who’s who – Amik Kasaruho

who’s who – Amik Kasaruho

Nga Valbona Nathanaili

Lindur më 20 nëntor 1932 – 4 maj 2014, Tiranë.

Në vitin e tretë të shkollës së mesme, Amik Kasoruho arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit.  Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për njëzet e shtatë vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës.

Prej vitit 1990-2009, jetoi si emigrant në Itali. Gjatë gjithë jetës, është marrë  me publicistikë, përkthime, studime dhe shkrime librash, të cilat u botuan vetëm mbas vitit 1990.

Njohës i disa gjuhëve të huaja. Krijimtaria e tij më e madhe është në fushën e përkthimit dhe të publicistikës. Në Itali ka botuar librat:

  • Një ankth gjysmëshekullor,
  • Çmimi i një ëndrre,
  • Mes burgut dhe Zotit,
  • Fluturimi i gjatë i një ore.

Në Prishtinë  ka botuar romanin

  • Ikje nga trilli i perëndive.

Ka përkthyer dhe botuar në Itali më shumë se dhjetë vepra, prozë dhe poezi të autorëve shqiptarë; në shqip mbi gjashtëdhjetë përkthime nga Pirandelo, Allende, Robbins, Rowlling, Brontè, Hawthorne, etj.

2009 -2014 ka jetuar në Tiranë.

 

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.