetit të Washington-it, mirëkuptimit të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara dhe nivelit të lartë të angazhimit nga ana e ekipit shqiptar bërthamë, ka shumë gjasa që projekti do të dështonte. Të bindur se vështirësitë mund të kapërceheshin, ne vendosëm të bënim durim, përderisa zhvillimet shtjelloheshin. Nga një pikëpamje operacionale, partnerët në projekt përbëheshin nga ekipi drejtues shqiptar, i projektit të Universitetit të Washington-it (UW), Agjencia e Financimit, Universiteti i Washington-it, Ministria Shqiptare e Arsimit, Instituti i Studimeve Pedagogjike të Tiranës dhe Fondacioni “Soros” AEDP. Të gjithë këto entitete duhej të luanin pjesën e tyre, me qëllim që të kryhej me sukses trajnimi i mësuesve.

Shenjat e para të njëfarë problemi erdhën nga AEDP-ja. Në fillim, afërsisht gjysma e fondeve që nevojiteshin për trajnimin e mësuesve, duhej të vinin nga AEDP-ja. Ne e dinim që AEDP-ja po pësonte riorganizim të thellë, por nuk kishim kurrfarë ideje se ky riorganizim do të ndikonte për keq në planin tonë për trajnimin e mësuesve. Riorganizimi përfundoi në fillim të qershorit të viti 2000. Menjëherë pas kësaj, drejtori i sapoemëruar, z. Vasillaq Zoto, na vuri në dijeni se kontributi financiar i premtuar nga AEDP-ja për trajnimin e mësuesve do të ishte i pamundur. Na duhej të gjenim një zgjidhje për këtë problem. Fatmirësisht, kontributi i mëparshëm i AEDP-së për printimin e materialeve të planit mësimor mundësoi që projekti ynë të kursente 75. 022 $, pra kjo sasi ishte ende e gjindshme në Universitetin e Washington-it. U kërkua dhe u mor leje nga agjencia financuese që atë sasi t’ua shtonim fondeve që tashmë ishin në Universitetin e Washington-it për trajnimin e mësuesve. Këtu duhet përmendur, në kllapa, se Agjencia e Informacionit të Shteteve të Bashkuara (USIA), agjencia jonë financuese, ishte shkrirë si njësi brenda Departamentit të Shtetit, prandaj nga ai moment e më pas fondet për projektin vinin drejtpërdrejt nga ai burim.

Gjendja në Ministrinë e Arsimit po koklavitej. Po i afroheshim fundit të qershorit dhe ende nuk kishim asnjë leje të veçantë për të trajnuar mësuesit. Në këtë kohë, detyra e shqyrtimit të projektit të UW-së iu ngarkua njërit prej zëvendësministrave, z. Andrea Marto, dhe dy zyrtarëve të tjerë të Ministrisë, drejtorit të Njësisë Monitoruese të Projekteve, z. Ilia Paluka, dhe drejtorit të Institutit për Kërkime Pedagogjike, z. Bujar Basha. Gjatë gjysmës së dytë të qershorit, mora një letër të firmosur nga të tre këta zyrtarë. Një kopje e letrës iu dërgua z. Zoto, drejtorit të sapoemëruar të AEDP-së. Letra shprehte mbështetje për trajnimin e mësuesve, por në të njëjtën kohë, zbulonte një dëshirë nga ana e tyre për ta “institucionalizuar”, siç e kishin shkruar, veprimtarinë e trajnimit të mësuesve. Për të arritur këtë, kërkuan që t’u paraqisja një “propozim zyrtar” të përbërë, siç pohonin, nga: (1) objektivat kryesorë; (2) përfitimet kryesore; (3) veprimtaritë e planifikuara; (4) buxhetin e përgjithshëm dhe shpërndarjen e tij të detajuar dhe (5) treguesit kryesorë për vlerësimin e projektit. E mbyllin letrën duke i justifikuar këto kërkesa mbi bazën e një urdhri të Ministrisë së Arsimit, të datës 18 maj 2000, për “Pranimin, aprovimin dhe ndjekjen e projekteve në sistemin arsimor”.

Iu përgjigja asaj letre me letrën time të datës 22 korrik 2000. Me qëllim që ta dinin qëndrimin tim dhe theksoj se paragrafi i parë i kësaj letre ishte si më poshtë:

Projekti për Arsimin Qytetar në Shqipëri, të cilin kam privilegjin ta drejtoj, ka vazhduar që prej fillimit të viteve 90-të. Në mendimin e mjaft vëzhgueseve dhe palëve të interesuara, ky projekt ka bërë përparime domethënëse në çuarjen përpara të arsimit qytetar demokratik në Shqipëri. Mendoj që ka bërë përparime, ngaqë ka pasur mbështetjen e tre ministrave të arsimit, tre zëvendësministrave, tre drejtorëve të Institutit të Studimeve Pedagogjike dhe shumë specialistëve shqiptarë, të cilët meritojnë pjesën më të madhe të mirënjohjes për gjithçka është arritur. Në drejtimin e këtij projekti, parimet e mia kryesore kanë qenë: (a) të mos imponoja asgjë, por t’u nxirrja në pah specialistëve shqiptarë arsimin qytetar demokratik dhe t’i ndihmoja ata të përvetësonin gjithçka që ata mendonin se ishte e përshtatshme për Shqipërinë; (b) të mos shkruaja asnjë material mësimor vetë, por t’i ndihmoja specialistët shqiptarë për t’i përzgjedhur dhe për t’i dërguar tek unë materialet e autoriteteve në Shqipëri, me qëllim për të bërë shkrimin; dhe (c) të vazhdoja t’i vija në dijeni autoritetet, por dhe të kërkoja miratimin e tyre për çdo gjë që ishim duke bërë.

Pastaj, i tregova se gjithçka ishte bërë në bazë të propozimeve të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, të cilat kishin ndarë mendime kurdoherë me autoritetet shqiptare. Propozimet nuk do të miratoheshin nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara pa miratimin me shkrim të Ministrisë shqiptare të Arsimit. Megjithëse e konsideroja kërkesën e tyre për një propozim si të tepërt dhe, në njëfarë mënyre, edhe hetuese, vazhdova më tej punën dhe iu përgjigja edhe pikave të planit të tyre të sugjeruar, duke përfshirë edhe buxhetin. E bëra këtë me shpresën se një gjest i tillë do t’i nxiste të miratonin trajnimin e mësuesve.

Përgjigjja tjetër zyrtare nga Shqipëria erdhi në formën e një email-i në tetor të vitit 2000. E kishte dërguar drejtori i projekteve, por ishte firmosur nga zëvendësministri dhe një kopje i ishte dërguar sërish drejtorit të AEDP-së, z. Zoto. Mesazhi fillonte me shprehjen e gatishmërisë së tyre, duke përfshirë edhe atë të Institutit të Studimeve Pedagogjike, që të fillohej trajnimi i mësuesve. Pastaj mesazhi përfundonte me këtë pohim: “Tani kemi vetëm një problem: na nevojitet një buxhet më i detajuar”.2 Ata kishin tashmë një listë me kategoritë e përgjithshme të buxhetit, duke përfshirë sasitë e shpërndara për çdo kategori, por kërkonin më shumë hollësi. Për këtë kërkesë nuk duhej asnjë justifikim.

Megjithatë, për mua kishte arsye bindëse që të mbetesha në kontrollin e buxhetit. Çdo dollar i buxhetit ishte i lidhur ngushtësisht me shpenzimet që ishin planifikuar në propozimin tim, drejtuar qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, u nis edhe procesi i shpërndarjes së fondeve. Propozimi im iu dorëzua qeverisë së Shteteve të Bashkuara në kompetencën time si anëtar fakulteti në Universitetin e Washington-it. Fondet nuk m’u dhanë mua personalisht, por universitetit, ndërsa unë isha emëruar si mbikëqyrës. Kjo donte të thoshte se unë isha i vetmi që do të kërkoja shpërndarjen e fondeve. Megjithatë, universiteti ishte i detyruar të siguronte se fondet do të më jepeshin mua mbi bazën e kushteve specifike të propozimit. Për çdo njësi shpenzimi kërkohej një faturë. Nëse fondet mund të përdoreshin për ndonjë qëllim ose artikull të ndryshëm nga ato të specifikuar në propozim, unë duhet personalisht të isha i përgjegjshëm për ato shpenzime. Në këto rrethana, për mua nuk ishte e lehtë që t’ia kaloja buxhetin dikujt tjetër. Ishte e nevojshme që të kisha kontroll të plotë të financave.

Gjatë periudhës kur u shkëmbyen këto komunikime, ekipi drejtues bërthamë shqiptar i projektit ishte në komunikim të vazhdueshëm me të tre zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, të ngarkuar me projektin. Ata më raportonin me besnikëri për mbledhjet. Ndërsa raportet po grumbulloheshin, shihja të zhvillohej një model. Një njoftim ishte pozitiv, ndërkohë që ai që pasonte ishte zhgënjyes. Shumë shpesh, bashkëpunëtorët e mi gëzoheshin pasi u kishin thënë se kishin marrë miratimin për fillimin e trajnimit, por gëzimi nuk zgjaste shumë. Në takimin e radhës, ata ndaloheshin të shkonin më tej, në bazë të ndonjëfarë shfajësimi ose të asnjë fajësimi. Mos ishte kjo, vallë, një taktikë e vonuar?

