Reforma shkollore nga brenda jashtë. Politika, praktika dhe performanca Autor Richard F. Elmore

Reforma shkollore nga brenda jashtë. Politika, praktika dhe performanca Autor Richard F. Elmore

Përktheu Dr. Valbona Nathanailit 

Sa më shumë ndryshojnë gjërat, aq më shumë mbeten të njëjta

Pjesë nga parathënia

Testi më i mirë i një kërkimi shkencor, si i çdo analize, është koha: sa aktual, sa vlera mbart e transmeton jo vetëm për kohën në të cilën u shkrua, por edhe për të ardhmen. Lexuesit e këtij vëllimi do të kenë mundësinë të japin gjykimet e tyre për esetë e përfshira – të cilat u përkasin një dekade reformë arsimore – sa e plotësojnë standardin e mësipërm. Gjatë mbledhjes së pjesëve të këtij mozaiku, gjithmonë kam pasur kujdes të paraqes para lexuesit vetëm ato shkrime që trajtojnë problemet më të rëndësishme të kësaj periudhe transformimesh dramatike e thelbësore. Plus ça change, plus c’est la même chose*. Kjo është tema e vazhdimësisë dhe e ndryshimit në peizazhin e reformës arsimore, si dhe e veprës sime për këtë tematikë, të cilën kisha dëshirë t’ua bëja me dije në këto fjalë të shkurtra paraprijëse.

Punën time studimore e kam përqendruar në fushën e arsimit, sepse besoj që është një mënyrë e mirë për të kontribuar në mirëqenien e fëmijëve tanë e të gjithë shoqërisë. Për fat të keq, studimi i organizimit dhe politikave në arsim, nuk të mbush me optimizëm. Shpesh të duket sikur je në mitologjinë greke, të sjell ndër mend Sizifin dhe dënimin që iu dha: të ngjiste lart, në kodër, një shkëmb të rëndë, i cili sapo arrinte në majë, i rrëzohej nga duart e çdo gjë riniste përsëri e përsëri nga fillimi. Edhe reforma arsimore është një sipërmarrje e ngjashme: e shohim si rrokulliset nga maja ku e kemi çuar me aq mundim, për të rinisur përsëri nga e para, me gjeneratën tjetër të reformës. Në perspektivën time rreth mundësive të përmirësimit në shkallë të gjerë të arsimit publik, puna që bëhej në distriktin #2 ndikoi jo pak, duke lënë gjurmë në orientimin e mëtejshëm të kërkimeve të mia. Duke parë mësues e fëmijë që punonin së bashku, me mjete për t’u admiruar, në klasat e distriktit #2, më risolli edhe një herë në mendje arsyet se pse vendosa të bëhesha arsimtar. Përvoja më ka ndërgjegjësuar lidhur me fuqinë e madhe që ka ndikimi ynë në jetën e fëmijëve. Është gjë e bukur kur punojmë me ndershmëri e gjallëri dhe përqendrohemi në çështjet më të rëndësishme të punës sonë mësimore. Një frymëzim i tillë vazhdon të ushqejë optimizimin tim në këtë punë, ndonëse jo gjithmonë është i dukshëm në ato që shkruaj.

Esetë e paraqitura në këtë libër materializojnë një pozicion të veçantë analitik, i cili karakterizon gjithë veprimtarinë e punën time si akademik. Një pozicion i tillë mund të shprehet më së miri përmes tezës se “problemet e sistemit janë problemet e njësive të tij më të vogla”. Një tezë e tillë vepron në dy drejtime: efektet e politikave përcaktohen, në një shkallë shumë të rëndësishme, nga kushtet dhe rrethanat që krijohen e janë të pranishme çdo ditë në mjedisin shkollor e në klasë; së dyti, politikëbërësit kanë shumë për të mësuar nga jeta e shkollës dhe e klasës, lidhur me hartimin dhe zbatimin e politikave të mira. Duke vazhduar më tej, reforma shkollore duhet të ndodhë “nga brenda jashtë”. Ky pohim ka qenë një parim i mirë udhëheqës gjatë gjithë punës sime kërkimore shkencore për shkrimin e këtij libri, i qartë e pa mëdyshje, që me nisjen e shkrimit të këtyre radhëve.

