who’s who – Javer MALO

who’s who – Javer MALO

Përgatiti: Valbona Nathanaili 

Ambasador fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Francës, periudha: 1 qershor 1967-16 shtator 1975 / Ambasador fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Hollandë, Belgjikë dhe Luksemburg (jorezident), periudha: 1972-1975 */ Ambasador i Shqipërisë  pranë UNESKO-s, periudha: 1 qershor 1967-16 shtator 1975

Datëlindja: 1 janar 1920 / Vendlindja: Delvinë / Ndërruar jetë: 30 gusht 1997.

Diplomë: Mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe për shkollat e mesme. Fakulteti Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës.

Gjuhët e huaja: Frëngjisht, italisht, anglisht  dhe  rusisht / Bashkëshortja: Vera Malo (Tetova) / Fëmijët:  Margarita Zyma (Malo)

  • 1937, verë Zgjidhet nga shkolla, si pjesë e një grupi nxënësish, më të mirët e Shqipërisë, për të ndjekur një kurs eksperience dhe të kalojë pushimet verore në Bari të Italisë.
    1941 Mbaron Shkollën Normale, Elbasan.
    1942, qershor-1942, gusht Emërohet mësues në një fshat të Prishtinës, por e mbajnë në qytet si sekretar për inspektimin e arsimit.
    1942, tetor-1943, janar Transferohet si mësues në fshatin Mursi, Sarandë.
    1943, janar-1944, nëntor Aktivizohet në radhët e luftës nacionalçlirimtare në zonat Delvinë e Gjirokastër. Anëtar i Partisë
    komuniste në organizatën bazë të Delvinës.
    1944, 24 maj Pjesëmarrës në Kongresin e Permetit. Zgjidhet anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar (KANÇ).
    1944, nëntor-1945, shkurt Përgjegjës i Kulturës dhe Arsimit në Komitetin Ekzekutiv, Gjirokastër.
    1945, shkurt-1945, qershor Referent në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit, Ministria e Brendshme.
    1945, qershor-1945, tetor Redaktor, gazeta “Bashkimi”.
    1945, tetor-1945, dhjetor Zv. Kryeredaktor, gazeta “Bashkimi”.
  • 1945, dhjetor -1946, maj Kryeredaktor, gazeta “Bashkimi”.
    1946, qershor-1948, dhjetor Atashe Shtypi, Legata Shqiptare në Paris. Anëtar i Delegacionit Shqiptar në Konferencën e Paqes, Paris, Francë.
    1946, qershor-1950, korrik Atashe Shtypi në legatën shqiptare Paris.
    Janar 1949-1950, korrik Sekretar i Parë, Legata Shqiptare në Paris.
    1950, gusht-1952, 1 qershor Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit për Marrëdhënie Kulturore me Botën e Jashtme”, Ministria e Punëve të Jashtme, Tiranë.
    1951, 4 korrik Martohet me Vera Tetovën. Vera Malo (Tetova), diplomuar për juridik. Për një periudhë kohe ka punuar si
    kryeredaktore e revistës “Shqiptarja e re” dhe, më vonë, prokurore pranë Gjykatës së Tiranës.
    1952, 1 qershor-1967, 1 qershor Shef i seksionit të kulturës dhe bibliografisë, gazeta “Zëri i Popullit”.
    1953-1960 Mbaron studimet universitare, (sipas vërtetimit të datës 25.VI.1960, lëshuar nga institucioni i punëdhënësit).
    1967-1975 Ambasador i Shqipërisë në Francë.
    1975, 16 shtator-1982, qershor Kryetar i KMKMBJ (Komiteti për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme), Ministria e Punëve të Jashtme, Tiranë.
    1982, 16 shtator Del në pension. Sipas relacionit të përpiluar nga Piro Koçi, drejtor i drejtorisë së kuadrit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, “meqënëse ka mbushur moshën, propozojmë të dalë në pension”.

Nga udhëtimet e shumta që kryen gjatë ushtrimit të detyrës, si në Bullgari, Hungari, Itali, Bashkimin Sovjetik, Egjipt, Tunizi, Siri, Gana, Kubë etj., boton vazhdimisht artikuj e reportazhe në shtypin periodik.
Pasioni/ hobi: Leximi, arti, udhëtimet.