I vënë në mëdyshje, për gjendjen e krijuar, rishikova të gjitha mesazhet, me qëllim që të shihja nëse mund të zbuloja ndonjë shqetësim të veçantë të shprehur nga autoritetet shqiptare, përveç atij të buxhetit. Një shqetësim i tillë ishte shprehur në një prej mesazheve, i cili shënonte se “projekti nuk është projekt i Institutit”. Si mund të ishte e mundur kjo, kur Instituti ishte një pjesë e projektit që prej fillimit të këtij? Drejtori i Institutit ishte midis zyrtarëve të Ministrisë shqiptare të Arsimit, të cilët kishin udhëtuar për në Seattle, si pjesëmarrës në veprimtarinë e parë të projektit. Shumë prej ideve për projektin e UW-së dolën nga diskutimet, në pjesën më të madhe të të cilave ishin përfshirë anëtarët e Institutit. Dy anëtarë të ekipit drejtues bërthamë ishin anëtarë të Institutit, të emëruar nga Ministria e Arsimit, që të vinin në Shtetet e Bashkuara për një periudhë trajnimi dymujore. Të njëjtët njerëz ishin përfshirë në shkrimin e udhëzuesve të mësuesve. Po ashtu, anëtarët e tjerë të Institutit u përfshinë në shkrimin e udhëzuesve të mësuesve për tri klasat e para në marrëveshjen e bashkëpunimit midis AEDP-së dhe projektit të UW-së. Trajnimi i trajnuesve të mësuesve e kishte bazën në institute dhe koordinohej nga dr. Sinani dhe dr. Fatmira Myteberi, që të dyja anëtare të Institutit. Drejtorët e mëparshëm të Institutit i ndenjën pranë projektit dhe bashkëpunuan me ne në shumë aspekte. Duke marrë parasysh këto fakte, unë nuk e kuptoja dot pse vepronin në këtë mënyrë këta tre zotërinj.

Një shqetësim tjetër, i nënkuptuar nga letra e zotërinjve Marto, Paluka dhe Basha, ishte një dëshirë nga ana e tyre për ta shtrirë trajnimin e mësuesve nga “një numër i vogël specialistësh (grupi me të cilin keni punuar deri tani),- siç pohonin, -në një rrjet kombëtar”. Fatkeqësisht, në këtë pikë, vlerësimi i tyre për projektin ishte gjithashtu i gabuar. Zgjerimi i rrjetit ishte një nga objektivat tona kryesore që me fillimin e projektit të UW-së, shtatë vjet më parë. Nga korriku i 2000-shit, grupi me të cilin po punoja përbëhej nga pak më shumë se dyqind njerëz. Të gjithë këta njerëz ishin shqiptarë dhe të trajnuar mirë si trajnues mësuesish. Të tre zyrtarët e Ministrisë së Arsimit këmbëngulnin që të sillnin njerëz të rinj për të trajnuar mësuesit, edhe pse ne nuk kishin kurrfarë sigurie nëse këta njerëz kishin ndonjë trajnim ose ndonjë përvojë lidhur me ndonjë demokraci të konsoliduar. Ne argumentuam fuqishëm se trajnimi i mësuesve të edukimit qytetar duhej të bëhej nga akademikë dhe nga specialistë shqiptarë, të cilët duhej të ishin të trajnuar mirë për këtë detyrë.

Siç raportohej nëpërmjet njërit prej mesazheve, grupit drejtues iu kërkua, në një pikë, që t’ia dorëzonte leksionet e tij Ministrisë së Arsimit dhe Institutit të Studimeve Pedagogjike, përpara sesa të merrte leje për trajnimin. Kjo ishte e pavend. Censura dhe demokracia nuk shkojnë bashkë. Anëtarët e ekipit nuk pranuan dhe u ndjeva krenar që vepruan kështu. Përgjigjja e tyre ndaj këtij episodi ishte për mua një ndër treguesit më të fuqishëm se demokracia do të konsolidohej përfundimisht në Shqipëri.

Më e pakta, kjo gjendje po na i prishte iluzionet. Nuk kisha ç’bëja tjetër, veçse t’i bëja vetes pyetjen: “Pse po ndodh kjo? Pse do ta miratonte Ministri i Arsimit vazhdimin e projektit dhe më pastaj t’i lejonte njerëzit e tij që të vinin postblloqe? Çfarë është ajo që i shqetëson në të vërtetë? Pse nuk tregohen të hapur me mua? A mos kemi bërë diçka negative, gjatë këtyre shtatë viteve pune në Shqipëri gjë që ua shkatërroi besimin për ne? Pse hedhin fjalë për përfshirjen e trajnuesve që nuk kishin përgatitje specifike për këtë detyrë? Ç’mund të bëjmë tjetër për ta çuar projektin përpara? Pavarësisht këtyre pyetjeve, ne ishim të vendosur të prisnim. Kishin shkuar shumë larg, dhe ishte e rëndë të ndalnin në këtë moment pune. Mbetej shumë për të bërë dhe populli shqiptar e meritonte këtë.

PËRFSHIRJA E DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT DHE E AMBASADËS AMERIKANE

Ashtu, i hutuar dhe i zhgënjyer siç isha, vendosa që për këto vështirësi të vija në dijeni njeriun tim kryesor të kontaktit në Departamentin Amerikan të Shtetit, dr. Marie Westbrook, por dhe të kërkoja ndihmën e saj. Ajo vendosi ta diskutonte çështjen me oficeren për kulturën në Ambasadën Amerikane të Tiranës, znj. Deborah Jones, dhe t’i kërkonte asaj këshillë. Gjithashtu, sugjeroi që t’i shkruaja znj. Jones duke i dhënë sa më shumë dokumentacion që të mundja dhe t’ia tregoja sesi qëndronte puna. Dhënia e dokumentacionit ishte e lehtë, por tregimi sesi qëndronin punët ishte i vështirë. E nxita znj. Jones që të përpiqej të ruante integritetin e trajnimit, si fillim, duke e kuptuar se ajo do të bazohej mbi atë çka ishte arritur tashmë. Së dyti, i vura në dukje se trajnimi i mësuesve duhej të kryhej nga ata specialistë dhe akademikë shqiptarë, të cilët ishin kualifikuar tashmë si trajnues. I kujtova se ishin po ata njerëz, të cilët shkruan edhe materialet e programit mësimor të trajnimit. Po ashtu, i vura në dukje se do të ishte e vështirë në këtë pikë që të kishim një hap tjetër nga ana e shqiptarëve që të drejtonin trajnimin e mësuesve. Në këtë kohë, ishte fundi i vitit 2000. Duke shpresuar që çështja të zgjidhej, ne vazhduam të kërkonim zgjatje afati pa kosto për tri kontrata të ndryshme që përkonin pjesërisht.

Më 12 janar 2001, dr. Westbrook raportoi se znj. Jones kishte pasur “një takim shumë frytdhënës në Ministrinë e Arsimit dhe nuk kishte hasur në asnjë problem të veçantë për vazhdimin e trajnimit të mësuesve”. Gjithashtu, znj. Jones ishte takuar veçmas me drejtorin e Institutit, dhe ky i ishte dukur “i hapur” dhe, po ashtu, “bashkëpunues”. Po atë ditë, fola në telefon me znj. Jones, e cila, përveç sa më sipër, sugjeroi që unë të shkoja në Shqipëri së shpejti që t’i vija gjërat në punë. Me ta marrë parasysh sugjerimin, bëra rregullimet për t’u nisur në Tiranë, dhe mbërrita atje më 18 mars të vitit 2001. Edhe dr. Westbrook-u vendosi të ishte në Tiranë po në njëjtën periudhë kohe me mua; ai erdhi të nesërmen.

Pak pas mbërritjes sonë në Tiranë, në Ministrinë e Arsimit u organizua një takim me të gjitha palët. Në këtë takim mori pjesë edhe ministri Ruka, ambasadori amerikan, zëvendësministri Marto, dr. Westbrook, drejtori i Institutit dhe anëtarët e ekipit bërthamë të projektit të UW-së, gjithashtu edhe unë. Na thanë se z. Paluka ishte jashtë vendit dhe e kishte të pamundur të merrte pjesë. Pas një diskutimi në tavolinë të rrumbullakët, u ra edhe njëherë dakord që të vazhdohej trajnimi i mësuesve, ashtu siç ishte planifikuar në projekt. Ministri Ruka lëshoi një tjetër letër mbështetëse zyrtare që më drejtohej mua, me kopje që i ishin dërguar Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe znj. Deborah Jones. Në letër ishte shkruar si vijon: “Ministria e Arsimit e Shqipërisë është me të vërtetë mirënjohëse për rezultatet që kemi pasur me projektin për edukimin qytetar në Shqipëri. Ne shprehim mbështetjen tonë të vazhdueshme nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë, për të siguruar që projekti të vazhdojë të ecë përpara”. Duhet të vihet në dukje se dr. Westbrook u shqua në këtë diskutim, po aq sa edhe të tjerët që e pasuan. Ajo ishte e mirinformuar për projektin, e drejtpërdrejtë dhe gjithashtu më e efektshmja në argumentet e saj.