 PËRMBAJTJA

Përhapja e reformës në shkallë të gjerë përmes praktikave të mira të shkollimit / Ndërtimi i një strukture të re për lidershipin shkollor/ Mbushja e hendekut ndërmjet standardeve dhe arritjeve. Imperativi për zhvillim profesional në arsim / Kur troket përgjegjësia, a do të jetë dikush që do të duhet të përgjigjet? / Ndërhyrja e pagarantuar / Ndryshime dhe përmirësime në reformën arsimore / Të bësh gjënë e duhur, të dish të bësh gjënë e duhur. Problemi i shkollave që kanë dështuar dhe përgjegjshmëria bazuar në performancë

 Kanë thënë për librin

Sandra Feldman, President nderi i American Federation of Teachers. Dick Elmore na udhëheq drejt një strategjie të qartë e të kuptimtë, që lidh politikën arsimore me ndryshimin në procesin e mësimit. Ai kërkon standarde, motive dhe mbështetje profesionale, që duhet t’i shtohen një sistemi koherent, sepse “mësuesit duhet të ndjejnë se ekzistojnë disa arsye që i detyrojnë të ndryshojnë mësimdhënien e tyre dhe se rezultatet e nxënësve janë prova direkte më e mirë”. Kjo po që është thelbi i çështjes.

Robert B. Schwartz, Ish-President, lektor, Harvard Graduate School of Education: Në dekadën e fundit, në punën time me politikëbërës dhe praktikantë, jam mbështetur përsëri e përsëri në këto ese të Elmore. Ky vëllim do të gjejë zbatim në kurset e mia mbi politikën arsimore.

Marshall S. Smith, Drejtor i programit arsimor pranë fondacionit The William and Flora Hewlett, dhe ish nënsekretar shteti i ShBA për arsimin: Professor Elmore merr në dorë e shqyrton çështjet më të rëndësishme që shqetësojnë arsimin – përmirësimin e mësimdhënies, problemin e përhapjes në shkallë të gjerë, menazhimin e performancës përmes përgjegjshmërisë. Analiza e tij e matur ofron një të kuptuar të thellë dhe, në të njëjtën kohë, edhe shpresë për të ardhmen tonë.

 

Pjesë nga parathënia

Në botën e analizave politike, batica dhe zbatica e çështjeve politike – shkencëtarët e politikave përgjithësisht e quajnë cikli i të qenit në vëmendje – përgjithësisht procedojnë me intervale tre deri në pesëvjeçarë. Shumë rrallë një çështje e vetme politike tërheq vëmendjen e politikëbërësve për një periudhë më të gjatë se ajo e cituar më lart; shumë rrallë politikëbërësit angazhohen edhe më tej në çështje për të cilat është miratuar fatura e vlerës dhe ka filluar faza e zbatimit. Duket se, vetëm për reformën arsimore, nuk mund të zbatohet ky parim i sjelljes politike. Shtetet jo vetëm kanë mbështetur, me një shkallë të lartë angazhimi e përfshirjeje reformën arsimore, që me zanafillën e saj, fillimet e viteve ‘980, por ato po përpiqen që reforma shkollore të shtrihet deri në shkollë e klasë si dhe të përshtatin sistemet shtetërorë në mënyrë që të jenë në gjendje t’u përgjigjen strategjikisht shkollave e sistemeve shkollore.

 Pjesë nga libri

Krijo struktura që promovojnë përvetësimin e praktikave të reja dhe sisteme stimuli që i mbështesin ato

Përgjithësisht refomatorët bënë supozime pothuaj jorealiste e shumë heroike mbi atë se çfarë është në gjendje të bëjë një qenie njerëzore dhe, më pas, i shtrinë në të gjithë masën e mësuesve. Cremin na paraqet vëzhgimin sa më poshtë rreth arsimit progresiv: Që me fillimet e tij, progresivizmi e vuri mësuesin në një rol pothuaj të pamundur: të ishte mjeshtër në përvetësimin e aftësive; të zotëronte saktësisht njohuritë; pedant në shkencën e pedagogjisë; i gatshëm dhe i hapur për vlerësim social. Është vështirë të thuhet se do të mund të gjenim diku ndonjë ekzemplarë të tillë… hendeku ndërmjet realitetit dhe idealit që krijuan ishte i tmerrshëm (1961, fq. 168).