 Botime, Autor

  • 2011 Si i sollëm eshtrat e Ali Kelmendit në Shqipëri. Shënimet e diplomatit të vitit 1947 në Francë, mbi riatdhesimin e eshtrave të Ali Kelmendit. Gazeta “Telegraf”, nr. 251, 15 tetor, f. 14 – 15.
    • 2011 Konferenca e Paqes. Greqia sulm ndaj Shqipërisë për mosnjohjen e luftës. 65 vjet nga Konferenca e Parisit. Ditari i diplomatit shqiptar, pjesëtar i delegacionit që kryesohej nga Enver Hoxha e Hysni Kapo. Gazeta “Telegraf”, nr. 202, 22 gusht.
    • 2011 Jugosllavët nxjerrin në shesh propozimin grek. Ta ndajmë Shqipërinë në mes. 65 vjet nga Konferenca e Parisit.
    • 2004 Napoleon Botimi i dytë. Titulli në original: Napoleon. Autor: Evgenij V. Tarle. Përktheu: Javer Malo. Tiranë: Toena, 494 f.
  • 2003 Si e prezantova “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”. Gazeta “Korrieri”, nr. 158, 8 korrik, 2003.
    • 2001 Rrugëtimi i “Gjeneralit…” në Paris. Si u botua romani i Kadaresë për herë të parë në Francë. Revista “Klan”, nr. 222, 26
    gusht, 2001, f. 26 – 29.
    • 1994 Paris, 1967-1975. Shënime e mbresa. Tiranë: Albin, 270 f.
    • 1987 Përshtypje dhe mbresa. Paris 1946-1950. Tiranë: Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, 301 f.
    • 1964 Khrushchev Rehabilitates the Agents of Imperialism and Supports the Murderers of Communists. Authors Sofokli Lazri & Javer Malo. Tiranë: Shtëpia Botuese “ Naim Frashëri”.
    • 1962 Failure of Yugoslav “special Socialism” and the New Manoeuvres of the Belgrade Revisionists. Authors Sofokli Lazri & Javer Malo. Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 19 f. Ribotuar, 1963.
    • 1960 Në burgjet dhe kampet e përqëndrimit të Jugosllavisë. Autorë Sofokli Lazri & Javer Malo, 104 f.

Gjatë kohës që Javer Malo ushtronte detyrën në Francë, çështjet kryesore të trajtuara nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë në marrëdhëniet me Francën (sipas protokollit dhe arshivës të kësaj ministrie) kanë qenë: aktivitete me rastin e festave kombëtare; ftesa për veprimtarinë kulturore e artistike; marrëdhëniet kulturore, tregtare e politike ndërmjet dy vendeve; veprimtaria e Shoqatës së Miqësisë Francë-Shqipëri dhe e miqve francezë; opinione të diplomatëve francezë për vendin tone; pasqyrimi në shtypin francez i vendit tonë; konventa fito-sanitare dhe materiale të tjera të lidhura me të.

Në një raport për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, përpiluar nga Ambasador Javer Malo, shkruan:

  • Eksperienca tregon se shumica e kuadrove që vinë në ambasadat tona, vijnë pa pasur asnjë dijeni për vendin dhe në krye të 3-4 vjetëve kthehen në Shqipëri duke marrë me vehte disa njohuri shumë të përcipta. Kur është fjala për vende të vogla si Algjeria p.sh., kjo nuk paraqet ndonjë problem, se brenda një kohe të shkurtër mund të njihet lehtë vendi me politikën e tendencat e tij, njerëzit që bëjnë politikën, forcat kryesore të inteligjencës etj. por në vende si Franca, shpesh herë ndodh që shokët tanë të humbasin toruan. Prandaj është e nevojshme të mendohet që tani, që dalë nga dalë të marrim si kuadro për diplomacinë të rinj që kanë kryer vitet e fundit studime në Francë, ose të rinj të tjerë me përgatitje mjaft të mirë intelektuale e kulturale.

Gjatë periudhës 1 qershor 1967-16 shtator 1975, kur Javer Malo ushtronte detyrën e Ambasadorit:

Sekretar i Parë i Partisë së Punës të Shqipërisë: Enver Hoxha / President i Shqipërisë: Haxhi Lleshi / Kryeministër i Shqipërisë: Mehmet Shehu / Ministër i Jashtëm i Shqipërisë: Nesti Nase.
Presidenta të Francës: Charles de Gaulle, Alain Poher (interim), Georges Pompidou, Alain Poher (interim), Valéry Giscard d’Estaing / Ministra të Jashtëm të Francës: Maurice Couve de Murville, Michel Debré, Maurice Schumann, André Bettencourt, Michel Jobert, Jean Sauvagnargues.

Emërimi si Ambasador – shkresa përcjellëse.

Republika Popullore e Shqipërisë                                                                                                                        Tiranë, më 10.VI.1967
Ministria e Punëve të Jashtme / Dega Administratë – Kuadër Nr. 436
Shokut Javer Malo
Tiranë

Ju njoftojmë se me vendim të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh, emëroheni Ambasador i Jashtëzakonshëm
dhe Fuqiplotë i R.P. të Shqipërisë në Francë, me rrogë 1.100 lek në muaj. Marrëdhëniet financiare me këtë Ministri
u fillojnë nga data 1/6/1967.

Ministri / (Nesi Nase) / (Firma, vula)

Çmime dhe medalje

Në 24 gusht 1949 i akordohet Urdhëri i Punës të klasit II, dekreti nr. 912, me këtë motivacion:
“Ka punuar në shtypin ilegal të Qarkut të Gjirokastrës dhe ka qenë për një kohë Kryeredaktor i gazetës Bashkimi. Është dalluar për udhëheqje dhe organizim të mirë në punë.”

Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë. Presidenti: Dr. Omer Nishani.                   Sekretar: Sami Baholli.
Ndërsa me vendim nr. 164, në datë 14 nëntor 1945, i akordohet Medalje Kujtimi.

_____________________

[*] Marrëdhëniet diplomatike me Belgjikën janë vendosur më 12 nëntor 1970 dhe mbuloheshin nga ambasadori ynë në Francë. Më 1991, është hapur Ambasada jonë në Belgjikë.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.