Shoqnija Sport Klub Tirana Gola 3 (tre) vs Shoqnija Skënderbeu Gola 0 (zero) Dt. 9.12.1934

Shoqnija Sport Klub Tirana Gola 3 (tre) vs Shoqnija Skënderbeu Gola 0 (zero) Dt. 9.12.1934

Burimi: Valbona Nathanaili 

Sa më poshtë është një përshkrim i një ndeshje të zhvilluar ndërmjet Sport Klub “Tirana” dhe skuadrës “Skënderbeu” të Korçës, datë 9.12.1934, sipas një dokumenti që gjendet në Arkivin e Shtetit Shqiptar. Zbardhja e dokumentit ka paraqitur pak vështirësi, pasi në disa raste ka qenë e vështirë të identifikohet shkrimi – në këto raste, në dokument është shtuar (nuk kuptohet shkrimi). Në pjesën më të madhe është ruajtur gjuha e kohës.

FEDERATA SPORTIVE SHQIPTARE

Ndeshja e datës 9.12.1934, luajtur në Tiranë, Fusha e Tiranës, në orën 2.11 mbas dite, midis Sport Klub “Tirana” dhe “Skënderbeut”, Korçë.

Rezultati:

Shoqnija Sport Klub Tirana Gola 3 (tre)       Shoqnija Skënderbeu Gola 0 (zero)

Ora e fillimit 2.11. Durimi i kohës: Pjesa e parë, minuta 46. Koha e pushimit 7 minuta. Durimi i kohës: Pjesa e dytë, minuta 47.

Lista e lojtarëve:

Shoqnija Sport Klub Tirana

  1. Kapiteni Adem Karapici
  2. Stërmasi
  3. Lustra
  4. Korça
  5. Gurashi
  6. Begeja
  7. Kusi
  8. …………. (nuk kuptohet shkrimi)
  9. Çoku
  10. Canko
  11. Gurashi

Shoqnija Skënderbeu

  1. Kapiteni K. Luarjani
  2. Qesaraka
  3. Shefqet
  4. Vangjel
  5. Polena
  6. Liçka
  7. Marjanai
  8. Andon Miti
  9. Plluska
  10. Kostallari
  11. …. (nuk kuptohet shkrimi)

Ika prej fushe në orën 4.

Sjellja e publikut: e mirë.

Sjellja e drejtuesve. Një drejtues i Skënderbeut ka hyrë në fushë pa leje dhe është nxjerrë me ndihmën e gjandarmërisë.

Sjellja e lojtarëve. Në kohën e fundit disa kanë luajtur me shumë violencë dhe kanë humbur vetsundimin. Përveç kësaj mirë.

 Dëftesë reklamimi: jo

Shoqëria _______ më paraqiti reklamim të shoqëruar me taksën e përshkruar prej fr. ar___ për ndeshjen e zhvilluar sot midis ____________________ dhe _____________________.

Masa urdhër-shërbimi të marra prej shoqërisë ……….

Lojtarë të përjashtuar dhe arsyet ……………………………

Lojtarë të qortuar. Z. Canko, sepse ka shkelmuar një lojtar korçar, i cili as nuk kishte topin; Andon Miti për violencë të tepruar. Th. Vangjel sepse u zemërua me një lojtar të Tiranës.

Incidente eventuale të ndodhura. Në kohën e dytë të lojës Th. Vangjel i ka dhënë një grusht një lojtari të Tiranës pa arsye. Pastaj po ky është zënë me një lojtar të Tiranës. Normalisht unë kisha me e përjashtuar këtë nga fusha, por në këtë rast e kam konsideruar si një detyrë ta mbarojë lojën pa u prish. Prandaj vetëm i qortova lojtarët, dhe herën e parë i dhashë një shkelm të lirë Tiranës dhe herën e dytë rifillova lojën duke hedhur topin, sepse nuk ishte e mundur me i dhënë të drejtën as njërës skuadër.

Vij-rojet ………………………………..                         Referi .………………..                       Adresa: Tiranë

Shënime

Referi duhet të shënojë me vërejtje të gjitha çrregullimet eventuale të konstatuara, si me karakter teknik, ashtu edhe me karakter disiplinar, që kështu Federata yë mund të ketë në dispozicion të gjithë elementët e nevojshëm për gjykimin e omologimin e ndeshjes.

Referi ditën e ndeshjes duhet t’ia dorëzojë këtë raport Drejtorit Teknik të Shoqatës Sportive Krahinore, së bashku me tekstin relativ. Referi duhet të qëndrojë në fushë 30 minuta mbas mbarimit të lojës në lokalet që ndodhen në fushë për me pranue reklamimin që mund t’i paraqiten prej kapitenëve të skuadrave, tue i dhënë këtyre dëftesën bashkangjitur në modul.

Referi duhet të qëndrojë larg bisedimeve për sa i përket reklamimit paraqitun dhe zhvillimit të lojës.

Shoqëritë, përpara fillimit të lojës duhet t’i dorëzojnë referit listat me emrat e lojtarëve të nënshkrueme prej kapitenit.

Referat si në jetën e tyre private, ashtu edhe në plotësimin e mandatit të tyre, duhet të jenë shembull të drejtësisë.

Shënime

Shoqëria që ka paraqitur reklamim, brenda ditës së zhvillimit të lojë duhet me i dorëzue drejtorit teknik të Shoqatës Sportive Krahinore lokale, arsyet me shkresë të cilat do të referohen vetëm mbi gabimet teknike dhe nuk duhet të përmbajnë komente dhe gjykime relative me sjelljet e referit dhe mbi mënyrën e tij të arbitrimit.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.