Nga ana tjetër, reformatorët e kurrikulës duket se e ngritën punën e tyre mbi supozimin se, nëse mësuesve u japim një përmbajtje që dukshëm është superiore mbi atë ekzistuese, atëherë ata (mësuesit) do përdorin kurrikulën e re dhe do të kërkojnë të mësojnë atë që u nevojitet për të bërë një mësimdhënie ndryshe. Ajo që nuk u morr parasysh nga një pikëpamje e tillë, ishte modeli i veçantë se si mësuesit angazhohen me synim mësimin e përdorimit të metodave të reja që lidhen me mësimdhënien. Sipas Fullan dhe Miles: “Ndryshimet kërkojnë përfshirjen e procesit të mësimnxënies dhe…të gjitha ndryshimet duhet të kuptohen dhe të lenë shije të mirë si diçka e re” (1992, f. 749). Ndërkohë që njohja jonë nuk është shumë e thellë lidhur me këtë subjekt, ajo që do themi sa më poshtë ja vlen vërtet të duartrokitet: mësuesit kanë shumë më tepër dëshirë të mësojnë direkt, nëpërmjet vëzhgimit të praktikave, sprovave dhe gabimeve që ndodhin në klasën e tyre, se sa nga përshkrime abstrakte mbi modelet e reja të mësimdhënies; ndryshimi i praktikave të mësimdhënies, edhe për mësuesit më të devotshëm, kërkon një kohë të gjatë dhe cikle të ndryshme sprovash dhe gabimesh; mësuesit duhet të ndjejnë se ekzistojnë arsye të forta për t’u imponuar një mësimdhënie ndryshe, ku faktori kryesor duhet të jetë fakti se përmes një të mësuari të tillë nxënësit arrijnë të përvetësojnë më mirë; mësuesve u nevojiten mendime nga burime të besueshëm, të besueshëm për ta, nëse nxënësit po i nxënë më mirë ato që po u mësohen.

Këto janë kushtet që shoqërojnë mësimin e çdo praktike të re dhe të komplikuar. Akoma, përpjekjet e reformatorëve rrallë, për të mos thënë kurrë, nuk i kanë parasysh kushte të tilla kur hartojnë strategjitë për përhapjen e reformës në shkallë të gjerë. Mësuesit shpesh flaken diku, në grupe me diskutime të gjata lidhur me zbatimin e kurrikulës së re e që bëhen për më tepër, larg mjedisit të tyre: klasës. Pjesë e aktivitetit të grupit është përfshirja e mësuesve në hartimin e mësimeve model e më pas, këto modele të ndërtuar në grup, mësuesit duhet t’i zbatojnë kur të kthehen në klasën e tyre. Mësuesve rrallë u kërkohet të gjykojnë nëse praktika të tilla do të mund të realizohen realisht në klasat e tyre, nëse mund të konvertohen në veprime konkrete në klasë dhe aq më shumë, të ftohen për të bashkëpunuar si bashkautorë në krijimin e modeleve të reja. Vlerësimet që mësuesit marrin zakonisht për efektet e punës së tyre, janë në formën e rezultateve të testeve të përgjithshëm dhe që nuk kanë as lidhjen më të vogël me objektivat specifikë të mësimdhënies të re. Me fjalë të tjera, kushtet në të cilat u kërkohet mësuesve të përfshihen në modele të reja mësimdhënie, nuk mbartin asnjë nga këto lloj marrëdhënie, cilado qofshin kërkesat se si këto praktika të reja dhe komplekse do të duhet të zbatohen me sukses. Për pasojë, pse do të dëshironte dikush të ndryshonte mësimdhënien, kur bëhet fjalë për kushte të tilla?

