who’s who – Jusuf VRIONI

who’s who – Jusuf VRIONI

Përgatiti: Valbona Nathanaili

Ambasador fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në UNESCO Periudha:  1998-2001

Datëlindja: 16 mars 1916. / Vendlindja:  Korfuz, Greqi / Ndërruar jetë: 25 maj 2001.

Diplomë: Ekonomi në L’École des hautes études commerciales, Jouy-en-Josas, Yvelines dhe Drejtësi në Instituts d’études politiques  / Gradë shkencore: Përkthyes. / Gjuhët e huaja: Frëngjisht, anglisht, italisht.

Bashkëshortja: Agi. / Fëmijët:  Djali i vetëm, Alan.

Motoja: Kam kënaqësi kur gjej vështirësi në punë. Puna e mirë nuk del kollaj.

Vitet e tij të para i kaloi në Korfuz e më pas në Berat.

  • 1925 Pas emërimit të babait, Ilias bej Vrioni, si Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Plotfuqishëm në Paris, familja e tij u shpërngul në Paris. Ciklin e ulët dhe të mesëm arsimor Jusuf Vrioni e kreu pranë liceut “Janson de Sailly”, Paris dhe atë të lartë në “L’École des hautes études commerciales”, Jouy-en-Josas, Yvelines dhe në “Instituts d’études politiques” të Parisit.
  • 1939 Rikthehet në Shqipëri, por shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore e detyron të shpërngulet po atë vit në Romë.
  • 1943 Rikthehet në Tiranë.
  • 13 Shtator 1947 Arrestohet dhe akuzohet për spiunazh dhe agjitacion e propagandë. Në atë kohë punonte si përkthyes te Bashkimi i Grave të Shqipërisë.
  • Korrik 1950 Dënohet me 15 vite heqje lirie dhe punë të detyruar. Lirohet në fund të vitit 1960 dhe internohet në Fier për një periudhë disamujore.
  • 1959 Njihet me bashkëshorten e ardhshme, Agin, një të diel korriku në plazhin e Durrësit. Martohen më prill 1963.
  • 1962, qershor Transferohet në Shijak të Durrësit, bashkë me mamanë.
  • 1963 Transferohet në Tiranë dhe jeton te shtëpia e së shoqes, Agit. Po këtë vit bën pasaportizimin në Tiranë.
  • Emërohet në Tiranë si përkthyes, pranë Shtëpisë Botuese “8 Nëntori”.
  • 1963 Fillon për herë të parë të përkthejë Kadarenë, veprën e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Romani botohet në frëngjisht më 1968 me titull “General de l’armée morte” nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” dhe në Francë më 1970, por në të dyja botimet frëngjisht mungon emri i përkthyesit.
  • 1978 Botohet përsëri në Francë, në frëngjisht, libri i dytë i Ismail Kadaresë “Dimri i madh”, por këtë radhë është edhe emri i përkthyesit, Jusuf Vrioni.
  • Instituti i Studimeve marksiste-leniniste.
  • 1979 Udhëton drejt Suedisë, për të përfunduar përkthimin e vëllimit të parë të “Shënime për Kinën”.
  • 1984 Pëson një infarkt
  • 1985 Udhëton drejt Italisë, për një vizitë të specializuar mjekësore dhe për të takuar të motrën. Arrin të flasë dhe takohet me miqtë e viteve të paraluftës: Susanna Agnelli, në atë kohë zëvendëssekretare shteti në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më 1995 Ministre e Jashtme e Italisë, e para femër në këtë post; Gianni Agnelli, pronar i Fiatit dhe njeriu më i pasur i historisë moderne të Italisë; Sharl Bertran, ish-shok në L’École des hautes études commerciales, Jouy-en-Josas, Yvelines.
  • 1987 Kthehet përsëri në Itali për një shërbim më të specializuar mjekësor.
  • 1989 Viziton Parisin, me këmbënguljen e Iv Maben, një zyrtar i Lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme që kishte vizituar Tiranën. Bashkë ishin takuar në Muzeun Historik Kombëtar, me rastin e hapjes së një ekspozite të librit francez. Vizita shoqërohet me takime të shumta dhe një konferencë për veprën e Kadaresë dhe problemet e përkthimit nga shqipja në Institutin e Studimeve të Larta Sociale.
  • Deri më 1990 është përkthyesi kryesor i fjalimeve të Enver Hoxhës dhe i materialeve të PPSH në frëngjisht; përkthyes i shumë teksteve zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
  • 1990 Përsëri në Paris.
  • Kryetari i Komitetit Shqiptar të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.
  • 1997 Zhvendoset në Paris.
  • 1998 Emërohet Amabasor i Republikës së Shqipërisë në UNESCO
  • 25 maj 2001 Ndërron jetë. Më 4 korrik 2001 trupi i Vrionit udhëton për në atdhe, ku prehet edhe sot.

