who’s who – Valbona Nathanaili

who’s who – Valbona Nathanaili

Lindur më 4 nëntor 1960, në Tiranë. Studimet e mesme i kryen pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, Tiranë, ndërsa shkollën e lartë pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë. Diplomohet më 1983.

Emërohet mësuese fizike në shkollën e mesme “Bardhok Biba”, Rrëshen, Mirditë. Është pjesë e trupës teatrale të shtëpisë së kulturës Rrëshen dhe interpreton rolin e Linës, në dramën “Natë e pagjumë” të Marku Pones. Në vitin 1984 emërohet mësuese në Pezë të Madhe. Gjatë periudhës 1986-1987 mbaron kursin pasuniversitar me shkëputje nga puna për Pedagogji-Psikologji.

Në vitin 1988 emërohet mësuese fizike në shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë. Gjatë kësaj periudhe zhvillon një sërë aktivitetesh në rang shkolle dhe qyteti, një pjesë të mirë të tyre si anëtare e grupit bërthamë të Fondacionit Soros për zhvillimin e arsimit. Është ideatore dhe moderatore e konkursit të fizikës në rang qyteti, transmetuar nga Radio Televizioni Shqiptar. Bashkëpunon me gazetën “Shekulli”, ku trajton tema për shkollën dhe probleme të gruas. Bashkëpunon me gazetën “Sindikalisti” për përgatitjen e lajmeve me natyrë kulturore e politike. Në vitin 2000 ndjek shkollën verore pranë Universitetit të Oslos, Norvegji, për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta në sistemin publik të arsimimit.

Gjatë periudhës 2001-2007 drejtore e nëndrejtore në disa shkolla të qytetit Tiranë. Njëkohësisht, është pedagoge e jashtme pranë universitetit Politeknik të Tiranës, në lëndën fizikë e përgjithshme dhe koordinatore programesh për mjedisin dhe komunitetin pranë Fondacionit Integrimi Urban. Me të njëjtin fondacion, harton dhe moderon një cikël emisionesh për mjedisin pranë një televizioni lokal, si dhe një program për punësimin në zonat interurbane.

Pjesëmarrëse në dy programe studimi pranë Austrian Study Center for Peace and Conflict Resolution, Stadtschlaining, Austri për zgjidhje konfliktesh, negocim e ndërmjetësim; në Universitetin e Oslos, Norvegji, për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta në arsimin publik.

Gjatë periudhës 2007-2012 është Drejtore e Shtëpisë Botuese dhe Administratore e shtypshkronjës UFO Press, pjesë e Albanian University (staf prej tetë vetësh me kohë të plotë dhe me shumë bashkëpunëtorë). Në këtë periudhë, UFO Press institucionalizohet dhe bëhet një nga emrat më të besueshëm në fushën e botimeve universitare. Numri i botimeve rritet në mënyrë të ndjeshme, në përputhje me cilësinë dhe besimin që ngjallin këto botime te lexuesi. Gjatë kësaj kohe botohet cikli i plotë i botimeve në fushën e stomatologjisë, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Elsevier, si dhe botohen shumë vepra të mira me natyrë sociologjike e etike. Në të njëjtën periudhë, angazhohet pranë Televizionit të Universitetit për emisione të ndryshme që kanë lidhje me arsimin, librin e kulturën. Është pedagoge në programet master profesional e shkencor në edukim pranë këtij universiteti në lëndët e reformave, të legjislacionit dhe të politikave në arsim, fillon të përkthejë e botojë librat e saj të parë si autore. Është përgjegjëse për organizimin dhe moderimin e të gjithë panaireve të librit të këtij universiteti. Angazhohet në shumë aktivitete e promovime, merr pjesë në konferenca të ndryshme shkencore dhe boton artikuj shkencorë, fiton të drejtën për të punuar për gradën shkencore “Doktor në shkenca edukimi” pranë Universitetit të Tiranës.

Gjatë periudhës 2013-2017 është Drejtore e Shtëpisë Botuese “UET Press” (staf me 2-3 të punësuar) dhe pedagoge e jashtme pranë universitetit të Tiranës në programin master profesional, në degën e gjeografisë, me lëndën e teorive të edukimit. Përkthen e redakton libra të ndryshëm, shkruan artikuj për MAPO, autore librash e artikujsh shkencorë, organizon dhe moderon aktivitetet që kanë lidhje me librin, brenda e jashtë vendit, merr pjesë në konferenca shkencore. Koordinatore kombëtare për Çmimin “Kadare”  dhe për shitjen e të drejtave të autorit të fituesit të Çmimit Europian për letërsinë për vitin 2014.