Pas këtij takimi, normalisht mendohej se dramës për këtë çështje i kishte ardhur fundi, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Përpara se të largohesha nga Shqipëria, u takova me z. Basha në Institutin e Studimeve Pedagogjike, ndërsa ai vazhdonte të kërkonte të përfshinte pesëmbëdhjetë trajnues të rinj. Me qëllim që të fitoja mbështetjen e tij, u përpoqa të pranoja rekomandimin e tij, me kusht që fillimisht t’i trajnonim individët që ai do të rekomandonte. Sapo z. Basha ra dakord me këtë, i kërkova ekipit drejtues të përgatiste një plan për trajnimin e këtyre pesëmbëdhjetë trajnuesve të mësuesve dhe t’ia paraqiste z. Basha.

Meqë, siç dukej, gjërat ishin në vendin e duhur për fillimin e trajnimit të mësuesve, bashkë me dr. Westbrook-un vendosa të shkoja në qytetin verior të Shkodrës. Dr. Westbrook-u dëshironte të takohej me një grup profesorësh në Universitetin e Shkodrës, të cilët ishin mjaft aktivë në veprimtaritë demokratizuese. U larguam herët në mëngjes me një makinë ambasade, e cila, për habinë time, ishte e blinduar. Shkodra bënte pjesë në territorin ku opozita ishte e fortë në atë kohë, kështu që të huajt duhej të ishin të kujdesshëm, kur bënin vizita. Patëm një takim të gjatë dhe frytdhënës, dhe mikpritësit tanë që dëshironin të na tregonin mikpritjen e tyre të famshme shkodrane na ftuan të drekonim në një restorant pasdite vonë. Ndërsa ditës po i vinte fundi, shoferi na këshilloi të largoheshim me qëllim që të dilnim nga ajo zonë, përpara se të binte errësira. Ia dolëm. Makina u nga me shpejtësi.

Të nesërmen, u nisëm për në Shtetet e Bashkuara. Pak ditë më vonë, mora një letër nga ekipi që më thoshte se planin për trajnimin e pesëmbëdhjetë trajnuesve të rinj ia kishin dërguar z. Basha. Pak ditë më vonë, z. Basha i informoi ata se nuk po e pranonte planin, për shkak se nuk ishte i përshtatshëm për Institutin. Duke mos ditur se çfarë të bënin, ekipi ia çoi planin z. Paluka, të cilit iu duk i pranueshëm dhe propozoi që ta sillte çështjen në vëmendjen e ministrit. I vënë në dijeni për këtë, vendosa t’i dërgoja një mesazh z. Paluka më 31 maj. Pasi i thashë se kishte munguar në takimin e organizuar në Ministri, e informova që z. Basha nuk e kishte pranuar planin për trajnimin e trajnuesve të rinj. Në të njëjtën kohë, i kërkova ndërhyrjen e tij te z. Basha. Më 5 qershor, z. Paluka raportoi se, pasi kishte kontaktuar me z. Basha, ky i ishte dukur se ishte plotësisht dakord me planin, ashtu siç ia kishin paraqitur. Pas kësaj, u hutova plotësisht. Nuk po dija më se kë dhe çfarë të besoja.

Ndërkohë që negociatat vazhdonin dhe ne ishim në një gjendje pritjeje, një numër njerëzish në Institutin e Studimeve Pedagogjike u pushuan nga puna në fillim të korrikut, për shkak të një mosmarrëveshje me drejtorin e tyre. Pushimi nga puna krijoi tension të konsiderueshëm brenda Institutit dhe tërhoqi vëmendjen e medias. Rreth një javë më vonë, pushuan edhe dr. Sinanin, një anëtare e rëndësishme e Institutit dhe drejtuese e ekipit të trajnimit të mësuesve. Kjo ishte shkatërrimtare për Sinanin, për familjen e saj dhe për të gjithë neve që e vlerësonim dhe e respektonin. Ndërkohë, në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet parlamentare, në të cilat Partia Socialiste do të qeveriste për një katërvjeçar tjetër. Kjo solli njëfarë ndryshimi për projektin tonë, sepse Ministri i Arsimit humbi vendin në parlament. Në këto rrethana, na duhej të prisnim që në Ministri të krijohej një ekip i ri. Përveç pritjes së ministrit të ri, po prisnim edhe zëvendësministrat e rinj dhe drejtorin e ri në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Gjithashtu, po shpresonim që dr. Sinani të rikthehej në pozicionin e mëparshëm.

Historia e Çamërisë

Parathënie për librin “Historia e Çamërisë” Autor Kristo Frashëri

Prof. Dr. Pëllumb Xhufi

Me këtë botim publiku shqiptar po vihet për të parën herë në dijeni me historinë e një krahine shqiptare tepër të martirizuar gjatë shekujve. Fjala është për krahinën e Çamërisë, e cila nga historianët e huaj njihet si pjesë përbërëse e provincës së Epirit të lashtë apo të “Epirit të Vjetër” të historisë mesjetare. Është një fat për publikun tonë që historinë e Çamërisë e mori përsipër ta trajtojë, me një sintezë shkencore, historiani ynë i shquar, Kristo Frashëri, Profesor i Historisë së Shqipërisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe studiues i thellë i Rilindjes Kombëtare në Institutin e Historisë, si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kristo Frashëri është autor i dhjetëra monografive me tematikë nga Historia e Shqipërisë dhe i qindra artikujve studimorë mbi tema të veçanta të historisë shqiptare. Historia e Shqipërisë, e kuptuar si një e tërë, është pasioni i jetës së Prof. Kristo Frashërit. Nuk ka periudhë të kësaj historie, nuk ka personalitet të saj, së cilës të mos i ketë kushtuar studime të thelluara dhe, për të cilat, të mos ketë thënë fjalën e tij me peshë.

Profesor Kristo Frashëri ka meritën se është historiani i parë shqiptar, i cili ka botuar më tepër se gjysmë shekulli më parë një punim të përmbledhur të Historisë së Shqipërisë, që nga kohët e lashta deri në ditët tona. Historia e përmbledhur është botuar jo në gjuhën shqipe, por në katër gjuhë të huaja, në vitin 1964.[1]  Qoftë si punimi i parë, qoftë si trajtesë e përmbledhur, vendi që zë Çamëria në këtë punim historik të vitit 1964 është shumë i shkurtër. Por, qysh në studimin e tij “Trojet shqiptare në shek. XV”[2] e, më tej, në studimin tjetër të botuar në gjuhën shqipe “Les Territoires Albanais dans le Haut Moyen-Age”[3], Prof. Frashëri bëri përpjekjen e parë në historiografinë shqiptare për të përvijëzuar, mbi bazën e burimeve historike, shtrirjen e habitatit historik të shqiptarëve në periferinë më jugore të tyre, në atë që sot quhet “Çamëri”.

Me botimin e tanishëm autorit iu dha mundësia të trajtojë, në cikël të plotë, historinë fatkeqe të Çamërisë, të kësaj krahine etnikisht shqiptare, peripecitë që ajo pati në rrugëtimin e saj nga lashtësia deri në ditët tonë, si edhe padrejtësitë që shoqëruan trajtimin e çështjes çame në tryezat e diplomacisë europiane. Si konkluzion, me këtë punim në trajtimin e historisë së Çamërisë, spikatin, së pari, bagazhi historik i autorit në lidhje me trajtimin e çështjes çame; e dyta, aftësia e autorit për ta trajtuar problemin e Çamërisë si problem shkencor i historisë shqiptare; e treta, të dhënat e sakta që përdor autori në trajtimin tepër të vështirë të problemit çam nga pikëpamja historiografike.

Në këtë trajtesë autori është përqendruar, kryesisht, në vijën e përgjithshme të ngjarjeve historike që kanë tronditur krahinën e Çamërisë. Këto ngjarje fillojnë me problemin tepër të hershëm të historisë së Çamërisë, e cila ka të bëjë me përbërjen etnike të banorëve të Çamërisë, kalon pastaj në zhvillimet dramatike të historisë antike që pësoi kjo krahinë, që në atë kohë quhej Thesproti, gjatë pushtimit romak, vazhdon me evolucionin e ngjarjeve që ndodhën gjatë Mesjetës së hershme, kur emrin e Thesprotisë e zëvendësoi apelativi Vageneti, më tej gjatë Mesjetës qendrore kur fillon përvijëzohet karakteri etnik shqiptar i krahinës së Çamërisë me emrin Despotati Shqiptar i Epirit i fisnikëve Spata.

Një vend të veçantë në historinë e Epirit zë historia e Çamërisë gjatë sundimit të Perandorisë Osmane. Duhet kujtuar se, nga shekulli XVI, kur dalin të dhënat e para të karakterit etnik  të popullsisë së Ballkanit, banorët e Çamërisë kuptohet se i përkisnin, në shumicën dërrmuese, etnisë shqiptare. Pikërisht, në këtë pikë ka meritë të veçantë punimi i Kristo Frashërit. Ai ka mundur të ndriçojë evolucionin që ka ndjekur koncepti mesjetar bizantin mbi kombësinë në Gadishullin Ballkanik. Ai ka vënë re se koncepti territorial i ndërtuar mbi emrin “Epir” të provincës u shndërrua në konceptin burokratik “romajos” (poμαιος) të administratës bizantine për të gjithë shtetasit e saj. Përkundrazi, me tronditjen që pësoi Perandoria e Lindjes nga Kryqëzata IV (1204), në Perandorinë Bizantine u përhap koncepti modern i kombësisë, i cili ka si komponent kryesor jo përkatësinë kishtare dhe shtetërore, siç kishte koncepti “romaios”, por komponentin kombëtar. Sikurse do ta vërë re lexuesi, mbi këta parametra të njëllojtë me ato të viseve të tjera të Shqipërisë është ndërtuar historia e Çamërisë gjatë periudhës së sundimit osman. Janë të vetmet parametra, të cilat e shkëpusin historinë e shqiptarëve të Çamërisë nga historia e mëparshme e banorëve bizantinë “romaios” dhe, në të njëjtën kohë, nga historia e mëvonshme e pakicës helene që banonte në Çamëri.

