who’s who – Sulejman DELVINA

who’s who – Sulejman DELVINA

Jetë-shkrim, sipas skedës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë

Burimi: AQSh. Fondi: 688, dosja nr. 219, fl. 1-2, fundi i viteve 1920. Credit: Valbona Nathanaili 

Funksionar i Administratës Otomane deri në Konferencën e Paqes. Transferohet në Paris, si delegat i Kolonisë Shqiptare të Konstadinopojës, ku zhvillon një aktivitet jo në favorin tonë. Në Kongresin e Lushnjës (1920) caktohet të udhëheqë qeverinë e re, e cila ndiqet, në të njëjtin vit, nga qeveria provizore e Durrësit. Një pozicion të tillë e mban për afro 10 muaj dhe, më tej, është deputet, por falë detyrës së mëparshme, dallohet për autoritet. Në zgjedhjet e vitit 1924 është anëtar i Asamblesë Kushtetuese, në listën e Gjirokastrës, mbështetur nga Myfid bej Libohova, me të cilin afrohet përsëri.

Në muajt e parë të vitit 1924 bëhet pjesë sërish e opozitës demokratike, që përgatitën ngjarjet e qershorit të të njëjtit vit duke sjellë në pushtet elementët demokratikë. Në qeverinë e formuar nga Fan Noli mban portofolin e Ministrit të Jashtëm.

Në qeveri përfaqëson një qëndrim moderator, në kundërshtim me programin e vetë saj, për të goditur klasën e bejlerëve, si dhe në kundërshtim me synimet e elementëve të ndryshëm irredentistë, pjesë e komiteteve shqiptare dhe maqedonase të lidhura me propagandën ballkanike të qendrave bolshevike.

Së bashku me anëtarë të tjerë të kabinetit të Fal Nolit, me afrimin e forcave të Ahmet bej Zogut, zhvendoset në Itali dhe, më tej, në Greqi. Me fuqizimin e heshtur të marrëdhënieve tona me Shqipërinë, Sulejman Delvina ka bërë të vetin një qëndrim më të favorshëm ndaj nesh. Është person me një lloj kapaciteti, por i paqëndrueshëm.

Duhet konsideruar, sot për sot, si i huaj për jetën politike shqiptare, për shkak të shëndetit të rënduar.

Gëzon mbështetjen e qeverisë shqiptare.

Foto kryesore: Pullë e emetuar nga Posta Shqiptare, në kujtim të këtij personaliteti.

Foto në krah: Sulejman Delvina. Foto kredit: Albert Vataj, Pinterest.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.