“Të mjerët” në shqip nga Misto Treska

Të mjerët Autor Viktor Hugo

Përktheu nga origjinali: Misto Treska 

1983 Të mjerët. Titulli origjinal “Les miserables Autor Viktor Hugo. Vëll. 1 E përktheu nga origjinali Misto Treska. Tiranë: Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 608 f. Me parathënie nga Misto Treska. Çmimi 7.50 lekë. Pajisur me shënime në fund të librit. Tirazhi 15 000 kopje. Ribotim: 2012. Tiranë: Bota Shqiptare, 526 f.

198x. Të mjerët. Titulli origjinal “Les miserables Autor Viktor Hugo. Vëll. 2 E përktheu nga origjinali Misto Treska. Tiranë: Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. Çmimi 7.50 lekë. Pajisur me shënime në fund të librit. Ribotim: 2012. Tiranë: Bota Shqiptare, 605 f.

1982 Të mjerët. Titulli origjinal “Les miserables Autor Viktor Hugo. Vëll. 3 E përktheu nga origjinali Misto Treska. Tiranë: Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 640 f. Çmimi 8 lekë. Pajisur me shënime në fund të librit. Ribotim: 2012. Tiranë: Bota Shqiptare, 572 f.

 

Pjesë nga parathënia e “Të mjerët”, vëll. 1, shkruar nga Misto Treska, f. xxviii: 

Viktor Hygoi vdiq më 22 maj të vitit 1885… Dy milionë veta e përcollën trupin e ti në Panteon. Ai hyri në Panteon, por jo vetëm. Ai mori me vete dhe i bëri të pavdekshëm Zhan Valzhanin, Anzholrasin, Gavroshin, Mirielin, Guinplenin, Kazimodon, Esmeraldën dhe të gjithë personazhet e tjerë të veprave të tij, aq fort të dashur për lexuesin e çdo kombësie, që e bënë gjenial autorin e tyre.

Sami Frashëri ka përkthyer turqisht dhe botuar, qysh në vitin 1881, d.m.th. që në të gjallë të Viktor Hygoit, tre librat e parë të romanit “Të mjerët”. Në parathënien që ka shkruar Sami Frashëri për këtë vepër, ka thënë midis të tjerash: Megjithëse çdo vepër e Viktor Hygoit ka një vlerë të veçantë, ajo që është mbi të gjitha veprat e tij dhe që ia ka ngritur famën në atë shkallë është vepra “Të mjerët”.

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.