Kapituj të rëndësishëm për historinë e Çamërisë janë ballafaqimi i saj me politikën megallomane që qarqet nacionaliste greke ndoqën pas krijimit të shtetit grek për krahinën e Çamërisë. Në këtë ballafaqim pozitat e shqiptarëve në krahasim me ato të Athinës qenë të ngjashme me ato të Davidit kundër Golias. Megjithatë, “Davidi”, edhe pse i dobët, arriti ta përballonte gjatë krizës lindore të viteve ’70 furtunën e Kongresit të Berlinit, në atë masë sa i detyroi gjashtë Fuqitë e Mëdha të hiqnin dorë nga Protokolli nr. 13 që kishin nënshkruar më 13 korrik 1878, me të cilin Greqia aneksonte, të ashtuquajturën, pjesë jugore të Epirit. Por, siç dihet, akrepat e diplomacisë botërore shpeshherë lëvizin edhe mbrapsht.

Në korrik të vitit 1913, me luftë e mizori të padëgjuara, Greqia e aneksoi krahinën shqiptare të Çamërisë. Në vitet që pasuan, qeveria greke u përpoq t’i dëbonte çamët nga vendi i tyre, duke instaluar aty një regjim të shtypjes e të persekutimeve, të mohimit të të drejtave njerëzore e minoritare e të sekuestrimit të pronave e të shtëpive, deri në tentativën tinzare të përfshirjes së çamëve myslimanë në shkëmbimin e popullsive të parashikuar në Traktatin e Lozanës dhe përcjelljen e tyre si “turq” në drejtim të Turqisë. Pasi edhe kjo përpjekje, falë qëndresës së vetë çamëve dhe denoncimit të ashpër të qeverisë shqiptare në Lidhjen e Kombeve, dështoi me turp, Athina vendosi të luajë gurin e fundit. Në vitet 1944-1945, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, nëpërmjet një operacioni të përgjakshëm spastrimi etnik, trupat greke të gjeneralit famëkeq Napolon Zerva e përzunë me dhunë, drejt Shqipërisë, popullsinë çame myslimane. Jo vetëm kaq, por duke iu përmbajtur skemave nacional-shoviniste të “Megali Idesë”, edhe pas Luftës së Dytë Botërore, qeveritë e Athinës, ndërsa refuzonin me këmbëngulje të njihnin ekzistencën e një “çështjeje çame” nuk rreshtën së bëri çdo përpjekje për të pretenduar aneksimin edhe të Shqipërisë së Jugut, të pagëzuar prej tyre qysh prej vitit 1913 si “Vorio Epir”. Si provë e kësaj ndërgjegjeje të sëmurë të politikës së Athinës në marrëdhëniet me Shqipërinë, mbetet famëkeqi “Ligj i luftës me Shqipërinë” që ajo vazhdon të mbajë në fuqi.    


  • [1] Në anglisht: Frashëri, K. (1964). The History of Albania. Tirana, ff. 344; në frëngjisht: Frashëri, K. (1964). Histoire d’Albanie. Bref aperçu. Tirana, ff. 361; në rusisht: Frashëri, K. (1964). Historija Albanii. Kratkij obzor. Tirana, ff. 325; në gjuhën kineze: Frashëri, K. (1964). Shangai, ff. 281.
  • [2] Frashëri, K. (1968). Trojet shqiptare në shek. XV. Kumtesë e mbajtur në Konferencën II Kombëtare të Studimeve Albanologjike, Tiranë, 12-18 janar 1968, kushtuar 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Botuar në Aktet e Konferencës, Vëll. I, Tiranë, ff. 109-113.
  • [3]Frashëri, K. (1982). Trojet shqiptare gjatë Mesjetës së hershme. Kumtesë e mbajtur në Koferencën Kombëtare kushtuar Formimit të Popullit Shqiptar, Gjuhës dhe Kulturës së tij, Tiranë. Botuar më parë në variantin frëngjisht me titull: “Les territories albanais dans le Haut Moyen-Age”, në Studia Albanica 2 (1982) 93-107 dhe, më vonë, në variantin shqip në Aktet e Konferencës, Tiranë, 1988, ff. 45-57.  

UNIVERSI SË PRAPTHI

Nga Moikom Zeqo (3 qershor 1949, Durrës – 15 qershor 2020, Tiranë)

Tiranë, 23 maj 2014

Tërë natën ranë shira të rrëmbyeshëm. Universi shungullonte, tronditej, luhatej nga spektakle bubullimash kapriçioze dhe rrufesh të papërmbajtura. Makabe Zaharias i doli gjumi dy orë mbas mesnatës. Pati ndjesinë se shirat kishin përlagur dhe shfytyruar edhe gjumin e tij të rëndë, të mundimshëm.

Ai me sytë e hapur shihte nga dritarja e studios, ku flinte, vizatimet e zjarrta të jashtësisë së pafundme. Ato ngjanin me një kod kriptologjik të paperceptueshëm dot, deri në fund! Dukej sikur gjendja mendore e gjumit ishte tashmë përtej dritares. Makabe Zaharia psherëtiu. Ah! Të flesh nuk do të thotë se humbet në hiç, në boshllëk. As të qetësohesh, qoftë edhe përkohësisht. Kohët e fundit, ai shikonte ëndrra “së prapthi”. Ai u zgjua duke ëndërruar një objekt leshator, në formën e një shpendi, gjarpri, apo peshku që i hynte në dhomë, por në mënyrë ndryshe, dmth të futet fjala vjen macja jo me pamje nga koka, por nga bishti i saj. Mobiljet e dhomës ishin gjithashtu të kthyera mbrapsht, në një efekt pasqyrë; ai e kishte venë re shpesh këtë kthim mbrapsht të objekteve në hapësirë dhe në kohë, në një numër të madh ëndrrash. Në një ëndërr kishte parë një çift, burrë e grua që i njihte, duke ecur së prapthi, nga dera hynë në garazh dhe i dhanë makinës së prapthi poshtë në rrugicë; pastaj makina u rishfaq, hyri në garazh dhe çifti doli nga makina në mënyrë normale e hynë në shtëpi. Pra ëndrra qe si një film, i treguar fillimisht së prapthi, e pastaj siç duhet. Në një tjetër ëndërr Makabe Zaharia pa disa burra që ecnin së prapthi, duke mbajtur një arkivol, e njëri nga ata tha: “Për t’u djegur mirë i mjaft dru një.” Kur u zgjua ai e kuptoi se edhe fjalia qe thënë së prapthi, se në fakt duhet të kishte qenë: “Një dru mjaft i mirë për t’u djegur.” Kështu ai shihte në ëndrra gjëra të pakonceptueshme: një dhi me fytyrën e Mona Lizës, një anije me vela mes degëve të një pylli të pafund, dëgjonte Simfoninë IX të Bet’hovenit, të orkestruar nga nota e fundit e partiturës drejt (së prapthi) notës së fillimit. Pse ndodhte një gjë e tillë? Ai e dinte se ëndrrat janë kuptime të hibridizuara, ose ekuivalente gjumore të shumë vegimeve, ose edhe të realiteteve. Ah!

Pa sërish drejt dritares. Simbolet e rrufeve feksnin dhe shkarkoheshin. A ka ndonjë ligjësi kozmike në këto sinjale? Kush mund ta dijë këtë gjë? Kush mund të kuptojë diçka? Ah! Makabe Zaharia i mbylli sytë. Qe tepër e mundimshme për të fjetur. Në orën 10 të mëngjesit kishte lënë një takim me gazetaren MRTC, një femër shumë e bukur dhe e re, që punonte si redaktore e rubrikës së kulturës në gazetën kryeqytetase “Eklexior”. Takimi do të bëhej në lokalin “Albanopol”, anës lumit të Lanës, pranë parkut të lodrave të fëmijëve.

Makabe Zaharia, ndryshe nga nata e skëterrshme në ditën e re, ndihej i qetë dhe i këndellur. Iu afrua lokalit. Por mbi të lexoi befas tabelën “Loponabla”. U shtang i tmerruar. Por në çast u qetësua. Ishte leximi sëprapthi – gjë kaq e rëndomtë në ëndrrat e tij. Dreqi e mori! Ah! Ai u fut në lokal. Pa orën e dorës: 9 e 53’.

  • – Mirëmëngjes.

Ai dëgjoi zërin e Laertit, kamerierit. Ai kishte mbaruar studimet universitare për elektronikë, por duke mos gjetur punë, qe bërë kamerier. Djalë simpatik dhe gazmor.

  • – Mirëmëngjes Laert!
  • – Kafe ekspres?
  • – Sigurisht.