Bashkëpunon me disa shtëpi botuese për përkthimin e librave me natyrë sociale e ekonomike, si dhe me disa institute e fondacione në fushën e arsimit dhe të kulturës. Kontribuon në shtypin e përditshëm me artikuj opinionistë.

Drejtore e Fondacionit “Henrietta Leavitt” (https://fhl.org.al/), organizatë jofitimprurëse e shoqërisë civile, që synon të kontribuojë në progresin dhe demokratizimin e shoqërisë, nëpërmjet ideve, mendimeve e nxitjes së debatit, hulumtimeve e kërkimit shkencor.

Administratore dhe Kryeredaktore e  “Tirana Review of Books” (http://www.valbonanathanaili.com/),  ku gjejnë vend opinione, mendime e vlerësime rreth librave të botuar e përkthyer në shqip, ngjarje e dukuri të ditës, si dhe aktivitete që ndryshme që zhvillohen në vend.

Mësimdhënie në universitet

  • 2015-2016 Pedagoge e lëndës së teorive të edukimit në Degën Gjeografi, programi master profesional.
  • 2011 – 2012 Pedagoge e lëndëve Reforma dhe legjislacioni dhe Sistemet edukative e politikat e edukimit në Shqipëri, Albanian University, Departamenti i Pedagogjisë, programi master profesional e shkencor.
  • 2003 – 2006 Pedagoge e fizikës së përgjithshme pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.

Hartim silabusesh

  • 2018 Dr. Valbona Nathanaili Konsulencë për Kolegjin Universitar “Logos” për programin “Arsim parashkollor”
  • 2017 Dr. Valbona Nathanaili Hartimin e silabusit për lëndën Fizikë dhe metodologji, Programi i studimit: Bachelor Universiteti Europian i Tiranës.
  • 2017 Dr. Valbona Nathanaili Hartimin e silabusit për lëndën Zgjidhje e ushtrimeve në Fizikë, Programi: Master Shkencor, Universiteti Europian i Tiranës .
  • 2017 Dr. Valbona Nathanaili Hartimin e silabusit për lëndën Aftësim praktik dhe projekte në Fizikë, për Programin: Master Shkencor, Universiteti Europian i Tiranës.

Artikuj në konferenca shkencore dhe pjesëmarrje në to

  • 17-18 November 2017 Tirana-Albania Dr. Valbona Nathanaili The scale of teacher’s involvement in professional networks Në: International Interdisciplinary Conference  “Good Society – A Multidimensional Approach”, organised by Universiteti “Marin Barleti” of Tirana, Albania, Albanian Sociological Association, Albsa – Albanian Institute Of Sociology et al.
  • 2017, 6-7 April, Skopje, Macedonia Dr. Valbona Nathanaili Teacher-teacher and teacher-principal collaborations in the public schools of Albanian educational pre-university system. Në: 3rd LSEE Research Network Conference on Social Cohesion in South East Europe organised by the LSE Research on South Eastern Europe (LSEE) at the London School of Economics in cooperation with the National Bank of the Republic of Macedonia (NBRM) and the University American College Skopje (UACS).
  • 2017, janar Dr. Valbona Nathanaili, Dr. Anisa Subashi Regjistrimet e kandidatëve për studentë në institucionet e arsimit të lartë (IAL) – sfida të vjetra dhe nevoja për një qasje tjetër filozofike. Në Konferenca e Rektorëve, organizuar nga rrjeti i universiteteve, Tiranë, UET.
  • 2015, 4 – 8 September Dr. Valbona Nathanaili School-Site Accountability: the language used in schools. Në: 6th International Conference, Bulgaria, organized by Bulgarian Academy of Sciences, Union of Scientists in Bulgaria, Science & Education Foundation, etc. Published in Educational Alternatives, Journal of International Scientific Publications: vol. Nr. 13, 2015. ISSN 1314-7277.
  • 2015, 18-21 May Dr. Valbona Nathanaili Liberal Education as a Key for World Citizenship Në: Athens Institute for Education and Research (www.atiner.gr) “17th Annual International Conference on Education, Athens, Greece”.
  • 2014, 21-22 November Dr. Valbona Nathanaili Salloni i librit universitar: Në udhëkryqin e botimeve universitare Në: International Conference (AIS 9th Annual Conference) “Law and Values in Contemporary Society”. Organizers: Albanian Institute of Sociology (AIS), European University of Tirana (UET), Albanian Sociological Association (ALBSA) & Faculty of Education, University “Aleksander Moisiu” Durrës.
  • 2014, 1-4 may Valbona Nathanaili Pasqyrimi në literaturë i kërkimit shkencor rreth kënaqësisë e motivimit në punë Në: International Conference “Rithinking development and integration”, Organizer: European University of Tirana (UET)  Tiranë, Albania.
  • 2012, 26-27 November Valbona Nathanaili The necessity for a variety of quantities in commensurability of teachers’ results work (in English) Në: The 7th International Conference of Institute of Sociology “Identity, image and social cohesion in our interdependence”, Vlora, Albania.

