Uncharted – Art Kontakt Festival 2014

Uncharted – Art Kontakt Festival 2014

Uncharted  është një faktor i panjohur. Një rebus, të cilën përpiqemi t’a shpjegojmë logjikisht e racionalisht, duke respektuar saktësinë e proceseve shkencore. Ashtu sikurse në veprën filozofiko vizuale “Arboretum” të David Byrne, ne orvatemi të ndërtojmë një hartë mendore të një territori imagjinar, ku fotografitë, videot, vizatimet, instalimet dhe performancat poetiko konceptuale, paraqesin peisazhin e mendjes së artistit.

Uncharted” do të quhet Art Kontakt Festival 2014, i cili do të organizohet më 8 dhe 9 Gusht, në Kalanë e Porto Palermo-s. Ky është edicioni i tretë i këtij festivali të artit bashkëkohor, i cili tashmë ka marrë formën e një bienaleje ndërkombëtare. Janë rreth 25 artistë pjesëmarrës, të cilët do të paraqesin punët e tyre në teknika të ndryshme si video-art, piktura, fotografi, perfomanca, instalacione etj.

Art Kontakt Festival 2014, do të jetë një pikë takimi i artistëve që do të vijnë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Evropës. Qëllimi i këtij festivali është të sjellim në qendër të vëmendjes  tendencat e artit bashkohor në Shqipëri dhe në nivel ndërkombëtar, zhvillimin e artit multi-disiplinor në Shqipëri, shkëmbimin e praktikave artistike midis artistëve dhe organizatave kulturore të rajonit, për të forcuar rrënjët e bashkë-ekzistencës në rajonin tonë nëpërmjet artit dhe kulturës. Ajo gjithashtu synon dhe shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore duke përdor monumentin e kulturës si faktor tërheqes gjatë sezonit veror, si dhe në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social.

Në larminë e aktiviteteve të këtij Festivali të Artit Bashëkohor, do të ketë mjaft risi dhe prurje origjinale projektesh artistike, workshop-e dhe performanca. Një seksion i veҫantë do t’i dedikohet projektit të Adrifort. Publikut dhe mediave do t’i jepet një informacion mbi rëndësinë e projektit Adriford si dhe rëndësinë e partneritetit privat e publik në fushën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore. I përfshirë do të jetë edhe një projekt artistik, audio-vizual i producentit muzikor Leonard Toma, i cili do të projektojë imazhe të fortifikimeve Adrifort, të shoqëruara me një përzierje të tingujve të muzikës elektonike me atë të traditës së vendeve të Adriatikut dhe Jonit.

Përveҫ artit pamor, ky festival do të pasurohet me tingujt live të muzikës bashkohore ekperimentale, të Dj-ve të ardhur nga vendi dhe rajoni, muzikë, e cila do zgjasë deri në orët e para të mëngjesit, si dhe shumë surpriza të tjera për publikun.

Koncepti i festivalit 

Mënyra sesi këto vepra takohen, ballafaqohen dhe ndërthuren, përshkruan një diagramë të shumë tipareve të këtij Festivali. Marrëdhënia, ndërlidhja dhe sinergjia spontane që lind në këtë vend, të çon në një rezultat përfundimtar artistik të këtij procesi të gjatë krijues, duke shprehur përvojën dhe vizionin e artistëve për botën dhe shoqërinë.

Artistët dhe veprat e zgjedhura në këtë edicion të Art Kontakt Festival 2014, përfaqësojnë një model të praktikave artistike dhe shpirtërore, që duke ju referuar një zone të veçantë gjeografike, kthehen në pika referimi të kësaj harte imagjinare. Larmia e disiplinave artistike të lëvruara në hapësirën e festivalit, e kombinuar me peshën historike të kalasë së Ali Pashë Tepelenës, i jep trajtë më të pasur produktit, i cili kapërcen kufinjtë e të qenit “thjesht” produkt artistik, duke e bërë atë një produkt kulturor.

Këtu kultura e tejkalon ngjarjen, duke u bërë një arkiv procesesh kuptimbartëse e kuptim-ri-krijuese të përvojave personale jetësore e shpirtërore. Kultura, e cila riprodhohet vazhdimisht dhe zhvillohet me audiencën që e jeton, bëhet pjesë e natyrshme e festivalit. Në këtë kontekst, produkti kulturor pasurohet me emocione, perceptime dhe interpretime që shndërrojnë vlerën dhe kuptimin, duke zhvendosur aksin kryesor nga kujtesa e thjeshtë e të kaluarës, tek vizioni strategjik i së ardhmes.

Procesi krijues që e karakterizon festivalin nuk është vetëm thjesht një rrugëtim artistik, muzikor ose spektakolar, por një përvojë individuale dhe kolektive në një vend sa imagjinar aq edhe real: ku rrëfimi është përvojë, ku të dëgjuarit është identitet dhe ku shikimi është memorie.  J. Le Goff në një esse në lidhje me kujtesën, na sjell ndërmend se si kujtesa ushqen historinë, dhe historia ushqen kujtesën. Kujtesa synon ruajtjen e së shkuarës, për t’i shërbyer të tashmes dhe së ardhmes. Ky festival quhet Unchartedpikërisht, sepse kjo hapësirë gjeografike, metaforikisht, nuk shfaqet vetëm si vend historik, por si një vend ku histori të tjera lindin.

English Version

“Uncharted” will be called Art Kontakt Festival 2014, which will be held on 8 and 9 August in the Castle of Porto Palermo. This is the third edition of this festival of contemporary art, which has already taken the form of an international biennial. There are about 25 participating artists, who will present their works in different techniques like video art, paintings, photographs, performances, installations etc.

Art Kontakt Festival 2014 will be considered as a meeting point of artists to come from Albania and various European countries. The purpose of this festival is to bring into focus contemporary art trends in Albania and internationally, the development of multi-disciplinary art in Albania, exchange of artistic practices between artists and cultural organizations in the region, to strengthen the roots of co-existence in our region through art and culture. This festival, also aims the utilization of cultural heritage by using the monument of culture as attractive factor during the summer season, in view of economic and social development.

In the diversity of activities of this Contemporary Art Festival, there will be plenty of innovations, and a flow of original artistic projects, workshops and performances. A special section will be dedicated to Adrifort project. Public and media will be given information on the importance of the Adrifort project, and the importance of public and private partnership in relation with cultural heritage management. Included will be an audio-visual art project of music producer Leonard Toma, who will project images of Adrifort fortifications, accompanied by sounds of electronic music mixed with ethnic music from different Adriatic and Ionian countries.

In addition to visual arts, this festival will be enriched with the sounds of live contemporary experimental music. DJ-s from Albania and the region will be playing music, which will last until the early hours of the morning. There will be as well many other surprises for the public.

Aurora Velaj

Public Relations at Art Kontakt

Address: “Luigj Gurakuqi” P. 89. Tirana

www.artkontakt.al / info@artkontakt.al

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.