Makabe Zaharia i ulur shikoi rreth e qark. Një riprodhim i “Guarnika-s” së Pikassosë në murin majtas, befas iu duk akoma më çuditshëm, në një ripërtëritje konceptuale. Qe “së prapthi”. Po çmendem, mendoi. E pa sërish. Piktura qe kthyer në çast në normalitet.

  • – Ja kafeja.

Ai ngriti kokën dhe pa kamerierin. Sa nuk klithi. Në vend të fytyrës rinore të Laertit pa një fytyrë të plakur, fytyrën e djaloshit, siç do të bëhej mbas 50 vitesh.

  • – Jeni mirë?

Zëri i Laertit qe i shqetësuar. Ai e kishte fituar sërish fytyrën e mrekullueshme rinore.

  • – Jam mirë. Shumë mirë. Faleminderit.

Erdhi MRTC. Bukuri e hajthme. Me lëvizje elegante. U ul përballë Makabe Zaharisë.

  • – Kafe, apo çaj?
  • – Oh, jo. Një gotë xhin dhe ujë të gazuar.
  • – E solle përkthimin?
  • – Po. “Kronikat Marsiane”. Të Rei Bredbëri-t.

Ajo nxori nga një çantë elegante lëkure, që e kishte vendosur në karrigen e tretë bosh të tryezës prej mermeri, një dosje plastike me letra A4 të kompjuterizuara. Sytë i shkëlqenin. Gishtat e saj, sikur vallëzonin si të ndriçuara lehtë nga një dritë e pashpjegueshme. Makabe Zaharia vuri syzet optike (plus 2.5). Hapi dosjen. Shfletoi fletët. Ah! Bredbëri. E adhuronte shkrimtarin amerikan.

  • – E njoh këtë libër, tha. E kam lexuar disa herë në gjuhën e origjinalit. Erdhi rasti ta lexoj edhe në shqip.
  • – Është pak ndryshe, tha ajo. Si të takosh dhe të njohësh një binjak të librit, që fillimisht s’pati një të tillë.
  • – Po, një binjak. Bukur e the. Më vjen mirë që e ke përkthyer.

MRTC mori frymë thellë. Ngjante sikur po rilindej.

Makabe Zaharia ra në një meditim të thellë dhe të shumëfishtë.

  • – E dashur MRTC, tha ai. Do ta lexoj përkthimin tënd. Rei Bredbëri është i veçantë. E dua dhe e çmoj Rei Bredbërin. Është shkrimtar i shkëlqyer.
  • – Me shumë imagjinatë!
  • – Sigurisht. Një kalorës i imagjinatës. Një Kolomb i imagjinatës. Një zbulues i madh! Kronikat Marsiane” janë një fantashkencë (scientifiction). Subjekti: pushtimi dhe kolonizimi nga tokësorët i planetit Mars. Gjenia e Rei Bredbërit e shtjellon temën me tone elegjiakë. Marsianët, që në fillim të librit të fusin tmerrin, në momentin e disfatës dhe të zhdukjes së tyre, të zgjojnë mëshirë të ankthshme. Tokësorët korrin fitore, por shkrimtari nuk gëzohet. Më shumë i trishtuar, madje i dëshpëruar, ai paralajmëron ekspansionin e ardhshëm të tokësorëve në planetin e kuq -, që profecia e tij e zymtë na e zbulon si një shkretëtirë pa përmasa, me rërë në blu të turbullt, me gërmadha qytetesh të ngritura si kuti (peizazh kubist) pranë njëri-tjetrit, me muzgje vjollcë dhe të portokalltë, me anije mekanike antike, për të lëvizur në oqeanin rëror, të frikshëm dhe armiqësor. Bredbëri flet për vitin 2004 – ne ndjejmë se profecia është e hiçtë, e pabesueshme, ndërsa jemi të rënduar nga gravitacioni, lodhja, akumulimi i madh dhe i mjegulluar i së kaluarës luftarake – “dark backward and abysm of Time”, të vargut të Shekspirit.
  • – Viti 2004! E pra tani jemi në vitin 2014. Pushtimi i Marsit nuk ka ndodhur.
  • – As do të ndodhë! Çdo letërsi e madhe është simbolike. Udhëtimi në Mars është metafizik.
  • – Sigurisht metafizik!
  • – Në shekullin e dytë të erës sonë, Lukiani nga Samosata shkroi një tekst mrekullish për Selenitët, të cilët tjerrin dhe endin metalet dhe qelqin, nxjerrin sytë nga vendi dhe i venë përsëri, pinë lëng prej esence ajri. Në shekullin XVI Ariosti imagjinonte një kalorës që kish mbritur në Hënë dhe kish zbuluar atë që i kishte humbur në Tokë: lotët dhe psherëtimat e dashnoreve, kohën e harxhuar kot në kumar, projektet utopike dhe dëshirat e paplotësuara asnjëherë. Në shekullin XVI Kepleri botoi “Gjumin Astronomik” (“Somnium Astronomicum”), që ngjan si transkriptimi i një libri të ëndrrave, ku flet për formimin dhe zakonet e gjarpërinjve në Hënë, madje edhe feksjen në trutë e këtyre zvarranikëve të shumë subjekteve letrare të huazuara misteriozisht nga Homeri, Servantesi dhe Shekspiri.
  • – E habitshme! Mizorisht e habitshme!
  • – Mos u habit. Shkrimtarit i lejohet çdo gjë. Misteri grish motivet.
  • – Misteri? Fetë lidhen me misterin. Shkenca e sulmon misterin Makabe.
  • – Por misteri nuk mposhtet. Teknologjia e sofistikuar hap para nesh shumësinë e papërballueshme të misterit.

Po të tregoj diçka që ngjan e makthshme në universin e pamatshëm të internetit. Ja ç’ka ngjarë këto kohët e fundit. Filmime 11-sekondash me drejtkëndësha të ngjyrosur, me tinguj elektronikë. Në dukje nuk kanë kuptim, por kanë tërhequr edhe vëmendjen e BBC, që investigon. A ka një mesazh të fshehur?

A është një kod për spiunazhin? Një iniciativë e mençur marketingu? Apo një lojë në internet? Mos është shfryrja e ndonjë të çmenduri? Dikush ka ngarkuar për shtatë muaj me radhë në Youtube njërën video pas tjetrës, me një format pothuajse identik: dhjetë pamje drejtkëndëshash ngjyrë të kuqe dhe blu, të cilët alternohen për 11 sekonda, me një muzikë në sfond që gjenerohet nga një kompjuter. Çfarë do të thotë? Kush i ka prodhuar dhe përse?

Kur numri i këtyre videove arriti shifrën mbresëlënëse 80 mijë, publikuesi anonim i tyre u ndal. Stop. Fundi i transmetimeve. Heshtje. Por ndërkohë në internet kishin nisur tam-tamet për të zbuluar kush dhe çfarë fshihet prapa këtij misteri të vogël të rrjetit? Tani me të po merret edhe BBC, e cila ka ngarkuar një specialistin e vet për të investiguar. Dhe që ndoshta ka zbuluar, të paktën pjesërisht, vetë misterin.

Gjithçka nisi në 23 shtator të vitit 2013 në orën 14:45, kur dikush që shfaqej me emrin Webdriver Torso, ngarkoi në Youtube videon e parë të serisë. Njëzetetetë minuta më vonë hodhi një tjetër, pothuajse të njëjtë. Një orë më vonë, një të tretë. Dhe vazhdoi kështu, ditë pas dite, për shtatë muaj me radhë, deri kur krejt papritur u ndal, pasi kishte ngarkuar në kanalin e tij plot 236 orë klipe 11 sekondash: 80 mijë filma të shkurtër, nga 11 sekonda secili.

E para që e pikasi fenomenin ishte e përmuajshmja amerikane “Wired”. Që atëherë, pyetja është vërtitur nëpër internet, mes blogjeve, postimeve në Facebook dhe Twitter: -Kush qëndron prapa kësaj sekuence të çuditshme drejtkëndëshash të kuq dhe blu? Cili është mesazhi i tyre, nëse ka një të tillë? Një hipotezë është që mund të jetë një gjuhë e koduar, që u dërgohet spiunëve apo informatorëve. Një tjetër thotë se bëhet fjalë për një testim, për të zbuluar talente të rinj të kriptografisë. Një burim i tretë thotë se është diçka banale, një nismë marketingu për një produkt – por ende nuk është zbuluar se për çfarë produktesh bëhet fjalë. E përditshmja angleze “The Guardian” ka thënë se ndoshta është rezultat i një konference krijuesish të programeve kompjuterikë, një lloj loje mes inxhinierësh kibernetikë, dhe mendon që edhe kishte pikasur një të dyshuar, një shkencëtar me emrin Isaul Vargas, i cili megjithatë ka mohuar që të ketë të bëjë me videot misterioze. Dikush beson që është pasojë e një programi të kompjuterizuar që është “marrosur” – (një lloj virusi) por efektet e të cilit nuk dihen ende. Dikush tjetër, pak a shumë seriozisht, thotë që janë mesazhe të dërguar në tokë nga një specie aliene jashtëtokësorësh.

