who’s who – Kristo Frashëri

who’s who – Albania – Kristo Frashëri

Akademik Kristo Frashëri (4 dhjetor 1920- 31 janar 2016)

U lind më 4 dhjetor 1920, Stamboll, Turqi dhe, më 1927, riatdhesohet së bashku me familjen. Më vitin 1939 përfundon gjimnazin e Tiranës. Nga viti 1939 – 1941 ndjek studimet në Universitetin e Firences, për Histori e Ekonomisë Politike, por e ndërpret sepse përfshihet në Luftën Nacional -Çlirimtare.

Pas Çlirimit ka shërbyer shtatë vjet në Bankën e Shtetit Shqiptar, si shef i seksionit të kreditit. Më 1953 përfundon Institutin e Shkencave Historike pranë universitetit të Tiranës dhe fillon punë si historian në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë. Karriera e tij vazhdon si pedagog në Universitetin e Tiranës dhe, nga viti 1972, është në varësi të Akademisë së Shkencave.

Del në pension më 1991. Gjatë periudhës 1997-2001 ushtron detyrën e nënkryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Që nga viti 1938 kur nxorri në shtyp shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me qindra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore në sferën e historisë politike dhe ekonomike të Shqipërisë.

Ka trajtuar tema nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare, të cilat u përkasin të gjitha epokave. Ndër to, ka sprova për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit etj.

Mbështetur në temat e trajtuara, Kristo Frashëri cilësohet si historiani i ngjarjeve madhore të historisë së Shqipërisë.

Disa nga botimet e Kristo Frashërit, përpara vitit 1990

(pa përfshirë artikujt studimorë, referatet e kumtesat)

  • 1997          Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878 – 1888, monografi. Vëll II Tiranë.
  • 1990         Abdyl Frashëri 1839 – 1892. Frëngjisht.
  • 1989          Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878 – 1888, monografi. Vëll I Tiranë.
  • 1984          Abdyl Frashëri 1839 – 1892. shqip.
  • 1981          Historia e Shqipërisë nga origjina deri në ditët tona. Bashkautor, anglisht.
  • 1972          Historia e Shqipërisë nga origjina deri në ditët tona. Bashkautor, frëngjisht.
  • 1965          Bashkautor në botimin e parë të Historisë së Shqipërisë, dy vëllime.
  • 1964          The history of Albania. Tiranë, anglisht.
  • 1964          Historija Albanii. Tiranë, rusisht
  • 1964          Historie d’Albanie. Bref aperçu. Tiranë, 361 faqe, frëngjisht.
  • 1959          Histori e Shqipërisë, Bashkautor në botimin e parë, dy vëllime.

 Botimet monografike pas vitit 1990

Proces botimi: Kushtetutat e Shqipërisë 1912-1946.

  • 2015          Historia e Çamërisë. Vështrim historik. Tiranë: UET Press. Me parathënie nga Pëllumb Xhufi. 342 faqe. ISBN 978-9928-190-56-7
  • 2015          Shqipëria në Konferencën e Paqes 1946 (monografi). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (në shtyp).
  • 2015          Kongresi i Përmetit 24-28 maj 1944, Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (në shtyp).
  • 2015          Marëdhëniet qeveritare shqiptaro-amerikane në vitet 1944-1946, në “Shqiptarja.com”, 7 prill deri 17 prill, në dhjetë numra.
  • 2014          Jeta e një historiani. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 461 faqe.
  • 2013          Sulejman Naibi dhe letërsia shqipe në shek. XVIII. (monografi) Tiranë “Perla”, nr. 1.
  • 2013          Kush ishte Ahmet Zogu? Tiranë.
  • 2013          Etnogjeneza e shqiptarëve (monografi), Tiranë.
  • 2012          Lidhja Shqiptare e Prizrenit (monografi). Tiranë, 755 faqe.
  • 2012          Ismail Qemali. Album, Tiranë, 107 faqe.
  • 2012          Historia e Dibrës (monografi). Tiranë, 619 faqe.
  • 2011          Monedha, krediti dhe banka në Shqipëri gjatë shekujve. Tiranë, 350 faqe.
  • 2010          Mbi historinë e Ballit Kombëtar. Vështrim kritik. Në “Gazeta Shqiptare” 6-15 tetor, në 10 numra.
  • 2010          Frashëri, shkëlqimi dhe rrënimi i tij. Tiranë, 200 faqe.
  • 2009          Sulejman Naibi dhe letërsia shqipe në shek. XVIII. (monografi) Tiranë “Perla”, nr.4
  • 2009          Skënderbeu i shpërfytyruar nga një historian zviceran dhe disa analistë shqiptarë. Tiranë, 198 faqe.
  • 2009          Bajroni në Shqipëri dhe takimet me Ali Pashë Tepelenën. Tiranë, 67 faqe.
  • 2008          Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912), Tiranë, 284 faqe.
  • 2008          Historia e qytetërimit shqiptar. Tiranë, 361 faqe.
  • 2008          Historia e Kosovës. Vëll. I. Dardania (Kosova antike), Tiranë, 281 faqe.
  • 2007          Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë gjatë kohës së re. Përfshirë në “Historinë e Shqipërisë”, botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, vëll. III, Tiranë.
  • 2006          Identiteti kombëtar shqiptar dhe çështje të tjera. Tiranë 2006, 211 faqe.
  • 2006          Historiografia shqiptare në tranzicion
  • 2006          Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe e themelimit të PKSh-së, 1878-1941. Tiranë, 462 faqe.
  • 2005          Skënderbeu dhe lufta shqiptaro-turke në shek. XV. Vëll. I. Burime dokumentare shqiptare. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 378 faqe.
  • 2005          Kush është Musa Arbanasi? Në Beteja e Kosovës, 1389. Përmbledhje studimesh. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë.
  • 2005          Himara dhe përkatësia etnike e himarjotëve. Bisedë me historianët grekë. Tiranë, 100 faqe.
  • 2004          Histori e Tiranës
  • 2002          Skënderbeu. Jeta dhe vepra (1405-1468). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 569 faqe.
  • 2000          Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë gjatë kohës së re. Përfshirë në “Historinë e Shqipërisë”, botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, vëll. II, Tiranë.
  • 1991          Kush ishte Faik Konica? “Nëntori” 1 (1991).

Burimi: Gjergj Frashëri 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.