who’s who – Vasil NATHANAILI

who’s who – Vasil NATHANAILI

Nga Valbona NATHANAILI

Sekretar i parë i Legatës së Republikës së Shqipërisë në Beograd, Jugosllavi, periudha: 13 nëntor 1945 – shkurt 1947 / I dërguar i jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë i R.P.Sh pranë Presidiumit të Sovjetit Suprem të Republikave Socialiste Sovjetike, Moskë, periudha: tetor 1949 – 1953 / Ministër fuqiplotë i R.P.Sh në Sofie, Bullgari, periudha: gusht 1953 – 1954 / Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i R.P.Sh, në Pekin, R.P. Kinë, periudha: 18 mars 1966 – 7 janar 1969 / Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i R.P.Sh në Mbretërinë e Kamboxhias (jorezident), periudha: 16 maj 1966 – 7 janar 1969.

Datëlindja: 24 shtator 1916 / I biri i Janit dhe Kleopatrës / Vendlindja: Dhrovjan, Delvinë, Gjirokastër / Ndërron jetë: 13 prill 1984 / Nënshtetësia: Shqiptar, Ortodoks. Diplomë: Juridik, Universiteti i Tiranës / Gjuhët e huaja: frëngjisht, italisht, greqisht, rusisht / Bashkëshortja: Kleopatra (Mano) / Fëmijët:  Petrit, Zana. Shkollën fillore e kryen në vendlindje, në greqisht e shqip.
1930 Ndërron jetë i jati, Jani, mjek. Shkollën e ndjek me shpenzimet e të vëllait, Andrea, nëpunës shteti.
1934 Merr pjesë në protestën e zhvilluar për kushtet dhe ushqimin e keq në internat, së bashku me 3 shokë të tjerë. E përjashtojnë nga Liceu për 3 muaj.
1935 Për 3 muaj, anëtar i grupit të Niko Xoxes.
1935 Pjesëmarrës në grevën e Korçës.
1938-1941 Për katër vjet, me bursë të shtetit Italian, ndjek studimet universitare pranë Universitetit të Romës (Sot: Universiteti i Romës “La Sapienza”) në mjekësi.
1941, shkurt I ndërpritet bursa në universitet për pjesëmarrje në grupet antifashiste. Në prill arrestohet për 24 orë për shkak të veprimtarisë e përfshirjes në grupet antifashiste. Në qershor kthehet në atdhe.
1941, dhjetor-1943, mars Ndihmës sekretar, pranë zyrës së statistikës, Tiranë.
Anëtar i “Grupit të Korçës”
1941, 8 nëntor Anëtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë; një nga 200 komunistët e parë.
1942 Anëtar i Komitetit Qarkor të Tiranës, i ngarkuar me problemet e agjitacionit dhe propogandës dhe, më vonë, Sekretar
Organizativ i Komitetit të qarkut Tiranë. Njihet me pseudonimin “Shoku Rosho”.
1943, shtator Komisar në Brigadën e III. 1943,1-2 gusht Pjesëmarrës në takimin që u zhvillua në Mukje, pranë Krujës, si përfaqësues i Frontit Nacionalçlirimtar.
1944, maj Pjesëmarrës në Kongresin e Përmetit.
1944, qershor Zëvendës komisar i Brigadës XII sulmuese.
1944, nëntor-1945, nëntor Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
1945, 27 nëntor -1947, shkurt Sekretar i parë i Legatës Shqiptare në Beograd, Jugosllavi. Shkresa A.XVII 622/ IV. Rroga: 1500 franga shqiptare/muaj. Fillon punë më 1 dhjetor 1945.
1947, shkurt-1948, nëntor Shef Seksioni për tratativat, Ministria e Punëve të Jashtme.
1947, qershor Për një muaj është në Zvicër, në mbledhjen e Bankës Ndërkombëtare.
1948, nëntor – 1949, nëntor Ndihmës Ministër, Ministria e Punëve të Jashtme.
1948, korrik Për një muaj është në Zvicër, në Asamblenë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
1949, nëntor Ministër Fuqiplotë në Moskë.
1949 Anëtar i Komitetit të Partisë të qytetit Tiranë dhe anëtar i Këshillit Popullor të qytetit Tiranë.
1949, tetor. Ambasador në Moskë. Me dekretin nr. 946, datë 29.10.’949 të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Kryeministri:
Gjeneral Kolonel Enver Hoxha. Shkresa përcjellëse e Kryeministrisë pranë Ministrisë së Jashtme mban datën 5.XI.1949, nr. protok. 134/99. 1953, 1 gusht Ministër fuqiplotë në Sofie, Bullgari. Rroga: 10.500 lekë/muaj. Me vendim të Sekretariatit të KQPPSh, nr. 357, datë 21.9.’953.
1954, 1 maj Zv. Ministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ministër Behar Shtylla. Me vendim të Byrosë Politike, nr. 89,
datë 25.3.’954.
1956 Anëtar i Kolegjiumit të Ministrisë së P. Jashtme, së bashku me Halim Budo, Dhimitër Lamani dhe Musin Kroi.
Nga data 1 prill 1956, të gjithë anëtarët e kolegjiumit përfitonin një shpërblim prej 1000 lekë/muaj.
18 mars 1966 – 7 janar 1969 Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i R.P.Sh, në Pekin, R.P. Kinë / Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i R.P.Sh në Mbretërinë e Kamboxhias (jorezident, periudha: 16 maj 1966 – 7 janar 1969).
1969, 7 janar Këshilltar në rang zv. Ministri, MPJ, Tiranë.
1970, 21 dhjetor Përfundon një vizitë shëndetësore në Itali. Sipas epikrizës të dërguar nga mjeku italian, Prof. Mario Gazano, përcjellë në Shqipëri nga ambasadori ynë në Romë Ksenofon Nushi,vuan nga një “depresion ciklik, por mbas kurave të bëra gjendja e tij është në përmirësim… ka sensibilitet të theksuar”.
1975, 1 korrik Përgjegjës Sektori në Ministrinë e Jashtme. Rroga bazë 920 lekë/muaj.
1975, 1 gusht Pension pleqërie të jashtëzakonshëm.
1984, 13 prill Ndahet nga jeta. Për fjalën e rastit, nekrologjia përgatitet nga: Ramiz Alia, Manush Myftiu, Foto Çami, Nexhmije Hoxha, Reis Malile, Jashar Menzelxhiu, Shahin Ruka, Sofo Lazri, Sokrat Plaka, Siri Çarçani, Shefqet Musaraj, Zeqi Agolli dhe Veiz Gjebero. Aprovuar nga: Mihal Bisha.
Pasioni/ Hobi: Gjuetia.