Spencer Kelly dhe Stephen Beckett, dy ekspertë të cilëve BBC u ka kërkuar të investigojnë, kanë mbërritur ndoshta pak më pranë të vërtetës. Pikësëpari, duke ekzaminuar të 80 mijë videot, kanë zbuluar që Webdriver Torso ngarkonte të paktën 400 në ditë. Ditën e Krishtlindjeve ka ngarkuar madje një video në çdo dy minuta – praktikisht pa bërë asgjë tjetër, dhe gjithashtu pa humbur kohë për të ngrënë apo për të fjetur. Më tej, duke shmangur një paywall që ishte ngritur për të mbrojtur videon e parë që ishte ngarkuar, zbuluan një klip të një filmi me kartona, “Aqua Teen Hunger Force”, në të cilin tre protagonistët nuk arrijnë të fitojnë një quiz në një klub nate. Në fund, në videon numër 1182, zbuluan një anomali të dytë në krahasim me të tjerat: filmuar nga një ballkon në Paris, një klip prej 6 sekondash i ndërtuar brenda sekuencës së zakonshme me drejtkëndësha të kuq dhe blu, tregon Kullën “Eiffel” të ndriçuar natën, si dhe për një çast pamjen e padallueshme qartë të një personi. A është ai Webdriver Torso? Ndoshta. Edhe sepse, poshtë asaj videoje, ai ka lënë një postim misterioz: “Matei është inteligjent”.

Çdo përpjekje për të kontaktuar autorin e komentit përmes adresës në Google, nuk ka marrë përgjigje: “Një gjë është e sigurt”, konkludojnë dy investiguesit e BBC, “Ka shumë Francë brenda këtij misteri”, duke përfshirë ngjyrat e drejtkëndëshave, që janë ata të flamurit francez. Nëse është një specie aliene, që i ka ngarkuar filmimet në Youtube “shpresojmë që viennent en paix”. Ardhshin paqësisht!

  • – Nuk e di këtë gjë Makabe. Nuk jam e lidhur me internetin deri në këtë pikë. Vetëtimthi duke të dëgjuar, mendova se ndonjë nga marsianët e librit të Rei Bredbërit, hakmerret kibernetikisht me tokësorët rutinorë dhe të vetëkënaqur.
  • – Ndoshta MRTC.
  • – Çdo subjekt prodhon papushim, pulson, shpërndan realitete alternative.
  • – E kam menduar edhe unë.
  • – Kjo do të thotë se letërsia nuk mund të vdesë.
  • – Si mund të vdesë?
  • – Bisedat me ty Makabe, janë gjithmonë ngacmuese!
  • – Oh, jo gjithmonë. Shpesh flas edhe marrëzira. Shpresoj vetëm të mos jem i mërzitshëm. Kjo ma shpif.
  • – S’je asnjëherë i mërzitshëm Makabe.
  • – Faleminderit. Më duket sikur më mëshiron. Ose më miklon.
  • – Jo.
  • – Një njeri i vetmuar si unë, ka shumë përsiatje të kota. Me të sfidoj vetminë universale.
  • – Nuk je i vetmuar Makabe.

Zëri i MRTC qe i ngrohtë, gati ngashërues. Makabe Zaharia u prek. Ai e dinte se MRTC, ndonëse shumë e bukur, qe pa fat në dashuri. Nuk e kishte gjetur kurrë shpirtin e saj binjak. Ah! Dashuria është një fatalitet. Edhe Makabe Zaharia qe i ngjashëm. Po thinjej si një beqar legjendar. Pa me përqendrim disa nga fletët e përkthimit. Ndihej në formulimin e fjalive në shqip diçka e ndrojtur dhe e brishtë, si të thuash, një stil femëror. Gjë e vetëkuptueshme, mendoi. U zhyt në lexim. Bota rreth e qark iu zhduk. Rëra përvëluese e Marsit. Gjiri detar i Currilave, i tharë dhe i vdekur në Mars. Një marsian që quhej Milosao, i vrarë në brigjet e një lumi pa ujëra. Përballë një deti pa ujëra. Befas, shirat e mesnatës që përjetoi edhe në ëndrra në studion e tij, u derdhën në planetin e përzhitur të Marsit. Ah! Vetëtimat e munguara. Drejtkëndësha dhe shirita të kuq e blu. Heraldikë fantazmagorike. Peizazhe së prapthi. Tinguj elektronikë të kozmosit dhe të boshllëkut. Vrimat e Zeza. Sekuenca nga filmat e Kumbrikut dhe Kurosavës. Bomba atomike e Hiroshimës në Mars. Mutantë të Tokës, që bëjnë seks me mutantë të Marsit. Perspektiva negative e objekteve, si në ikonat bizantine mesjetare. Metaforat e futuristëve. Shkretërimi i simetrisë. Plogështia e pasioneve të humbura. Vdekja e ideologjive. Zemra elektrike, që lëvizin pa trupa. Stalakmite marsiane nga djersët e hyjnive që s’janë më. Heshtje nokturne. Perceptime të deformuara. Mungesa e erërave. Noktambulizmi i hapësirës. Koha me frikën e devijimit nga gjithçka.

Lexoi gjatë. Më shumë sesa subjektin, disa subjekte të tjera të panjohura. Motive torturuese. Për një çast, Makabe Zaharia ngriti kokën dhe pa MRTC përballë. U tmerrua. Koka e saj qe zhvendosur mbrapsht dhe ai pa pjesën e pasme të flokëve. Si në tablotë e Rene Magrittit. Kjo zgjati 3 sekonda. Pa sërish normalisht fytyrën botiçeliane të MRTC. Ah!

  • – Përkthimi më duket i rrjedhshëm. I qartë. Shumë mirë.
  • – Faleminderit Makabe. Më vjen mirë. Sidomos kur e thua ti qe je një skeptik i madh.
  • – Skeptik i tmerrshëm.
  • – Nuk e thashë këtë.
  • – Nuk ka ndonjë ndryshim të veçantë midis skeptikut të madh dhe skeptikut të tmerrshëm.
  • – Nuk e thashë në këtë kuptim Makabe.
  • – A e ke lexuar romanin e Rei Bredbërit “Vetmia është një qivur prej qelqi”?
  • – S’më ka rënë në dorë Makabe.
  • – Bëhet fjalë për një njeri që e ka shpallur vdekjen e tij para 20 vjetësh, ndërkohë që pas një muri drejton një studio televizive të suksesshme dhe është truri i të tëra programeve. Shpalli vdekjen e tij për të mbijetuar ndryshe.
  • – Si ka mundësi?
  • – Është kaq e thjeshtë. Edhe shkrimtarët kështu janë. Vetmia e tyre, është vetëshpallje e vdekjes publike.
  • – Jo të gjithë Makabe.
  • – S’flas për 90 përqind të shkrimtarëve që janë mediokër. Vetëm shkrimtarët e mëdhenj janë Të Vetmuarit. Por janë pak. Shumë pak. Sa janë gjallë, s’dihen se kush janë në të vërtetë. Qivuri prej qelqi i vetmisë së tyre është si një kostum kozmonauti.
  • – Edhe njerëzit e rëndomtë janë të vetmuar. Të jesh i vetmuar, s’është privilegj Makabe. Është tirani. Moderniteti është vetmi.
  • – E drejtë MRTC shumë e drejtë. Jetojmë natën dimërore të kapitalizmit të mplakur, ku egoizmi i skajshëm dekreton Vdekjen e Njeriut.
  • – Apokalipsi i Njerëzimit?
  • – Njëfarësoj. Diçka arketipale. Si në romanin e Rei Bredbërit, ku tokësorët i vranë marsianët duke projektuar kështu vetë vdekjen e tyre pa asnjë triumf… dhe të kotë.
  • – Tingëllon e zymtë Makabe!
  • – Por ende s’kanë vdekur shkrimtarët e vërtetë. Ata koncentrojnë dhe mbartin vetë Njerëzimin.
  • – Oh!
  • – Rei Bredbëri ka shkruar disa subjekte akoma më të guximshme për shkrimtarët e vdekur që i adhuronte.
  • – Ashtu? Sa interesante!
  • – Në një tekst të tij, Çarls Dikensi banonte në pension të administruar nga gjyshja reale e Bredbërit. Në një tekst tjetër Bredbëri paraqitet si biri i Edgar Allen Po-së dhe i Emili Dikinsonit. Ai shkruan madje një poemë ku thotë: “Ku je nëna ime Emili Dikenson? Herman Melvili, mbrëmë kur flinte, përmendi në ëndërr emrin tuaj.” Ka shkruar histori dashurie midis dy njerëzve që nuk janë takuar, të lindur në shekuj të ndryshëm dhe hapësira të largëta.
  • – Sa romantike Makabe!
  • – Një romantizëm që e dendëson, e qartëson realizmin. Një libër tjetër i Bredbërit, e transformon Bernard Shoun në një robot për të eksploruar hapësirat. Duket si paturpësi, por është vetëm dashuri e pamatshme për shkrimtarin nga një i ngjashëm.
  • – Libra të tillë e mbajnë gjallë shpirtin njerëzor.
  • – Sigurisht MRTC. Sigurisht e bukura dhe e mençura MRTC. Në një subjekt tjetër të Bredbërit flitet për një proces katastrofik të djegies së librave. Deri sa nuk është djegur edhe libri më i fundit, shpirtrat e shkrimtarëve ende ekzistojnë, ende janë – kur digjet dhe ky libër atëherë tërë shkrimtarët vdesin në çast. Vdes – në një vdekje të dytë Homeri, Dantja, James Joyce-i, Federico Garcia Lorka, Shekspiri dhe Migjeni, Eskili dhe De Rada. Vdes edhe fillestari i talentuar që ka shkruar vetëm poezinë e parë. Mundet që biologjikisht të lindin sërish foshnja, por në asnjë prej tyre nuk do të jetë shkrimtari më, në jetë të jetëve!

