who’s who – Luan RAMA

who’s who – Luan RAMA

U lind më 05 janar 1952, në Tiranë. Më 1974 diplomohet në gazetari pranë  Universitetit të Tiranës. Më 1975 fiton gradën shkencore Master, “Gazetari”, Dega Gazetari,  Universiteti i Tiranës. Më 1995 kryen studime të thelluara në fushën  audiovizuale, komunikim dhe kinematografi pranë Paris VII “Denis Diderot”, Francë. Zotëron e flet rrjedhshëm frëngjisht e italisht. Pasioni / hobi: Kinematografia

Aktualisht jeton në Francë. Lektor i gjeopolitikës në Institutin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale, Paris. Veprimtaria kryesore profesionale:

  • 2002-2006 I dërguar i OIF-së dhe OKB-së, si pjesëmarrës dhe drejtues i disa misioneve vëzhguese të zgjedhjeve në vendet frankofone: Madagaskar, Kongo-Brazavil, Ishujt Maurice, Guiné Bisao.
  • 2002-2006 Anëtar i “Këshillit të Lartë të Frankofonisë”, Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë.
  • 1998-2001 Përfaqësues personal i Presidentit të Republikës pranë Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF).
  • 1998-2001 I pranishëm, vazhdimisht, në median e shkruar dhe vizive të Francës. Bashkëpunon me disa media: Libération, Le Témoignage chrétien, La Nouvelle Alternative, Courrier International, Cahiers méditerranéennes, Les extrémismes en Europe, Les écrits des images, Amsterdammer, si dhe jep intervista në “TV5, “France 2” etj.
  • 1997-2001 Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Francë, Portugali dhe Monako.
  • 1995-1997 Redaktor pranë “Courrier International”, Paris.
  • 1994-1997  Gazetar në organe të ndryshme periodike në Shqipëri dhe Francë.
  • 1991-1993 I dërguar a.i. i Shqipërisë në Paris.
  • 1991-1993 Delegat i Përhershëm i Shqipërisë në UNESCO.
  • 1988  Në sektorin e shtypit dhe kulturës, pranë Ministrisë së Jashtme.

Botime: Autor Luan Rama (listuar jo të gjitha)

  • 2014 Bonjour d’Albanie. Shkrime nën hijen e bombave. Paris: Livres Rama, 292 f., 8 fl. me foto, çmimi 700 lekë.
  • 2012 Bujtës të largët. Mbresa të udhëtarëve francezë gjatë shek. XIX në Shqipëri. Tiranë: Klean, 527 f., me foto, çmimi 900 lekë.
  • 2010 Léon Rey … dhe gurët filluan të flasin. Tiranë: Globus R., 250 f., 32 f. me foto. Në fund të botimit një kronologji e jetës së autorit, çmimi 800 lekë. Ribotohet më 2012 në frëngjisht në titullin: Léon Rey à la découverte d’Apollonie. Paris: Non Lieu.
  • 2010 Kalorësit e stuhisë. Normandët, frankët dhe shqiptarët. Tiranë: Globus R., 269 f., 16 fl. me il., çmimi 700 lekë.
  • 2008 Parisi letrar Tiranë: Globus R., 377 f., me foto, çmimi 700 lekë.
  • 2007 Dino, shtegtari i portës sublime. Piktori i madh me origjinë shqiptare. Tiranë: Globus R., 181 f., 8 fl. me piktura, në fund të librit pikturat e Abedin Dinos dhe një kronologji e jetës dhe veprës së tij, çmimi 600 lekë.
  • 2005 UNESCO, shtëpia e shpresës Tiranë: Korbi, 246 f., me il., çmimi 700 lekë.
  • 2005 Santa Quaranta. Gërsheti i prerë i Isadora Dunkanit. Roman historik. Tiranë: Argeta-LMG, 185 f., 12 fl. me foto. Botimi i dytë: 2009 Santa Quaranta. Gërsheti i prerë i Isadora Dunkanit. Roman historik. Tiranë: Globus R., 224 f., me foto, çmimi 600 lekë.
  • 2005 Pont entre deux RivesAlbanie-France. Paris: La Société des Écrivains, 524 f.
  • 2005 Miteran. Zotërit vdesin gjithashtu… Monografi. Tiranë: Arbëria, botimi i dytë i plotësuar, 288 f., me foto.
  • 2003 Sharl de Goli-një legjendë e gjallë. Tiranë: Dudaj, 330 f., 8 fl. me foto, çmimi 700 lekë.
  • 2001, korrik Couvrez-moi avec un morceau de ciel, poema. Titulli në origjinal: Mbulomë me një copëz qiell. Nantes: Le Petit Véhicule, 301 f., çmimi 800 lekë.
  • 1999 Nën hijen e eklipsit. Tiranë, Prishtinë, Paris. Tiranë: Toena, 327 f.
  • 1999 Le long chemin sous le tunnel de Platon. Le destin de l’artiste sous la censure en Albanie 1945-1990. Nantes: Le Petit Véhicule, 228 f., 8 fl. me il. Botimi i dytë: 2007. Tiranë: Globus R., 243 f.
  • 1996 Fransua Miteran. Romantizmi i pushtetit. Tiranë: Shtëpia Botuese Dituria. Ribotim: 2005. Tiranë: Arbëria.