Njihet si përkthyesi zyrtar i Ismail Kadaresë në frëngjisht.

 Botime: Përkthime (listuar jo të gjitha)

  • 1962 Përkthen në frëngjisht një përmbledhje me novela të Dhimitër Shuteriqit.
  • 1968 Le Général de l’armée morte. Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Tiranë: Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”.
  • 1970 Le Général de l’armée morte. Gjenerali i ushtrisë së vdekur. Paris: Albin Mechel, 288 f.
  • 1972Les tambours de la pluie. Paris: Hachette, 342 f. Kështjella. Romani Kështjella i Ismail Kadaresë fillon të përkthehet nga Jusuf Vrioni ndërkohë që libri nuk kishte dalë akoma në qarkullim.
  • 1973 Chronique de la ville de pierre. Kronikë në gur. Paris: Hachette.
  • 1978 Le Grand Hive. Dimri i madh. Paris: Emri i përkthyesit, Jusuf Vrioni, përsëri mungon.
  • 1981 Le Pont aux trois arches. Ura me tri harqe. Paris: Fayard.
  • 1982 (2 nëntor)Chronique de la ville de pierre. Kronikë në gur. Paris: Gallimard, 315 f.
  • 1986 Qui a ramené Doruntine. Kush e solli Doruntinën. Paris: Fayard.
  • 1989 (23 mars)Le Crépuscule des dieux de la steppe. Muzgu i perëndive të stepës. Paris: Gallimard, 218 f.
  • 1989 Ura me tri harqe. Le pont aux trois arches. Paris: Fayard, 152 f.
  • 1991Invitation à l’atelier de l’écrivain. Ftesë në studio. Paris: Fayard, 217 f.
  • 1994Les tambours de la pluie. Kështjella. Paris: Fayard, 218 f.
  • 1995 (1 janar)La légende des légendes. Legjenda e legjendaveParis: Groupe Flammarion, 275 f.
  • 1995 Dialogue avec Alain Bosquet. Dialog me Alain Bosquet. Paris: Fayard, 218 f.
  • 1996 Shqiponja L’AigleParis: Fayard, 152 f.
  • 1997 Le Firman aveugale suivi de la grande muraille et de le vol du sommeil royal. Qorrfermani. Paris: Editions Stock, 125 f.
  • 1998 (15 prill, botimi i parë)Trois chants funèbres pour le Kosovo.Tri këngë zie për Kosovën. Paris: Fayard, 119 f.
  • 1998 (1shtator)Mauvaise saison sur l’Olympe: tragédie de Prométhée et d’un groupe de divinités en quatorze tableaux. Stinë e mërzitshme në Olimp: tragjedia e Prometheut dhe e një grupi hyjnish në 14 dukje. Paris: Fayard, 218 f.
  • 1999 (3 mars) La ville sans enseignes. Qyteti pa reklama. Paris: Editions Stock, 153 f.
  • 2000 (5 janar, botimi i parë)Il A fallu ce deuil pour se retrouver: journal de la guerre du Kosovo. Ra ky mort e u pamë: ditar për Kosovën, artikuj, letra. Paris: Fayard, 244 f.
  • 2006 Froides fleurs d’avril. Prill i thyer. Paris: Librairie générale française, Le Livre de Poche.
  • 2009 (15 prill)Qui a ramené Doruntine? Kush e solli Doruntinën? Paris: Éditions Larousse, 220 f.

