who’s who – Piro MILKANI

who’s who – Piro MILKANI

Përgatiti: Valbona Nathanaili

Pasioni / hobi: Udhëtimi, njohja e vendeve dhe kulturave të ndryshme.

  • 1940 Familja transferohet në Korçë.
    1955 Përfundon studimet e mesme pranë gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, Korçë.
    1961 Mbaron studimet e larta, Fakultetit i Filmit, Pragë, Çekosllovaki. Punimi i diplomës është filmi artistik “Urrejtja”.
    1961-1967 Drejtor fotografie pranë Kinostudios “Shqipëria e re” për filmin dokumentar dhe artistik.
    1967-1991 Pedagog i Jashtëm pranë Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në lëndën e historisë dhe artit të kinemasë.
    1968- 1990 Regjizor pranë Kinostudios “Shqipëria e re” për filmin dokumentar dhe artistik.
    1991-1993 Drejtor i kinofikimit pranë Kinostudios “Shqipëria e re”.
    1992 Themelon kompaninë private filmike “Bunker Film”.
    1998-2002 Ambasador fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke / Ambasador fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Sllovake (jorezident) / periudha: 1998-2002
  • 2002 dhe në vazhdim Kineast i pavarur dhe pedagog i jashtëm pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”, Tiranë.

Regjizor në filmat artistikë me metrazh të gjatë

  • 2008, 14 mars. Smutek paní Šnajderové (Titulli original. Në shqip: Trishtimi i zonjës Shnajder) Regjisor së bashku me Eno Milkani. Prodhim i Studio Fáma 92. Në shqip dhe çekisht. Bashkëprodhim shqiptaro-çek. Filmi ka arritur të shfaqet në shumë festivale ndërkombëtarë dhe ka marrë katër çmime. Në festivalin e 26-të Ndërkombëtar të Filmit të Vendeve të Mesdheut në Aleksandri u vlerësua për “skenarin më të mirë”. Sikundër shprehet Milkani “Filmi na dha shumë shqetësime në planin financiar, por kënaqësi pafund në planin artistik”.
    • 1990 Ngjyrat e moshës. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1988 Pranvera s’erdhi vetëm. Kinostudio “Shqipëria e re”. Filmi ka fituar “Kupën e Festivalit” të filmit Shqiptar, organizuar nga Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1987 Eja! Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1985 Në kufi të dy legjendave. Kinostudio “Shqipëria e re”.
  • 1986 Në prag të jetës. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    1984 Militanti. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1983 Fraktura. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1982 Besa e kuqe. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1981 Në kufi të dy legjendave. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1980 Shoqja nga fshati. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1979 Ballë për ballë. Kinostudio “Shqipëria e re”. Filmi ka fituar “Kupën e Festivalit” të filmit Shqiptar, organizuar nga Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1977 Shembja e idhujve. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1976 Zonja nga qyteti. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1974 Çifti i lumtur. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1973 Festa e madhe. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1971 Kur zbardhi një ditë. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1969 Përse bie kjo daulle. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1967 Ngadhënjim mbi vdekjen. Kinostudio “Shqipëria e re”. Sipas Milkanit, muzika e këtij filmi u bë hymn për shoqatën e grave kineze që kishin luftuar kundër imperializmit japonez.
    • 1966 Oshëtimë në bregdet. Film artistik. Kinostudio “Shqipëria e re”

Drejtor fotografie në filmat artistikë

  • 1973 Festa e madhe. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1963 Detyrë e posaçme. Kinostudio “Shqipëria e re”.

Regjizor në filmat dokumentarë

  • 1994 Hic leones sunt. (Këtu jetojnë luanët)
    • 1969 Festivali 7-të i fëmijëve. Kinostudio “Shqipëria e re”.

Drejtor fotografie në filmat dokumentarë

  • 1974 Një firmë e hekurt. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1966 Vangjush Mio. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1965 Vitet e para. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1963 Detyrë e posaçme. Kinostudio “Shqipëria e re”.
    • 1961 Kalitja. Kinostudio “Shqipëria e re”.

Producent

  • 2012 Kryekënga e Kombit. U shpall si filmi më i mirë dokumentar në Festivalin e Filmit Shqiptar më 2012. Skenari dhe regjia Petrit Ruka.
    • 2012 Skënderbeu. Restaurim, dublim.
    • 2011 Matanë lumit. Film artistik me metrazh të mesëm, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare. Regjia Sabir Kanaqi. Skenar Vladimir Prifti.

Skenarist në filmat

  • Kur zbardhi një ditë (bashkautor); Çifti i lumtur (bashkautor); Trishtimi i Zonjës Shnajder (bashkautor).

Aktor në filmat

  • 2005 Syri magjik. Prodhim shqiptar.
    • 2000 …kai to treno paei ston ourano. (Treni shkon drejt qiellit) Prodhim qipriot.
    • 1994 L’America. Milkani interpreton rolin e Selimit. Regjisor Gianni Amelio. Prodhim i Cecchi Gori Group.
    • 1960 Srpnová nedele. (E diela e gushtit) Prodhim çek.