Makabe Zaharia pa orën e dorës. Kishin kaluar 3 orë plot.

  • – Do ta marrësh përkthimin për ta lexuar në qetësi, Makabe?
  • – Padyshim.
  • – Është kënaqësi të rrish me ty Makabe.
  • – Kënaqësia është imja e dashur MRTC.
  • – Më duhet të ngrihem. Më duhet të marr pjesë në përurimin e një ekspozite pikturash në Galerinë “Zenit”.
  • – Shko MRTC! Po paguaj unë.
  • – Faleminderit. Do të të telefonoj për t`u takuar sërish në javën e ardhshme.

MRTC u ngrit. Elegante. E magjishme. U drejtua nga dalja e lokalit. Makabe Zaharia pa shpatullat e saj, trupin e hajthëm, këmbët. E tmerrshme. Fytyra e saj qe sëprapthi me ecjen e saj. Sytë e saj të mëdhenj. Buzët e dridhshme. Për 3 sekonda sigurisht. Ai pa pozicionin normal të kokës drejtuar nga dalja në rrugë, pjesën e valëvitëshme të flokëve që i zbrisnin tek supet. U zhduk.

Mbi tryezë ishin fletët e përkthimit. Substanca e së tashmes, si mungesa e së ardhmes. Ah. S’dua të fle më! S’dua të fle më! Kështu klithi pa zë brenda vetes Makabe Zaharia. Mjaft jam qullur dhe mërdhirë, nëpër ëndrrat fatale!

Kanë thënë:

  • Dr. Laidon Shapo: Moikom Zeqo ka qenë një intelektual dhe profesionist kalibri, një atdhetar dhe qytetar model, një personalitet dhe qenie modeste që punoi deri në frymën e fundit! Humbje e pritshme, por prapë shumë e dhimbshme.
  • Prof. Aleksandër Peçi: Moikom Zeqo ka qenë një yll ndriçues në kulturën shqiptare! Një nga intelektualët më të shkëlqyer, që i dha zë mendimit shkencor, poetik, letrar, arkeologjik, historik, filozofik, estetik, muzeal dhe politik! Një gjigand krijues, një mendje enciklopedike, një poliedrik me 62 libra të botuar, explorator i mendimeve të mëdha. Sa shumë nevojë kemi t’i referohemi veprës së jashtëzakonshme të Moikom Zeqo.

Shoqëria dhe sociologjia

Shkëputur nga libri “Elementet e sociologjisë”

Autor Franklin Henry Giddings

Fjala “shoqëri” e ka prejardhjen nga fjala latine socius, që do të thotë mik ose shok, pra një qenie shoqërore. Sapo krijojmë shoqëri me një tjetër qenie njerëzore dhe pohojmë se e kemi shok ose mik, jemi të vetëdijshëm për ngjashmëritë ndërmjet nesh; dimë që është i interesuar për të njëjtat gjëra, apo që i pëlqen të përfshihet në të njëjtat aktivitete; ka të njëjtat shije, besime, pëlqime. Megjithatë, vërejmë se në disa gjëra ndryshojmë. Procesi i gjetjes së ngjashmërive dhe ndryshimeve, apo edhe mirëkuptimit për çështje të ndryshme, përcjell imazhin e miqësisë së tyre.

Ky proces zbatohet në çdo popullsi, jo vetëm ndërmjet dy shokëve apo miqve, por edhe ndërmjet bashkëpunëtorëve. Kjo do të thotë, që në çdo vend, një numër individësh jetojnë ose bashkëpunojnë në të njëjtin vend, zhvillojnë dhe shkëmbejnë ide dhe vendosin të kenë mirëkuptim – një mënyrë kultivimi i njohjes reciproke dhe i mentalitetit. Si pasojë, fjala “shoqëri”, e cila fillimisht nënkuptonte lidhjet miqësore apo ndërveprimin, ka pësuar një zgjerim në kuptim, ku krahas procesit të bisedimit të këndshëm dhe kultivimit, u përfshi edhe njohja reciproke me mentalitetin e tjetrit.

Shoqëria, si një formë aktiviteti e individëve inteligjentë është kultivimi i njohjes reciproke dhe mentalitetit të njëjtë. Sigurisht, kjo formë aktiviteti jep një produkt apo rezultat të caktuar. I bën ortakët gjithmonë e më shumë të ngjashëm në cilësitë morale dhe mendore. Prandaj, produkti i saj është një grup personash me mendësi të ngjashme, të cilët e pëlqejnë dhe e ruajnë këtë formë aktiviteti. Një grup apo produkt i tillë, quhet shoqëri.

  • Shoqëri quhet çdo grup apo numër individësh, të cilët kultivojnë njohje reciproke dhe mirëkuptim mendor, që do të thotë, mentalitet të njëjtë. Shoqëria është një grup qeniesh shoqërore. Megjithatë, një aktivitet i tillë, siç u përmend dhe më sipër, haset vetëm nëse vërehet një nivel i konsiderueshëm fillestar i mentalitetit të njëjtë nga i cili mund të fillohet. Rrjedhimisht, na duhet ta zgjerojmë dhe ta modifikojmë pak përkufizimin e shoqërisë:
  • Shoqëri quhet çdo grup apo numër individësh me mendësi të njëjtë, qenie shoqërore të vetëdijshme dhe të kënaqura për mentalitetin e njëjtë që kanë dhe, në rrjedhojë, janë të aftë të punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët.

Llojet e shoqërive 

Kini parasysh që fjala “shoqëri” ka shumë përkufuzime, ndonëse të gjitha konvergjojnë në përkufizimin e mësipërm. Shoqëritë janë të llojeve të ndryshme.

Shoqëria natyrore

Një popullsi, siç u tha dhe më parë, është një grup apo një numër individësh, të cilët në shumë pikëpamje të rëndësishme, janë njëlloj dhe jetojnë të gjithë brenda një zone të përcaktuar. Gjithashtu, është parë se zakoni i të kultivuarit të njohjes reciproke dhe ideve dhe shijeve të njëjta, duke i përsosur ato më tepër, përhapet në gjithë popullsinë. Si pasojë, një popullsi e tërë kthehet ose ka si tendencë të kthehet në një grup të vetëm shoqëror ose shoqëri. Ky proces ndodh në mënyrë natyrore, madje vazhdon edhe nëse individët i kushtojnë ose jo vëmendje të vetëdijshme. Kështu që, një popullsi që i ruan aktivitetet shoqërore  mund të quhet një popullsi shoqërore ose shoqëri natyrore.

Shoqëria natyrore është një popullsi që është e përbërë nga individë me ide dhe shije të njëjta, të cilët e dinë dhe i gëzohen këtij fakti, prandaj janë të aftë të punojnë së bashku për qëllime të përbashkëta.

Shoqëria integrale

Një shoqëri natyrore e cila është aq e madhe saqë bën të mundur vazhdimësinë e çdo lloj aktiviteti shoqëror dhe bashkëpunimi, duke përfshirë aktivitete të tilla: si qeverinë, industrinë, edukimin, fenë, shkencën dhe artin dhe ruan kontrollin mbi territorin që zotëron në mënyrë të pavarur nga çdo shoqëri tjetër, mund të quhet shoqëri integrale. Pra, të gjitha këto kombe të mëdha moderne, si për shembull, Shtetet e Bashkuara, Anglia, Franca dhe Gjermania, janë shoqëri integrale.

Shoqëritë komponente

Brenda çdo shoqërie integrale gjenden grupe shoqërore të cilat, në shumë aspekte, por jo në të gjitha, janë të plota dhe të pavarura. Secili prej këtyre grupeve, edhe i shkëputur, mund të ruajë ekzistencën e tij dhe të vazhdojë një jetë të plotë shoqërore. Por në fakt, secili grup, në disa aspekte, është pjesë e një shoqërie më të gjerë, e cila e përfshin atë. Grupe të tilla shoqërore janë CommonWealth-et ose shtetet e Bashkimit Amerikan, gjithashtu dhe mbretëritë, fillimisht të pavarura, të asaj që sot quhet Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Po ashtu, tek këto grupe hyjnë dhe rrethet, qytetet dhe fshatrat. Grupi i fundit i tillë i cili është dhe grupi më i vogël dhe që po të lihet më vete mund të kthehet në një popullsi të tërë apo shoqëri integrale, është familja.

Grupet shoqërore që mund të ekzistojnë si shoqëri të plota dhe të pavarura, por që në fakt janë thjeshtë pjesë përbërëse të shoqërive integrale, në disa aspekte dhe nëngrupe të tyre, mund të quhen shoqëri komponente.