Përkthime

  • 2012 Hyjnitë kishin të drejtë. Titulli në origjinal: Les dieux avaient raison Autor Léon Rey. Përktheu nga origjinali Luan Rama. Tiranë: Dituria. Në libër shënime mbi autorin nga përkthyesi, 152 f., 8 fl. me foto.
  • 2010 Rrugëtimi i mbramë i Arthur Rimbaud. Poezi të zgjedhura nga A. Rimbaud. Tiranë: Globus R., 328 f., me foto e il.
  • 2009 Pikëtakim me Jean Cocteau, (nga poezitë e Jean Cocteau), Shtëpia Botuese Globus R. Tiranë.
  • 2009 Amer est le miel des tombes, poèmes.  Editions L’Harmattan.
  • 2006 Faraoni i fundit Gilbert Sinoué, (Le dernier pharaon) Tiranë: Globus R.
  • 2005 Bubulina Titulli në origjinal: “Bouboulina”, Autor Michel de Grèce. Roman historik. Tiranë: Korbi, 271 f., çmimi 700 lekë.
  • 1999 Nesër pa mua. Titulli në origjinal: “Demain sans moi”, Autor Alain Bosquet. Tiranë: Toena, 140 f., me il.

Çmime të akorduara

  • 2014 “Personalitet i Frankofonisë”, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
  • 2002 “Grand Officier” de “Ordre national du Mérite” (Oficer i Madh i Urdhërit Kombëtar te Meritës) nga presidenti i Republikës franceze, Jacques Chirac.
  • 2001 “Çmim europian” për esenë “Le long chemin sous le tunnel de Platon”, dhënë nga Shoqata e “Shkrimtarëve të gjuhës franceze”, Paris.
  • 1988 Çmimi i Parë i Festivalit Shqiptar të Filmit Dokumentar e Vizatimor për skenarin e filmit me dokumentar “Mos harroni”.
  • 1986 I akordohet medalja “Naim Frashëri”, nga presidenti i Republikës së Shqipërisë.
  • 1986 Çmimi i Dytë i Festivalit Shqiptar të Filmit Dokumentar e Vizatimor për skenarin e filmit vizatimor “Ilira”.
  • 1985 Çmimi i Dytë i Festivalit Shqiptar të Filmit Dokumentar e Vizatimor për skenarin e filmit me vizatimor “Merimanga dhe brumbulli”.
  • 1983 Çmimi i Parë i Festivalit Shqiptar të Filmit Dokumentar e Vizatimor për skenarin e filmit vizatimor “Dy Gostitë”. E njëjta vepër është nderuar me çmimin e parë për filmin vizatimor në Festivalin kinematografik të Giffonit, në Itali (1984).
  • 1983 Çmimi i Dytë i Festivalit Shqiptar të Filmit Dokumentar e Vizatimor për skenarin e filmit me dokumentar “Nëpër ditaret e luftës”.

