Shkalla e edukimit të popullatës – 19 maj 1926 – Gjirokastra

Shkalla e edukimit të popullatës – 19 maj 1926 – Gjirokastra

Raport për qytetin e Gjirokastrës, sipas formularit të dërguar nga Ministria e Arsimit

Nga Jani Minga 

Burimi: Valbona Nathanaili

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit, nëpërmjet inspektorëve të saj, kërkon informacion në lidhje me shkallën e edukimit të popullatës dhe gjendjen kulturore në qytete të ndryshme. Secili prej inspektorëve të arsimit të qyteteve plotëson një formular tip të hartuar e dërguar nga kjo Drejtori. Më 19 maj 1926, inspektori i arsimit për Gjirokastrën, z. Jani Minga, i përgjigjet shkresës së dërguar nga kjo Drejtori. Sipas z. Minga:

Gjendja arsimore e juridiksionit të kësaj inspektorije është e keqe.

  • Prej popullit janë injorantë 44 102 e të mësuar 14 561.
  • Prej të mësuarve, kanë mbaruar universitet 114, gjimnaz 165 dhe fillore 15 979.

Në këtë juridiksion ka 135 shkolla qeveritare e private, si tregohet më poshtë:

  • Shkolla lice  1  –  Nr. i nxënësve 143 (meshkuj 137, femra 6)
  • Shkolla fillore, gjithsej,  132 –  Nr. i nxënësve 4 807 (meshkuj 3 631, femra 1176)
  • Nxënës të detyruar për shkollë    7341

Nxënës që mësojnë në shkollat e jashtme:

  • Nxënës që mësojnë me bursë të qeverisë shqiptare   19
  • Nxënës që mësojnë me bursë të qeverisë greke  7
  • Nxënës që mësojnë me shpenzimet e veta  234
  • Total   260

Proporcioni i shkallës së arsimit sipas popullatës:

  • Injorantë: 75%
  • Të mësuar: 25%

Muzikë: –

Theatro: –

Fletore që botohet: “Demokratia” (një gazetë vetëm)

Rivista: –

Libratori: 4

Sinema e lloj: –

Foto kryesore: Nxënës shkolle, foto e vitit 1928.

Foto e dytë: Jani Minga

Foto e tretë: Pamje e pjesshme e Gjirokastrës e vitit 1927, marrë nga libri “Shqipëria më 1927, e ilustruar”, autor Teki Selenica. Shtypshkronja Tirana, 1928.

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.