Parakushti kryesor që duhet të vendoset kur duam të zgjidhim problemin e shkallës së përhapjes së reformës, është të insistojmë se reforma do të dijë të shpjegojë kuptimin e ndryshimit të praktikës, se si qeniet njerëzore do të mësojnë të bëjnë gjëra ndryshe, të konkretizuara këto në një teori të veçantë. Aktualisht, janë pak, në mos vetëm ndonjë, teori e mirë konceptuar që plotëson këto kërkesa, ndonëse më sipër kam trajtuar disa. Për më tepër, teori të tilla duhet të kenë kuptim për individin dhe institucionin, të përputhen me normat e tyre. Kështu, nëse i kërkoni një mësuesi të ndryshojë mënyrën se si sillet me nxënësin dhe marrëdhëniet që krijon me kolegët, atëhere stimujt që veprojnë në nivel institucional duhet të riforcojnë dhe promovojnë këto kërkesa. Inkurajimi dhe përfshirja, mundësia për të përvetësuar njohuritë më të fundit në shkencë, koha për t’u fokusuar në kërkesat që shtrojnë detyrat e reja, koha për të vëzhguar të tjerët që po i zbatojnë ato, të gjitha këto janë mënyra që sugjerojmë të bëhen pjesë e mjedisit të stimujve që duhen vendosur në një organizatë me synim reflektimin ndaj kërkesave që shtron mësimi.

Këto katër parime themelore strukturojnë shkëputjen nga strategjitë e reformave të mëparshme në shkallë të gjerë. Nuk ka gjasa që mësuesit ose shkollat do të përgjigjen ndaj emergjencës së përdorimit të praktikave të reja, në një mënyrë ndryshe nga ajo që i janë përgjigjur në të kaluarën, nëse këto praktika nuk legjitimohen me norma që burojnë larg mjedisit në të cilin mësuesi punon në jetën e përditshme. Nuk ka gjasa që praktikat e suksesshme të mund të riprodhojnë vetveten spontanisht, vetëm sepse janë të suksesshme, në mungesë të strukturave dhe proceseve bazuar në teori të qarta se si do të ndodhë ky riprodhim. Dhe përsëri nuk ka gjasa që mësuesit do të jenë të suksesshëm në përvetësimin e praktikave të reja, nëse institucioni në të cilin punon nuk do të ketë një plan të qartë të punës që bën çdo njeri si dhe të mënyrës së shpërblimit të secilës prej tyre.

Secili nga këto parime mund të jetë një objektiv i shkëlqyer për studime dhe praktika të mëtejshme. Madhështia e detyrës na sugjeron se nuk duhet të presim të shohim menjëherë përvetësimin e praktikave të reja premtuese në shkallë të gjerë. Gjithashtu, na ndërgjegjëson se progresi do të vijë nëpërmjet një njohje të qartë se problemet e përhapjes në shkallë të gjerë i kanë rrënjët thellë në normat kulturore e stimujt që përdorin intitucionet dhe nuk mund të zgjidhen me ndryshime të thjeshta në politikat e drejtimit apo këshilla e paralajmërime nga njerëz të ngopur në para. Çështja e shtrirjes së reformës në shkallë të gjerë dhe të praktikave të mira të arsimimit, kërkon asgjë më pak se krijimin dhe riprodhimin e kujdesshëm të alternativave mbi rregullimin e funksionimit të institucioneve ekzistuese dhe të strukturave të stimujve që funksionojnë në to.

Richard F. Elmore është Professor Gregory Anrig në Educational Lidership në Harvard Graduate School of Education dhe kërkues i avancuar në Consortium for Policy Research in Education (CPRE), një grup universitetesh të angazhuar në kërkime shkencore mbi politikën arsimore lokale dhe shtetërore, themeluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Së fundmi, ka mbajtur disa pozicione në Departamentin e Shëndetit, Arsimit dhe Mirëqenies në ShBA, si dhe në zyrën e arsimit, ShBA.

Kërkimet e Elmore fokusohen në ndikimin që politikat federale, shtetërore dhe lokale kanë në shkolla dhe klasa. Fusha kryesore e interesit të tij janë përgjegjshmëria, zgjedhjet e shkollës, ristrukturimi i shkollës dhe si ndryshimet në mësimdhënie dhe mësimnxënie ndikojnë në shkollën si organizatë. Disa nga titujt e fundit të publikuar janë: The New Accountability: High Schools and High Stakes Testing (botuar në bashkëpunim me M. Carnoy dhe L. Santee Siskin, 2003); Restructuring the Classroom: Teaching, Learning, and School Organization (bashkautorë P. Peterson dhe S. McCarthey, 1996); Who Chooses, Who Loses? Culture, Institutions, and the Unequal Effects of School Choice(botuar së bashku me B. Fuller dhe G. Orfield, 1996). Restructuring Schools: The Next Generation of Educational Reform (1990). Rafti në bibliotekë: Shkenca shoqërore. Arsim. Reforma.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published.