Anëtarësime

  • 2000 Anëtar themelues i Shoqatës Franko-Shqiptare “Albania”, Paris.
  • 1993 Anëtar themelues i Shoqatës “CEMPEA”, Paris.

Kanë thënë për:

Luc Vidal, botues, shkrimtar, për përmbledhjen poetike Couvrez-moi avec un morceau de ciel:

Couvrez-moi avec un morceau de ciel e Luan Ramës është një libër i poezisë së lartë, i rrugëve të padukshme që nisin nga shpirti dhe gjoksi i grave. Udhë të mundimshme, re të rënda mbi supet tona, pasqyra që kullojnë si plagë në kujtesën e poetit. Vite-vendimtare për të kuptuar dhimbjen e refugjatëve shqiptare. 1990, 1991, 1992… 514 emigrantë zbarkuan në Marsejë për t’i shpëtuar ferrit…

Joël Baffou, shkrimtar, në parathënien e tij për Le long chemin sous le tunnel de Platon. Le destin de l’artiste sous la censure en Albanie:

… është libri i një njeriu që ka mbijetuar dhe kërkon tashmë të nderojë viktimat që s’patën fatin të jetojnë. Ky libër është një udhëtim i ngadaltë, ashtu si hapat e një vizitori në një varrezë… Luan Rama i përshkruan pesëdhjetë vitet e plumbit të shoqërisë shqiptare përmes fatit tragjik të një morie artistësh, shumica e të cilëve nuk patën kohë të bëheshin të njohur, sepse shpesh u shtypën dhe vranë. Ai vë në dukje përdorimin me forcë të artistëve në shërbim të diktaturës së proletariatit, rolin e kudogjendur të çensurës, si dhe veçantinë e saj në Shqipëri…

Jacques Rouil, kritik letrar, në librin Le long chemin sous le tunnel de Platon. Le destin de l’artiste sous la censure en Albanie:

Libri Le long chemin sous le tunnel de Platon. Le destin de l’artiste sous la censure en Albanie i Luan Ramës mund të kishte shërbyer, fare mirë, si lëndë letrare për G. Oruellin, pasi ne gjendemi në një univers surrealist, ku survejimi i shtetit bëhet çdo çast, ku historia shkruhet çdo minutë, ku fotografitë zyrtare retushohen, ku zgjedhjet që kërkonte të bënte individi në jetë shpreheshin në formulën e thjeshtë “ose bashkëpuno, ose vdis”… Libri është një dëshmi e fortë e kohës. Aktualisht ambasador, ky autor e tregon të kaluarën me syrin e një intelektuali…

Botuesi La Société des Écrivains:

Ish-ambasador i Shqipërisë në Francë, nga viti 1997 deri në vitin 2001, Luan Rama sapo ka botuar një ese të re të quajtur Pont entre deux RivesAlbanie-France. Në këtë vepër të rëndësishme, shkrimtari zbulon mbresa dhe kujtime personale, të cilat janë shkruar me një forcë të madhe shpirtërore. Pont entre deux RivesAlbanie-France na përshkruan historinë e gjatë të marrëdhënieve franko-shqiptare që nga fillimet e tyre, në vitin 1272. Luan Rama na çon në fillim te një “urë shpirtrash” dhe, nga ai moment, s’na mbetet gjë tjetër veçse të udhëtojmë e të zbulojmë një histori mijëra vjeçare të një miqësie të lashtë midis dy popujve, shqiptar e francez.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.