Shoqëritë përbërëse

Brenda çdo shoqërie integrale dhe brenda shumicës së shoqërive komponente, formohen grupe shoqërore të një tjetër lloji. Prejardhja e tyre është gjithmonë artificiale. Një numër i caktuar individësh mblidhen së bashku dhe formojnë ose organizojnë një shoqëri për të arritur disa objektiva që ata synojnë. Një shoqëri e tillë mund të jetë një korporatë biznesi, një parti politike, një kishë, një organizatë shkencore ose një klub. Shoqëritë e këtij lloji e vazhdojnë kontributin ndaj komunitetit duke e ndarë punën. Ato janë të varura nga njëra tjetra. Asnjëra prej tyre nuk mund të ekzistojë, nëse nuk ekzistojnë të tjerat. Së bashku ato ngrenë dhe formojnë organizimin e plotë shoqëror të shoqërisë integrale. Për këtë arsye, mund të quhen shoqëri përbërëse.

Sociologjia

Në kohërat moderne çdo klasë objektesh në botën natyrore dhe çdo lloj aktiviteti njerëzor, është bërë subjekt i studimit shkencor. Shoqëria dhe aktivitetet shoqërore kanë qenë ndër faktet më të fundit që janë studiuar në një frymë shkencore dhe nga metoda shkencore. Kjo ndodhi për shkak se, një studim shkencor i shoqërisë mund të bëhej vetëm pasi të ishte akumuluar një sasi e madhe njohurish rreth gjërave të tjera. Marrëdhëniet shoqërore janë më të komplikuara se çdo lloj marrëdhënie tjetër.

Studimi shkencor i shoqërisë quhet sociologji

Objektivi i të gjitha studimeve shkencore është që të bëhet një përshkrim i saktë i gjërave që studiohen. Fjala “përshkrim” përdoret në shumë mënyra, prandaj, duhet të tregojmë kujdes kur të bëjmë dallimin midis përshkrimit shkencor dhe një përshkrimi që mund të jetë thjeshtë piktoresk apo dramatik. Përshkrimi shkencor nuk ndalet kur pjesët e ndryshme të një objekti i janë prezantuar me sukses vizionit mendor, në mënyrë që t’i shohim me imagjinatë, ashtu siç do të shikonim një ndërtesë apo një qytet. Në përshkrimin shkencor, ne vazhdojmë dhe paraqesim se si vepron dhe sillet një objekt, apo, se si veprimet apo ngjarjet e ndryshme lidhen me njëra tjetrën në një sistem të plotë; analizojmë përpjestimet, numrat ose faktet sasiore, lidhjet që objektet dhe ngjarjet kanë me njëra tjetrën. Pra, përshkrimi shkencor përfundon në zbulimin e atyre elementëve që quhen shkaqe dhe ligje, të cilat janë thjesht njëtrajtshmëri rregullash, sekuencash, proporcionesh, etj., mes fakteve që janë përshkruar.

Kur e përdorim fjalën “përshkrim” në këtë kuptim, mund të themi se sociologjia është përshkrimi shkencor i shoqërisë.

Njësia e shqyrtimit

Përshkrimi shkencor i çdo objekti apo grupi faktesh duhet të fillojë nga ai diskriminim i mangët, të cilin njohuria e përgjithshme ia vesh vetë objektit. Si rezultat, shkencat e kimisë, astronomisë, gjeologjisë, botanikës dhe zoologjisë e nisin përshkrimin e tyre nga dallimet e dukshme midis formës dhe lëndës, midis trupave qiellorë dhe tokës, midis objekteve të gjalla dhe jo të gjalla dhe midis bimëve dhe kafshëve.

Duke qenë se mendja shkencore nuk kënaqet me dijen e rastësishme dhe nuk e toleron paqartësinë, ajo e fillon gjithmonë klasifikimin e saj sistematik të gjërave duke u përpjekur t’i bëjë vëzhgimet e saj paraprake sa më të sakta që është e mundur. Kjo bëhet duke e zhveshur subjektin nën shqyrtim nga të gjitha  faktet e parëndësishme, aksidentale dhe të rastësishme, dhe duke kërkuar atë që është e thjeshtë, fillestare dhe e qëndrueshme. Forma më e thjeshtë e përbërjes së subjektit që studiohet nga shkenca quhet njësi shqyrtimi.

Kimistët e kanë ditur prej kohësh që shkenca e tyre merret me shqyrtimin e formave elementare të lëndëve; konkretisht me oksigjenin, hidrogjenin, karbonin, azotin, aluminin, klorin, natriumin dhe nja gjashtëdhjetë elementë të tjerë. Pra, studion numrin e tyre, vetitë, peshën atomike dhe kombinimet me njëri-tjetrin. Kështu që, njësia e shqyrtimit në Kimi është elementi. Astronomët e kanë ditur që në lashtësi se objektet specifike të studimit të tyre nuk ishin qiejt në përgjithësi, por një planet apo një yll në veçanti, lëvizja e tij, forma, përmasa, përbërja dhe historia. Gjeologët mësuan se lënda të cilën ata duhet të studionin ishte guri. Pra, përbërja e tij, dendësia, struktura, forma, thyerja, copëtimi, pozicioni, shtresëformimi dhe historia. Biologët, si botanistët ashtu dhe zoologët, kanë marrë si njësi shqyrtimi qelizën organike. Ata vëzhgojnë strukturën e saj, zhvillimin dhe kombinimet. Psikologët kanë dy njësi shqyrtimi sepse ata studiojnë si ndërgjegjen ashtu dhe aktivitetin e një forme të veçantë të lëndës, konkretisht, asaj që gjendet në nerv dhe në tru. Njësia e shqyrtimit në studimin e ndërgjegjes është shqisa, e cila është më e thjeshta nga të gjitha faktet mendore. Njësia e shqyrtimit në studimin e aktivitetit të nervit dhe trurit është qeliza nervore dhe reagimi i saj ndaj irritimit dhe stimulit.

Pra, cila është njësia e shqyrtimit në Sociologji?

Përgjigjja është zbuluar pjesërisht. Në formën e saj më të thjeshtë, shoqëria ekziston kur një individ ka një shok apo bashkëpunëtor. Atëherë qenia shoqërore është njësia e çdo grupi shoqëror apo shoqërie dhe sjellja i tij është njësia e aktivitetit shoqëror. Çdo qenie njerëzore është në të njëjtën kohë një shtazë, një mendje e ndërgjegjshme njerëzore dhe një qenie shoqërore. Si shtazë, ai studiohet nga anatomisti dhe fiziologu. Si një mendje e ndërgjegjshme, studiohet nga psikologu. Si një qenie shoqërore, që kërkon njohje, që krijon miqësi dhe aleanca me qenie të tjera shoqërore, që u mëson dhe mëson prej tyre dhe që angazhohet me ta në shumë forma të aktivitetit të përgjithshëm, ai studiohet nga sociologu. Atëherë, njësia e shqyrtimit në Sociologji është qenia shoqërore. Kjo do të thotë që individi nuk është vetëm një shtazë dhe një mendje e ndërgjegjshme, por gjithashtu një shok, nxënës, mësues dhe bashkëpunëtor.

Sociologjia studion natyrën e qenies shoqërore, zakonet dhe aktivitetet e tij. Pra, nëse ka lloje apo klasa të ndryshme të qenieve shoqërore, si ndikojnë tek njëri tjetri këto qenie, si kombinohen dhe ndahen, çfarë grupesh formojnë. Të gjitha këto pyetje janë gjithashtu, çështje të Sociologjisë.

Problemet e Sociologjisë

  1. Kur një shkencë e ka caktuar lëndën e studimit dhe e ka gjetur njësinë e shqyrtimit, ajo ka plotësuar hapin e parë nga katër të tillë që ekzistojnë. Çdo shkencë e plotë duhet t’i ndjekë këto hapa.
  2. Hapi i dytë i shkencës është ekzaminimi i hollësishëm i aktiviteteve dhe proceseve që mund të vëzhgohen tek objekti, grupi i gjërave apo grupi i interesave, nën shqyrtim. Kështu që, kur kimisti ka zbuluar format fillestare të lëndës, vëzhgon se si sillet secili element gjatë të gjitha kombinimeve të mundshme me elementët e tjerë. Biologu përpiqet të zbulojë të gjitha mënyrat e mundshme të formimit qelizor dhe zhvillimit qelizor.
  3. Hapi i tretë i shkencës është të paraqesë se çfarë produktesh, kombinime faktesh apo gjëra të reja janë zbuluar si rezultat i aktiviteteve ose proceseve. Pra, kimisti përpiqet të zbulojë çfarë produktesh komplekse mund të krijohen duke kombinuar elementët kimikë në të gjitha mënyrat e mundshme. Biologu vëzhgon të gjitha format e indeve dhe llojet e ndryshme të organizmave që prodhohen nga kombinimi i ndryshëm i qelizave të gjalla.
  4. Hapi i katërt i shkencës është të zbulojë dhe të formulojë marrëdhëniet apo ligjet e sakta që ekzistojnë mes aktiviteteve dhe në evolucionin e produkteve të tyre. E thënë në vija të përgjithshme, hapi i parë shkencor i sociologjisë u përmbush në këtë kapitull. Ne trajtuam grupin e fakteve që studion sociologjia dhe përcaktuam njësinë e shqyrtimit. Tani, duhet të vazhdojmë dhe të analizojmë më me kujdes proceset apo aktivitetet e shoqërisë, produktet që rrjedhin nga to dhe, në fund, ligjet që shpjegojnë si aktivitetet ashtu dhe produktet.