Artikuj në revista shkencore

  • Dr. Valbona Nathanaili Public and private Albanian universities: the admission process and the factors considering by students in choosing between them. ILIRIA International Review, Vol 8, No 2 (2018). http://www.iliriapublications.org/index.php/iir/article/view/446
  • Dr. Valbona Nathanaili Teacher-teacher and teacher-principal collaborations in the public schools of Albanian educational pre-university system. ILIRIA International Review, Vol 7, No 1 (2017). http://www.iliriapublications.org/index.php/iir/article/view/292
  • Dr. Valbona Nathanaili Teacher’s Influence Scale from their Colleagues and Principals. It’s Relation with School Performance in Public Schools of Albanian Educational System. The IAFOR Journal of Education. ISSN: 2187-0594 (Online) http://iafor.org/educationjournal.html. shkurt 2016. https://eric.ed.gov/?id=EJ1100586
  • Dr. Valbona Nathanaili School Leadership in Pre-University Albanian Education System (1995-2012): Politics, Issues and Trends. Journal of Educational and Social Research. Vol 5, No 3 (2015). http://www.mcser.org/journal/index.php/jesr/article/view/7717
  • Dr. Valbona Nathanaili Ringjallja e arsimit liberal In “Studime Sociale” Vol. 9, No. 1, 2015, pp. 33-42. ISSN 2309-3455 (print) online 2309-3471
  • Dr. Valbona Nathanaili Rreth librit “Fugë për violinë”, me autor Tedi Papavrami. In “Academe”, Revistë e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave: ISSN 2226-9509. Vol. 3, No.1 – Pranverë / Spring 2014, f. 121-125.
  • Dr. Valbona Nathanaili Space and Time in Giddens’ Concept on Modernity. Reflections on Anthony Giddens’ The Consequences of Modernity. Translated by F. Tarifa, V. Nathanaili and B. Bino (Tiranë: UET Press, 2013). Revista “Sociological Analysis” (European University of Tirana) Vol. 7, Number 1, Spring 2013 (ISSN 1097-7147)  (English)
  • Dr. Valbona Nathanaili Shkollat e shek. XXI. Faktorë që ndikojnë në formatimin e politikave  arsimore. “Social Studies” (Albanian Institute of Sociology), Vol. 6, no. 3, 2012. ISSN 2309-3455 (print) online 2309-3471 https://fhl.org.al/shkollat-e-shekullit-xxi-nga-valbona-nathanaili/
  • Dr. Valbona Nathanaili Mendime rreth projektligjit të ri “Për sistemin arsimor parauniversitar”. Optime, No. 3. “Albanian University”.

Policy paper  

  • Pre-university Education 2015+. Policy paper for Educational & Sports Ministry about draft-strategy for for level of education (bashkautor).

Koordinatore

2014-2017 Koordinatore Ndërkombëtare për të drejtat e autorit fitues të çmimit evropian për letërsinë/ 2014, botim i UET Press & MAPO Edition.

2016 Koordinatore kombëtare për Çmimin “Kadare”.

2014, 2015, 2016 Sekretariati organizativ i departamentit të edukimit, për konferencën vjetore ndërkombëtare Ditët e Studimeve Shqiptare.

2014, 21-22 November Local organizing committee Në: International Conference (AIS 9th Annual Conference) “Law and Values in Contemporary Society”.

2001-2003 Kordinatore pranë Fondacionit Integrimi Urban për projektet e mjedisit dhe të komunitetit.

