Valhe č’ kerkojme? Nga Faik Konica

Albania, vit i dyte numeri VII 1899. “É perkoheshmé. Del dy hére ne muaj, shkruan č do ghe ne ghuhe shqip (toskerisht e gégnisht), frenghisht e turqisht”. Kryeshkroňetuar (Directeur) Trhank Spirobeg (llagapi i Konicës). Shkroňetuar-arketar Visko Babatasi.

Valhe č’ kerkojme?

Përgatiti dhe përktheu: Valbona Nathanaili

S’jémi lodhur se theni sé nuk e dime as né véte sé č’ kerkojme. Ňe hére keshtu, ňe hér’ ashtu. Tani po. pastaj nuk. Sot mire, néser liksh. Ku vémi, psé dualhme? A duam te mérémi vésh édhé te bejme ndoňe pune? Ahéré lé te mblidhémi te péshojme punen mire, édhé te mos humbasim kohe. sé u-poshteruam ne sy te botes: Ghithe Toskeria mé Shqiperin’ é Mésmé. édhé shume vise te Gégerise, desherojne. ne funt te shpirttit, shkolha, édhé shkolha s’kémi. Prsé? Ne eshte sé kémi rene aqe poshte sa kémi frike te kerkojme ňe te dréqte te vogel si mpsimi i ghuhes, lé te héqim dore faré nga kombesia, édhé lé té quhét i vdékur émeri jon Shqipetar. Per te péshuar si é sa mundim te bejme per shkolhat shqip, do te piqémi mé shume te miret Shqipetare te Bukuréshtit, te cilet kane kurdohére deftuar dashuri per memedhéme. Andaj, keto dite, mé te čkelqyérin memedhétar Murat bég Toptanin, kam per te bashkudhetuar ghér ne Bukuresht.

TRHANK.

Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë ta mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë.

Faik Konica

Revista Albania botohet gjatë periudhës 1897-1909, në shqip e frëngjisht dhe pak faqe në turqisht. Revista botohet fllimisht në Bruksel dhe, më vonë, në Londër. Numri i parë del më 25 mars 1897. Revista “Albania” konsiderohet si një nga periodikët shqip më të rëndësishëm të botuar deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Periodiku përmbante artikuj dhe informacion që përfshinin fusha të shumta, si: histori, gjuhësi, letërsi, folklor, arkeologji, politikë, ekonomi, fe dhe art. Si e tillë, cilësohet shpesh si “mini-enciklopedia e kulturës shqiptare” të asaj periudhe.

Sipas Hamitit (2013:91), botimi i revistës mbështetej financiarisht nga qeveria e Austro-Hungarisë, që e nxiste lëvizjen kombëtare shqiptare dhe e shihte si pengesë për shtrirjen e sllavëve në Ballkan. Të njëjtin mendim ka edhe R. Elsie.

Në ilustrim të kësaj ideje, më poshtë paraqitet pjesë e një artikulli botuar nga vetë Konica në Albania (është ruajtur gjuha e përdorur nga vetë autori):

Austria ka provuar dhé provon sé do qi Shqipetaret te mpsojne ghuhen kombiaré édhé te hapin syté. Ne shkolhat é paketa te mbajtura ne Shqiperi nga Austria mpsohét me shume ghuha shqip. Ne shkolhat te mbajtura nga Italia ne Shqiperi mpsohét vvtem italishtia, ghuha shqip esht é dbuar.

Aqe per sot ! T.S.

(Albania. B. 138. Nga vjéshta II ghér ne dimeruara. Google Book Project)

Kanë thënë për: 

Guillaume Apollinaire (1880-1918), poet, kritik arti, shkrimtar, mik dhe përkrahës i Konicës gjatë periudhës që qëndroi në Londër, si dhe i projektit të tij kulturor. Apollinaire do të botojë një artikull për Konicën në “Mercure de France” më 1 maj 1912, ku ndër të tjera, shkruan: “Konica ishte në gjendje që idiomat e rëndomta të një të folure mejhanesh, t’i shndërronte në një gjuhë të mrekullueshme, të pasur dhe plot zhdërvjelltësi”.

Arshi Pipa: Konica njofti të gjitha të mshehtat e stilit, të gjitha kthesat. Stili i tij qe në thelb satirik. Të tana gamat e satirës ai provoi, prej ironis ma s’ambël deri në sarkazëm, prej humorit deri në pamflet. Por qe edhe i kthjellët e i ambël kur deshti.

Mark Wollaeger & Matt Eatough, eds. “The Oxford Handbook of Global Modernisms”, (2012:31): Proto-modernizmi shqiptar simbolizohet me dy figura intelektuale: Faik bej Konitza dhe Fan S. Noli, lobimi, veprat dhe aktivitetet e të cilëve në Shqipëri, Europën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara u bënë në emër të një detyre individuale me natyrë krijuese: të sillnin në jetë një vetëdije të re shqiptare… dhe pak rreshta më poshtë: … Në esenë Essai sur les Langues Naturelles et les Langues Artificielle Konica na bën me dije shqetësimin parësor të Ballkanit modern: ekzigjencën etno-historike të gjuhës. Sëmbimi për përkatësinë linguistike vihet re edhe në veprën e papërfunduar të Konicës, novelën-monolog satirike Dr. Gjiplëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit. Përrallë.

M.B. Downing “With the diplomats”. Revista The Washingtonian: Pinjoll i një familjeje të njohur dhe historike të Shqipërisë, ministri ka të afërm të fuqishëm në çdo fushë të jetës së saj, ushtarake, shoqërore, letrare si dhe në grupet politike që rrethojnë sundimtarin e ri.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.