Herman Bernstein – ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sipas shtypit të kohës

Sipas revistës Minerva, 15 shtator 1933: 

Herman Bernstein është lindur në Rusi, më vitin 1876. Përpara se të hynte në shërbimin diplomatik, z. Bernstein ka patur një eksperiencë të gjerë në fushën e gazetarisë dhe si shkrimtar. Gjatë periudhës 1908-1912 ka qenë korrespodent i gazetës së famshme “New York Times” në disa vende të Europës dhe, më vonë, më vitin 1917, u dërgua si korrespodent i veçantë i gazetës “New York Herald” në Rusi, për të studiuar gjendjen e atjeshme krijuar nga Kryengritja Bolshevike. Ka qenë në Konferencën e Paqes, në Versajë, si përfaqësues i gazetës Herald. dhe bashkë me milionerin e madh Henry Ford në “Vaporin e Paqes”. Autor i “Celebrities of our times”, i shumë intervistave me njerëz të shquar, novelave dhe vjershave. Ka përkthyer nga rusishtja në anglisht Tolstoin, Gorkin, Çehovin dhe Andrejev. Në drekën e lamtumirës, shtruar për nder të tij në hotel “Kontinental”, nga Ministri i jashtëm Mehmet Konica, fjalën e rastit, me nota shumë pozitive për Ambasadorin dhe bashkëshorten e tij, sa i takon punës së kryer, e mban po z. Konica.

 

Foto kryesore: Herman Bernstein midis Z-it Kryeministër e Z-it Ministër P. Jashtme, pas drekës që ky i fundit dha në Kontinental për nder të Ministrit Amerikan. Shënim: Foto, së bashku me diçiturën e saj janë marrë nga revista “Minerva”, 15 shtator 1933.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.