1999 Hartuese dhe koordinatore e konkursit e fizikës, zhvilluar me të gjitha shkollat e mesme të qytetit të Tiranës, bashkëpunim i DAR Tiranë me Fondacionin Soros.

Forume

  • 2018, dhjetor  Tryezë e rrumbullakët, organizuar nga Teatri i Metropolit, me temë Teatri dhe shoqëria. Kontribuar me temën: Përthyerje për të qëmtuar: Teatri i Metropolit ndërmjet zgjedhjeve dhe zgjidhjeve https://fhl.org.al/5-dhjetor-2018/
  • 2016, 23 prill Forum: “Books for a good society”. UET Press, in collaboration with Albanian Institute of Sociology.
  • 2015, 22 maj  “Libri dhe problemet e tij në aktualitetin e sotëm”, në “Fier Book Fair, 2015”.
  • 2015, 11 prill Diskutim rreth Draft-Strategjisë për Arsimin Parauniversitar, 2014-2020”, organizuar në UET me 140 drejtorë e drejtues DAR/ZA. Diskutim rreth seksionit 3 “Objektivat e politikave, aktivitete dhe rezultate”.  Botuar “Arsimi Parauniversitar  2015+”. Bashkautor ISBN 978-9928-190-34-5. Tiranë: UET Press.
  • 2014, 16 janar Forum “Pirateria dëmton artin dhe kulturën e një kombi”, Universiteti Europian i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Referues: Evien Dako, Drejtor i Zyrës Shqiptare për të Drejtat e Autorit, Valbona Nathanaili, Drejtore UET Press, Juelda Lamçe, pedagoge e së drejtës pranë UET.

Libra: Autor

  • 2017 Fizika 11: Libër për mësuesin Autor Valbona Nathanaili Tiranë: Dudaj, 106 faqe, me ilustrime.
  • 2016 Fizika 10: Libër për mësuesin Autor Valbona Nathanaili Tiranë: Dudaj, 121 faqe, me ilustrime.
  • 2016 Rruga e mundimshme e shkollës shqipe: çështje, politika & veprimtari në fushën e arsimit, 1912-1944 Autor Valbona Nathanaili Tiranë: UET Press, XVI, 310 faqe, me ilustrime  e foto.
  • 2015    Arsimi parauniversitar 2015+ Refleksione rreth dokumentit ”Strategjia e zhvillimit të arsimit parauniversitar, 2014-2020” Autorë Tomi Treska, Ylljet Aliçka , Edi Puka, Valbona Nathanaili & Mateo Spaho / Redaktorë Tomi Treska & Valbona Nathanaili Tiranë: UET Press, 148 faqe.
  • 2014    Ambasadorët tanë Pikëtakime të diplomacisë me krijimtarinë Autor Valbona Nathanaili Tiranë: UET Press, V.1, VIII, 152 faqe, me foto.
  • 2013    Fizika 11: (me zgjedhje) Libër për mësuesin Autor Valbona Nathanaili  Tiranë: Pegi, 106 faqe, me ilustrime.
  • 2013    Arsim dhe pabarazi: sfida e perceptimit ndryshe Autor Valbona Nathanaili Tiranë: UET Press, 158 faqe.
  • 2012    Copëza nga historiku i arsimit Në disa rrethe të vendit Autor Valbona Nathanaili (përpiloi) Tiranë: Albanian University Press, 132 faqe, me foto.
  • 2011    Rruga e Kavajës Në këndvështrimin e studentëve të arkitekturës, viti i I, U.F.O University Autorë Klement Zoraqi (përpiloi) & Valbona Nathanaili (përpiloi) Tiranë: UFO Press, 50 faqe, me ilustrime.
  • 2011    Reforma dhe legjislacioni: arsimi parauniversitar Çështje, praktika dhe politika. Rasti shqiptar Autor Valbona Nathanaili Tiranë: UFO Press, 276 faqe.