Lirimi nga detyra si Ambasador – shkresa përcjellëse

Republika Popullore e Shqipërisë Tiranë, më 17.1.1969
Ministria e Punëve të Jashtme/ Dega Administratë – Kuadër / Nr. 40
Shokut Vasil Nathanaili / Tiranë
Ju njoftojmë se me vendim të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh, liroheni nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të R.P. të Shqipërisë në Pekin dhe transferoheni në Atdhe. Duke filluar nga data 7.I.1969 emëroheni këshilltar në rang zv. Ministri pranë kësaj ministrie, me rrogë 1500 lekë/muaj.
Ministri / (Nesti Nase) / (Firma, vula)

Çmime, vlerësime

Urdhërin Kujtimi i Çlirimit
1962, 3 shtator Urdhërin e Lirisë së klasit III, me vendim nr. 3559, me rastin e 45 vjetorit të lindjes, me motivacion: Për besnikëri dhe kontribut të vlefshëm në luftën për çlirimin e Atdheut.
1949, 26 nëntor Urdhërin Ylli partizan i klasit III Me vendim nr. 330 /1949, 26 nëntor Urdhërin e Flamurit i klasit III, me vendim nr. 254.
1947, 22 dhjetor Medaljen e Kujtimit, me vendim nr. 5854.
1946, 8 maj Medaljen e Çlirimit, me vendim nr. 940.

Fletë-Anketë e nëpunësit

Në fletë-anketën e nëpunësit, plotësuar nga Vasil Nathanaili më 19.4.1952 janë shkëputur disa rubrika, gjithmonë në funksion të shpalosjes së figurës së tij, si dhe për të krijuar një ide se çfarë duhej të deklaronte një person për t’u bërë pjesë e administratës shtetërore.
Rubrika: Profesioni ose specialitetet që ke fituar në shkollë, ose në praktikë me punë.
V. Nathanaili: Nuk kam fituar ndonjë profesion.
Rubrika: A ke marrë pjesë në Ushtrinë Nacionalçlirimtare, në ç’formacion (nga ç’datë deri në ç’datë), ç’funksion e grada ke
pasur dhe a je plagosur?
V. Nathanaili: Anëtar i grupit të Korçës dhe i Partisë Komuniste Shqiptare. Me urdhër të Komitet Qendror të Partisë jam hedhur partizan dhe kam qenë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare gjatë periudhës nëntor 1943-nëntor 1944. Kushërinjtë
e mi në Muzinë kanë qenë të lidhur me luftën.

Rubrika: Me ç’punë janë marrë prindërit para okupacionit të prillit 1939, gjatë okupacionit prej 1939 deri në nëntor 1944 dhe mbas çlirimit?
V. Nathanaili: Im atë deri në vdekjen e tij, më 1932, ka qenë mjek privat. Nëna gjithmonë shtëpiake.
Rubrika: Ke ndonjë nga familja jashtë shtetit, çfarë lidhje familjare kanë me ty, në ç’vend janë, kur dhe pse kanë shkuar,  ç’punë bëjnë, ç’nënshtetësi kanë dhe çfarë lidhje ke me to.
V. Nathanaili: Nipi im, Pavllo Nathanaili, vjeç 17, ndodhet në Egjipt së bashku me nënën e tij, pranë familjes së nënës. Pjesëtarët e familjes kanë pasur korrespondencë me të. Burri i motrës, Jorgji Nako, më prill 1944 ka ikur në Greqi ku
ndodhet edhe sot.
Rubrika: A të është marrë gjë nga reformat e shtetit popullor, çfarë sasie toke ose pasurie dhe kur të është marrë?
V. Nathanaili: Nga reforma agrare më është marrë një kopësht i vogël në fshat.

Foto kryesore: Foto e marrë më vitin 1948. Delegacioni shqiptar në Gjenevë (nga e majta Vasil Nathanaili, Behar Shtylla dhe Sherif Klosi). Photo credit: Arkiva personale, Petrit Nathanaili.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.