Si jetonim në komunizëm 1

Si jetonim në komunizëm 1

Histori me lopë, bar, qumësht dhe merceologë

Nga Valbona Nathanaili

1 korrik 2018

Sipas studimeve, funksioni kryesor i trurit është sigurimi i mbijetesës, njësoj si dhëmbët dhe kthetrat te kafshët. Truri është projektuar për logjikë dhe arsyetim, po aq sa dora për të luajtur piano. Truri është ndërtuar në mënyrë të tillë që të na bëjë të pranojmë atë të vërtetë që paraqitet si e vetmja përparësi, që na çon në mbijetesë.

Thënë këto, njerëzit shpesh arsyetojnë nê mënyrë donkishoteske për çështje që duket se i orientojnë në hulli të padëshiruara…

Duhet të kenë qenë fundvitet 1970

Në Ndërmarrjen Tregtare Ushqimore (NTU) të Tiranës, në orën 7 të mëngjesit, bie telefoni te dezhurni dhe lajmërohet se filan dyqan nuk ishte furnizuar me qumësht.

Në atë kohë, të mungonte ushqimi në dyqanet e kryeqytetit ishte baraz me mbledhje partie dhe pushim nga puna.

Këtë përgjegjësi e kishin merceologët.

Dezhurni ia kalon njërës prej tyre që sapo kishte hyrë në zyrë. Pak të thuhet se nuk i kishte mbetur pikë gjaku në fytyrë.

Dialogu:

– Shoqja merceologe, nuk ka qumësht!

– Si nuk ka qumësht? Çfarë thua ore? Shiu ra? – pyet merceologia personin në anën tjetër të linjës.

– Ra! – përgjigjet me gjysmë zëri i ziu.

– Bari u rrit? – vjen menjëherë rrufe pyetja e dytë, ndërsa toni ashpërsohet vazhdomisht.

– U rrit! – përgjigjet zëri gjithnjë e më i mekët.

– Lopët e hëngrën?

– E hëngrën!

– Ku është qumështi?

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.