Libra: Përkthime

  • 2019 The Top Five Regrets of the Dying Autor Bronnie Ware (proces përkthimi, afërsisht prill 2019) Tiranë: Fondacioni “Henrietta Leavitt”.
  • 2018 Si vdesin demokracitë Autorë Stiven Levitski dhe Daniel Ziblat / Përktheu Valbona Nathanaili Prishtinë: Pema.
  • 2018 Rregulloni krevatin Autor Admiral William H. McRaven / Përktheu Valbona Nathanaili Tiranë: Minerva.
  • 2018 Konfuci nga zemra Autor Yu Dan / Përktheu Valbona Nathanaili Tiranë: Minerva.
  • 2017 Mendësia Autor Carol Dweck / Përktheu Valbona Nathanaili Prishtinë: Pema.
  • 2017  Ngritja dhe rënia e kombeve Forcat e ndryshimit në botwn pas krizë. Autor Ruchir Sharma  / Përktheu Valbona Nathanaili Prishtinë: Pema.
  • 2016 Historia e Kinës Autor Qizhi Zhang / Përkthyen Valbona Nathanaili & Iljaz Spahiu Tiranë: “Dituria”, 498 faqe.
  • 2016  Fjalimet TED. Udhërrëfyesi zyrtar i TED-it për të folurit në publik Autor Chris Anderson / Përktheu Valbona Nathanaili Prishtinë: Pema, 336 faqe.
  • 2013 Pasojat e modernitetit Autor Anthony Giddens / Valbona Nathanaili (përkth.), Fatos Tarifa (përkth. dhe parath) & Blerjana Bino (përkth.) Tiranë: UET Press, 207 faqe, titulli në origjinal The consequences of modernity.
  • 2013  Demokratizimi i Shqipërisë: demokracia nga brenda Autor Theodore Kaltsounis / Milika Dhamo (përkth. nga angl.) & Valbona Nathanaili (përkth. nga angl.) Tiranë: UET Press, XVIII, 254 faqe, titulli në origjinal The democratization of Albania: democracy from within.
  • 2012 Radiologjia orale: parime dhe interpretime Autorë Stuart C. White & Michael J. Pharoah / Leticja Papa (përkth.) & Valbona Nathanaili (përkth.) / Aqif Gjokutaj (red. shkenc.) Tiranë: UFO Press, 762 faqe, me ilustrime, titulli në origjinal Oral radiology: principles & interpretation.
  • 2011  Zhvillimi si Liri Autor Amartya K. Sen / Përktheu Valbona Nathanaili & Dritan Verteniku (përkth. nga angl.) / Kozeta Sevrani (red.) / Ingrid Ikonomi (red.) Tiranë: UFO Press, 396 faqe.
  • 2011  Reforma shkollore nga brenda jashtë: politika, praktika dhe performanca. Autor Richard F. Elmore / Përktheu Valbona Nathanaili Tiranë: UFO Press, 305 faqe.
  • 2011 Drejtori i shkollës i shekullit XXI: çështje aktuale të lidershipit dhe të politikës Autorë Milli Piece (përpiloi), Deborah L. Stapleton (përpiloi) / Përktheu Valbona Nathanaili Tiranë: UFO Press, 115 faqe, titulli në origjinal The 21st century principal: current issues in leadership and policy.
  • 2010  Dokumenta politikë: zona europiane e arsimit të lartë, vëllimi i parë Zgjodhi dhe përktheu Valbona Nathanaili 217faqe, me foto.
  • 2009 Etika në media: çështje & raste Autorë Philip Patterson & Lee Wilkins / Përktheu Valbona Nathanaili / Viola Gjylbegaj (përkth.) / Blendi Lami (përkth.) / Zimo Krutaj (red.) Tiranë: UFO Press, 400 faqe, me ilustrime, titulli në origjinal Media ethics: issues and cases.
  • 2009 Epidemiologjia Autor Leon Gordis / Lauren Muhametaj (përkth.) / Përktheu Valbona Nathanaili Tiranë: UFO Press, botimi i tretë, 372 faqe, me ilustrime, titulli në origjinal Epidemiology.
  • 2008  Portokalli fluturues rrëfen historitë e tij: një përrallë për fëmijë dhe këdo tjetër. Autor Johan Galtung (ritregoi) / Andreas Galtund (ilustrime) / Përktheu Valbona Nathanaili / Eleni Laperi (red.) / Adriatike Lami (red.) Tiranë: UFO Press, 37 faqe, me ilustrime.
  • 2007  Transedencë dhe transformim: një hyrje në mënyrën e funksionimit të konfliktit Autor Johan Galtung / Përktheu Valbona Nathanaili / Thimi Nika (red.) Tiranë: UFO Press, 206 faqe, titulli në origjinal Transcend & transform: an introduction to conflict work.