Botime: Autor

1998 Mondes Effaces: Souvenirs D’un Europeen. Jusuf Vrioni. Paris: Editions J.C. Lattes, f. 318. Përgatitur nga studjuesi dhe romancieri francez Eric Fay.

2008 Libri përkthehet në shqip nga Viktor Kalemi, me titull “Kujtimet e një evropiani. Psherëtima fati”, Tiranë: Albimazh, 263 f.

Çmime

  • 2006 Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Shqipërisë krijoi çmimin “Jusuf Vrioni”me motivacion: “Për mirënjohjen dhe vlerësimin e përkthyesve me kontribut të çmuar në njohjen dhe promovimin e letërsisë shqipe në gjuhë dhe kultura të huaja”.
  • 2001, 18 Qershor “Qytetar Nderi” i Beratit.
  • 1998, 22 Maj Chevalier de la Légion d’HonneurPër kontributin e tij të pasur në gjuhën frënge, dekorohet nga Republika Franceze me urdhërin.
  • 1998 “Penda e Artë”
  • 1994 Le Prix Halpérine-Kaminsky Consécration attribué pour l’ensemble de l’œuvre: “Yusuf VRIONI pour sa traduction de l’oeuvre d’ Ismaël Kadaré (Albanais)” nga “Societe des Gens de letters”.
  • 1993 “Qytetar Nderi” i Arles, nga Kryetari i bashkisë së qytetit, Michel Vauzelle, ish-ministër i Drejtësisë gjatë presidencës Mitterrand.
  • Urdhërin e punës “Naim Frashëri”

Përkthimet në anglisht të veprave të Kadaresë janë bërë, kryesisht, nga David Bellos, mbi bazën e frëngjishtes së Vrionit. Më poshtë janë sjellë dy tituj, Piramida dhe Kështjella:

Botimi shqip: 1992 Piramida.  Ismail Kadare. Tiranë: Çabej MÇM, 139 f. (ribotuar: Onufri, 2010, 183 f.) / Botimi frëngjisht: 1994 La Pyramide (Le Livre de Poche). Paris: Fayard, 158 f. / Botimi anglisht: 1996 Pyramid. Ismail Kadare Përktheu në anglisht: David Bellos (transl. from the French of J. Vrionit). New York: Arcade, 161 f.

Botimi shqip: 1970 Kështjella.  Ismail Kadare. Tiranë: Naim Frashëri, 237 f. / Botimi frëngjisht: 1972 Les tambours de la pluie. Ismail Kadare. Paris: Hachette, 342 f. / Botimi anglisht: 2008 The siege. Ismail Kadare. Përktheu në anglisht: David Bellos (This translation made from the French translation by Jusuf Vrioni of the Albanian original). New York: Canongate, f. 328.

Kanë thënë:

Tedi Papavrami, violinist, përkthyes, shkrimtar:  

Kur Jusufi më flet në frëngjisht, gjë që e bën gjithmonë kur gjendemi vetëm të dy, intonacionet e tij në këtë gjuhë e veshin atë me një personalitet tjetër. Pa njohur Francën dhe Parisin, për ata që kanë jetuar vetëm në Shqipëri, është e vështirë të kuptojnë se sa francez është Jusufi, francez dhe parizian, nga koka tek këmbët. (“Fugë për violinë”. Tiranë: UET Press, 2014:f.138)

Elegant … me buzëqeshje dashamirëse. (Fugë për violinë”. Tiranë: UET Press, 2014: f. 107)

Eric Fay, studiues dhe romancier francez:

A mundet vallë që Europa e sotme, historia bashkëkohore, të sjellë fate kaq të vetëtimta dhe çoroditëse, të çrregullta dhe të pasura si ai i këtij njeriu? Fëmijëri si ajo që përshkruan Nabokovi, rini të artë të shoqëruar me studime të gjata, të cilat prodhuan një mendje të aftë për të interpretuar situata shumë të koklavitura dhe për të debatuar në një sërë disiplinash… (“Kujtimet e një evropiani. Psherëtima fati”. Tiranë: Albimazh, 2008:5-6)

 

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.