Autor

  • 1997 Débuts de la photographie en Albanie, 1863-1967. Autorë: Gérard Girard. Në bashkëpunim me Gegë Marubi (parathënie), Piro Milkani (parathënie), Pirro Naçe (parathënie). Paris: Universite de Vincennes à Saint-Denis, 58 f., me il.

Përkthime

  • 2012 Opera e leckamanëve. Titulli në original “The Beggar’s Opera”, baladë në tre akte, shkruar më 1728 nga John Gay, mbështetur në idenë e Jonathan Swift dhe muzikë të Johann Christoph Pepusch. Veprës i janë bërë disa përshtatje, në kohë dhe nga autorë të ndryshëm. Më 1975, Václav Havel krijoi një përshtatje në çekisht të veprës. Piro Milkani e përkthen nga çekishtja dhe e përshtati për teatrin shqiptar të Shkupit.
    • 2012 Nga Çaslavi në Hollywood. Autobiografia e Miloš Forman. Titulli në original “Co ja vim?” Autorë Miloš Forman & Jan Novák. Përktheu nga origjinali Piro Milkani. Tiranë: Onufri, 300 f., 10 fl. me foto.
    • 2004 I kam shërbyer mbretit të Anglisë. Titulli në original “Obsluhoval jsem anglickeho krale” Autor: Bohumil Hrabal Përktheu nga origjinali: Piro
    Milkani. Tiranë: Korbi, 210 f., çmimi 500 lekë.

Vlerësime e çmime

  • 2014 Çmimin e mirënjohjes, dhënë nga Digitalb si nismëtar dhe bashkëpunëtor në restaurimin e filmit “Skënderbeu” (së bashku me Eno Milkani dhe Esat Mysliu).
    • 2013 Çmimi special i karrierës, nga Akademia “Kult”
    • 2013 Çmimin e karrierës, në Festivali i 6-të Ndërkombëtar të Filmit, Durrës.
    • 2012 Qytetar nderi i qytetit të Korçës, titull i dhënë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë nga Këshilli Bashkiak Korçë me motivacionin “Për kontribut të shquar në kinematografi”.
    • 2012 (12-19 shtator) Piro Milkani është President i Jurisë Ndërkombëtare në Festivalin e 28-të Ndërkombëtar të Filmit të Vendeve të Mesdheut,
    Aleksandri, Egjipt. Anëtarë: Fatehy Abdel-Wahab, Egjipt; Nedal Debs, Siria; Libleba; Laila Yorgo, Greqi; Valeiry Pender Akoveski, Rusi; Sadai Enshezo, Turqi.
    • 2011 Anëtar në Jurinë Ndërkombëtare të Festivalit të katërt Ndërkombëtar të Filmit “East & West. Classics and avantgarde”, Orenburg, Rusi. Festivalin e përshëndetën: A. Avdeev, Ministër i Kulturës së Federatës Ruse; Yury Berg, Guvernator i Orenburg; Grigory Ivliev, zëvendës Kryetar i Dumës dhe kryetar i Komitetit për Kulturën; V. Telnov, Kryetar i Departamentit të Kinematografisë, pranë Ministrisë së Kulturës së Federatës Ruse; Sergei Lavrentyev, Drejtor i programeve, IFF “East & West. Classics and Avant-Garde”; Tatyana Voronetskaya, Presidente e festivalit. Juria ndërkombëtare përbëhej nga: Ali Khamraev, regjizor, skenarist (Uzbekistan); Piro Milkani, regjizor, skenarist, fotograf (Shqipëria); Sofia Kuzeva-Tschernev, Aktore (Bullgaria); Andrea Piersanti, gazetar, autor, organizator për TV dhe radio (Itali, RAI).
    • 1988 Artist i Popullit.
    • 1980 Artist i Merituar.
    • 1968 Çmimin e Republikës për filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen”.
    • 1967 Urdhërin Naim Frashëri për filmin “Oshëtimë në bregdet”.

Gjatë periudhës 1998-2002, kur Piro Milkani ushtronte detyrën e Ambasadorit

President i Shqipërisë: Rexhep Mejdani (Partia Socialiste) / Kryeministra të Shqipërisë: Pandeli Majko (Partia Socialiste), Ilir Meta (Partia Socialiste).
Ministra të Jashtëm: Paskal Milo (Partia Social-Demokrate), Arta Dade (Partia Socialiste).
President i Çekisë: Václav Havel / President i Sllovakisë: Rudolf Schuster / Kryeministra të Çekisë: Miloš Zeman / Kryeministër i Sllovakisë: Mikuláš Dzurinda / Ministër i Jashtëm i Çekisë: Jan Kavan, Cyril Svoboda / Ministër i Jashtëm i Sllovakisë: Eduard Kukan.

Foto kryesore: Foto e marrë më 10 tetor 1998. Ambasadori Piro Milkani i dorëzon letrat kredenciale Presidentit të Republikës Çeke, Václav Havel.

Foto e dytë: Piro Milkani, foto e vitit 2013.

Foto e tretë: Posteri i filmit “Trishtimi i znj. Shnajder”, kompozim.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.