Libra: Redaktor

  • 2016 Loja që ndryshoi Shqipërinë Autor Sokol Balla / Redaktor Valbona Nathanaili Tiranë: UET Press, 162 faqe, me foto.
  • 2016  Institucionalizimi dhe kujtesa kolektive në Shqipëri Autor Elvin Gjevori / Redaktor Valbona Nathanaili Tiranë: UET Press, XI, 114 faqe.
  • 2016  Biznesi shqiptar përkundrejt tregut të kapitaleve: Analizë vrojtimi Autor Elvin Meka / Redaktor Valbona Nathanaili Tiranë: UET Press, 60 faqe.
  • 2015  Fitimtarët dhe si e arrijnë suksesin Autor Alastair Campbell / Anjeza Xhaferaj (përkth. nga angl.) / Redaktorë Valbona Nathanaili & Albana Nexhipi Tiranë: UET Press,  412 faqe.
  • 2015  Për atë që dua(m)… Ese, statuse në facebook, recensa, poezi e përkthime të një 19 vjeçari të përhershëm Autor Atjon Zhiti / Visar Zhiti (përg. bot.) / Redaktorë Alfred Lela & Valbona Nathanaili Tiranë: UET Press, 230 faqe, me foto.
  • 2015  Komunikimi dhe kultura Imazhi në veprim Refleksione Autor Ylljet Aliçka / Redaktor Valbona Nathanaili Tiranë: UET Press, 196 faqe.
  • 2015  Jemi tre Poezi Autor Flora Shakaj / Redaktor Valbona Nathanaili Tiranë: Streha, 42 faqe.
  • 2015  Formësimi i kujtesës kolektive Ngjarjet në Dukagjin, Malësinë e Madhe dhe Postribë, 1945-1946 Autor Fabian Kati / Redaktorë Valbona Nathanaili & Rudolf Marku (red. i gegnishtes) Tiranë: UET Press, XIV, 240 faqe, me foto.
  • 2014  Tri kohë të Shqipërisë në “Time”: 1923-2013 Nga Ahmet Zogu te Enver Hoxha dhe Sali Berisha Autor Belina Budini / Redaktor Valbona Nathanaili Tiranë: UET Press, XVI, 360 faqe.
  • 2014  Pushtimi Ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar Autor Ilir Ikonomi & Hugh G. Grant ([rrëfimet]) / Redaktor Valbona Nathanaili Tiranë: UET Press, 192 faqe, me foto.
  • 2014  Hëna e Shqipërisë Autor Ben Blushi / Redaktor Valbona Nathanaili Tiranë: UET Press, VIII, 142 faqe.
  • 2013  101: Kohë mashtrimesh Shkrime publicistike në median periodike 2004-2013 Autor Arben Vata / Redaktor Valbona Nathanaili Tiranë: UET Press, 296 faqe.
  • 2012  Kolaps: shoqëri që zgjedhin të rrënohen ose të kenë sukses Autor Jared Diamond / Besiana Lushaj (përkth. nga origj.), Tritan Verteniku (përkth. nga origj.) & Artemis Luma (përkth. nga origj.) / Redaktor shkencor Valbona Nathanaili Tiranë: UFO Press, 534 faqe, 12 fletë me ilustrime, me foto e harta, titulli në origjinal Colapse: how societes choose to fail or succeed.
  • 2011    Teknika për psikoterapinë e avancuar Autor Eni Qirjako / Redaktor Valbona Nathanaili  Tiranë: UFO Press, botimi i dytë, 89 faqe.
  • 2011    Hyrje në shkencën e arkitekturës Bazat e projektimit të qëndrueshëm Autor Steven V. Szokolay / Tritan Verteniku (përkth.) & Katerina Pali (përkth.) / Redaktorë shkencorë Valbona Nathanaili & Eranda Liçi Tiranë: UFO Press, 346 faqe, me ilustrime.
  • 2010  Dinamika e grupit: këshillimi psikologjik Për studentët e ciklit të parë dhe të dytë të studimeve në Shkenca Shoqërore Autor Gerti Janaqi / Redaktor Valbona Nathanaili Tiranë: UFO Press, 262 faqe.
  • 2009 Biokimia mjekësore Autorë Ndok Marku, Gjin Ndrepepa, Arben Lasku & Anyla Bulo / Ndok Marku (red.) & Valbona Nathanaili (red.) Tiranë: UFO Press, botimi i dytë, 341 faqe, me ilustrime.
  • 2009   Teknika për psikoterapinë e avancuar Autor Eni Qirjako / Redaktor Valbona Nathanaili Tiranë: UFO Press, 98 faqe dhe 1 CD bashkëngjitur librit.

Moderatore / Panele

  • 2017, 17-18 Nëntor Chairs: Valbona Nathanaili & Mirjam Reçi Për sesionin TS06. Marriage, Family and Community, në  International Interdisciplinary Conference  “Good Society – A Multidimensional Approach”, organised by Universiteti “Marin Barleti” of Tirana, Albania, Albanian Sociological Association, Albsa – Albanian Institute Of Sociology et al.  
  • 2016, 7 mars Promovimi i librit “Rruga e mundimshme e shkollës shqipe”, të autorit Valbona Nathanaili. Në panel Ben Blushi.
  • 2016, 4 nëntor Promovimi i librit të Maks Velo “Klubi Karavasta”, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.
  • 2016, 22 tetor Promovimi i librit të Vladimir Myrtezai “Atdheu dhe Dasanta H”. I pranishëm në panel, Vladimir Myrtezai, Valbona Nathanaili, Maks Velo.
  • 2016, 22 korrik Promovimi i librit të Preç Zogaj “Ushtrimet e melankolisë”, në bashkëpunim me bibliotekën e qytetit të Beratit “Vexhi Buharaja” dhe drejtorin e saj, Arben Jaupaj. Të pranishëm autori i librit, Preç Zogaj, Valbona Nathanaili, Arben Jaupaj dhe personalitete të tjera të qytetit.
  • 2016, 21 janar Promovimi i librit “(Mos)zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë” të autorit Arsim Sinani, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.
  • 2016, 2 dhjetor Promovimi i librit të Artan Mullait “Çmimi i pafajësisë”, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.
  • 2016, 17 qershor Promovimi i librit “Im atë, Sterjo”, me autor Ilinden Spasse, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. I pranishëm edhe Prof. Sadik Bejko.
  • 2016, 17 mars Promovimi i librit “Komunikimi dhe Kultura: Imazhi në Veprim” të Ylljet Aliçka, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.
  • 2016, 16 shtator Promovimi i librit “Struktura dialektore e shqipes Një qasje e re” e akademikut Bahri Beci, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.
  • 2016, 15 shtator Promovimi i librit “Morphina”, të autores Ada Çapi në mjediset e Ministrisë së Kulturës. Të pranishëm, autorja e librit, Preç Zogaj, Agim Barçi, Valbona Nathanaili, Ermir Nika
  • 2016, 15 dhjetor  Promovimi i librit të Muhamet Mustafa “Kapërcimi i vetmisë”, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë. Të pranishëm: Muhamet Mustafa – autori i librit, Valbona Nathanaili, Bardhyl Rugova, Luljeta Minxhozi.
  • 2016, 10 nëntor Promovimi i librit “Kombi që u lind” Historia e mrekullisë ekonomike të Izraelit, të autorëve Dan Senor & Saul Singer. Në panel i pranishëm Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Valbona Nathanaili, përkthyesi i librit.
  • 2015, 30 gusht Promovimi i librit të Ation Zhitit “Për atë që dua(m)”, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.
  • 2015, 3 nëntor Promovim i librit “Historia e Çamërisë” me autor Kristo Frashëri, salla “Akernia”, Hotel Tirana International.
  • 2015, 23 tetor 2015 me ftesë të “Koordinacioni i Këshillave dhe Përfaqësive të Pakicave Kombëtare” të qytetit të Zagrebit”, në bashkëpunim me “Këshillin e Pakicës Kombëtare Shqiptare” të Qytetit te Zagrebit dhe Shoqatën e Shkrimtarëve Kroatë, në Zagreb, për promovimin e librit të Ben Blushi “Otello”. Të pranishëm në panel Ben Blushi, Valbona Nathanaili, Ivana Simić Bodrožić, shkrimtare, Božidar Petrač, President i Shkrimtarëve Kroatë.
  • 2014, Prill Promovimi i librit “Arsim dhe pabarazi. Sfida e perceptimit ndryshe”, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar, në kuadër të Festivalit të  Librit dhe Artit. Në panel, të pranishëm Tonin Gjuraj, Tomi Treska, autorja e librit, Valbona Nathanaili.

Artikuj në shtypin periodik Mapo, Gazeta Shqiptare, Respublica.

Në ueb: www.valbonanathanaili.com

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.